Irani në 5-shen e vendeve që negociojnë për Sirinë

October 28, 2015 15:45

Irani në 5-shen e vendeve që negociojnë për Sirinë

Në Vjenë të Austrisë nisin këtë javë bisedimet për Sirinë, ku midis ndërmjetësve do të jetë edhe Irani, i lidhur ngushtë me presidentin sirian, Bashar al Assad.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, konfirmoi pjesëmarrjen në bisedimet ndërkombëtare.

Kjo do të jetë hera e parë që Irani – aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad – ndjek bisedime të tilla. Bisedimet do të përfshijnë edhe ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Zyrtarët nga Egjipti, Iraku dhe Libani mund të përfshihen po ashtu, kanë thënë burimet diplomatike ruse. /Dita/

October 28, 2015 15:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*