Irani bllokon avionët rusë të përdorin bazën e saj ajrore

August 22, 2016 16:28

Irani bllokon avionët rusë të përdorin bazën e saj ajrore

Avionët luftarakë rusë nuk lejohen më të përdorin bazën ajrore iraniane, për të kryer bombardime në Siri, deklaroi sot  Ministria e Jashtme iraniane.

Avionët luftarakë rusë përdorën bazën ajrore Nojeh, në provincën perëndimore të Iranit,  Hamadanit për  të kryer disa sulme ajrore në Siri, javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se duke vepruar kështu, Rusia mund të jetë  duke shkelur një rezolutë të OKB-së kundër furnizimit të avionë luftarakë në Iran.

“Baza ajrore Nojeh është  përkohësisht  e mbyllur dhe nuk lejohet të përdoret  nga avionët rusë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi.

Megjithatë ai nuk ka saktësuar arsyen se pse vjen ky ndalim.

“Rusia dhe Irani nuk kishin një marrëveshje zyrtare për përdorimin e bazës, por kanë një sërë marrëveshjesh mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit”, theksoi diplomati.

August 22, 2016 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*