Irani pa atlete në Botëror, reagon trajneri i skuadrës

June 13, 2018 14:24

Irani pa atlete në Botëror, reagon trajneri i skuadrës

Trajneri i skuadrës iraniane të futbollit, Karlos Queiroz i ka kërkuar “Nike” t’i kërkojë ndjesë ekipit të tij, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nuk mund t’i  pajiste futbollistët me atlete të reja për kampionatin botëror për shkak të sanksioneve.

“Ky qëndrimi më i fundit i “Nike” ishte, sipas këndvështrimit tim personal, i panevojshëm. Të gjithë janë në dijeni të sanksioneve. Ata duhet të dalin dhe të kërkojnë ndjesë për këtë sjellje arrogante ndaj 23 djemve”, tha Karlos Quieroz.

Deklarata e kompanisë “Nike” pason një vendim të administratës Trump, i cili konsiston në tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e nënshkruar tre vite më parë, si dhe në intensifikimin e kufizimeve mbi Iranin.

“Sanksionet amerikane bëjnë që një kompani amerikane, pra “Nike”, të mos mund t’i sigurojë atlete futbollistëve të skuadrës iraniane në këtë moment”, tha “Nike” në një deklaratë për shtyp.

Kjo deklaratë ka shkaktuar konfuzion dhe mjaft frustrim në federatën iraniane të futbollit, pasi “Nike” e ka furnizuar më herët ekipin iranian me atlete dhe e bëri këtë edhe në kampionatin botëror të 2014-s, kur sanksione të ngjashme ishin në fuqi.

Disa nga lojtarët e Iranit mësohet se i kanë kërkuar lojtarëve jo iranianë nga ekipet e klubeve t’u japin hua atlete, ndërsa të tjerë thuhet se i kanë blerë nga miq apo në dyqane.

Skuadra iraniane ka mbetur në udhëkryq, për sa i takon atleteve, para ndeshjes së tyre të parë kundër Marokut, që do të mbahet të premten.

s.a/dita

June 13, 2018 14:24
Komento

2 Komente

  1. USA citizen June 13, 20:16

    Kjo eshte e turpshme per nje kompani si NIKE. C’pune kane sanksionet me nje Eveniment si Boterori? Vetem mendje te mbrapshta mund ta shtrijne idiotizmin e tyre deri te sporti. Sporti eshte nga ato domaine qe ka perbashkuar njerezit, kombet. Politika e mbrapshte kerkon te denatyroje edhe futbollin. TURP.

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri June 13, 23:30

    hahahaha, e bukur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*