Irani nuk pranon negociatat me SHBA-në

June 4, 2019 22:17

Irani nuk pranon negociatat me SHBA-në

Lideri suprem i Iranit tha se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan javën e kaluar se ishin të gatshëm të negocionin me Iranin.

Në një fjalim në televizion shtetëror të martën lideri Khameni tha se Irani dhe zyrtarët e tij nuk mashtroheshin me hile politike.

Komentet e Khameni vijnë një javë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Iranit të negocionin për një marrëveshje të re.

Kujtojmë se presidenti Trump tha se Irani “ka një shans për të qenë një vend i mrekullueshëm me të njëjtën udhëheqje” dhe se ne thjeshtë duam që Irani të mos ketë armë bërthamore.

Më parë,  Irani pati deklaruar se ishte I hapur për negociata vetëm neës SHBA i rikthehej marrëveshjes,  përpara se bisedimet të fillonin.

Tensionet mes SHBA dhe Iranit u përshkallëzuan muajin e kaluar, një vit pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga pakt midis Iranit dhe fuqive të tjera, pakti që kufizonte programin bërthamor të Teheranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Khamenei tha se sanksionet e SHBA-së e kishin ndikuar negativisht Iranin, i cili tashmë ka prioritet  përmirësimin e ekonomisë.

“Rezistenca ka një kosto, por kostoja e dorëzimit te armiku është më e lartë,” tha ai.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo tha të dielën se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të bisedonin me Iranin “pa kushte”, çfarë Irani e hodhi poshtë si “lojë fjalësh”.

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për planin bërthamor të Iranit, duke thënë se marrëveshja nuk është e përhershme dhe nuk mbulon programin e raketave balistike të Iranit, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

Kujtojmë se pakti u pat nënshkruar në vitin 2015 nga SHBA, Irani, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Britania.

e.ll./dita

June 4, 2019 22:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*