Irani ‘sulmon’ Shqipërinë: Po pranon terroristë!

February 16, 2016 09:33

Irani ‘sulmon’ Shqipërinë: Po pranon terroristë!

Vendimin e Shqipërisë për të pranuar edhe rreth 2 mijë iranianë të cilët ndodhen në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar reagimin e Teheranit zyrtar. Radioja shtetërore e Iranit shkruan një artikull të gjatë për këtë çështje, duke theksuar se “Kerri sjell terroristët në Shqipëri”.

Pjesëtarët e “Frontit të Rezistencës”, janë opozitarë të regjimit iranian, ndërsa krijuar rezistencën e tyre në Irak me mbështetjen e Sadam Hyssein.

Madje, radio iraniane shkon edhe me tej në akuzat e saj kur thotë se organizata opozitare që Teherani e quan “terroriste” do të transferojë kampin Liberty në Irak dhe do të ndërtojë një kamp të madh në Shqipëri, raporton Tesheshi.

Ndërkaq, në faqen e saj në rrjetet sociale, Radio Irani përmend shërbimet secrete dhe ka botuar foto të shumta të pjesëtarëve të opozitës në disa vende të Shqipërisë, si në rrugë, autobusë urbanë por edhe në kampin shtetëror në Babrru. Me një fjalë ka lëshuar mesazhin se çdo gjë shikohet dhe përgjohet nga Teherani…

sadami

Një pjesë e komentit të Radio Iranit kundër qeverisë shqiptare:

“Hyrja në kampin ‘Liberti’ dhe humbja e shpresave për tu kthyer përsëri në kampin ‘Ashraf’ të Irakut u bë shkak që krerët e këtij grupi terrorist të lakmojnë që ta shndërrojnë kampin Liberti si një bazë të përhershme të tyre.

Mirëpo vendimi serioz i qeverisë së Irakut për dëbimin e organizatës terrorist Muxhahedine Khalk nga territori irakian, si dhe irritimi i popullit irakian ndaj pranisë së terroristëve të këtij grupi në vendin e tij, i detyroi krerët e këtij grupi terrorist që të kërkojnë një bazë të re për t’i vendosur pjesëtarët e kësaj organizate terroriste.

Në këtë mes me ndërmjetësimin e Amerikës, u zgjodh Shqipëria që të jetë vendi i ardhshëm për pranimin e terroristëve të organizatës “Muxhahedine Khalk”.

Faktor tjetër që ndikoi në dërgimin e terroristëve të Muxhahedine Khalk në Shqipëri ishin edhe ligjet shqiptare të cilat dallojnë nga ligjet e vendeve të tjera evropiane dhe u japin mundësi krerëve terroristë të Muxhahedine Khalk që të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e kësaj organizate.

Përveç kësaj, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që tregojnë se krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në mënyrë serioze po hartojnë programe për një qëndrim afatgjatë në Shqipëri.

Për shembull, transferimi i disa krerëve të lartë dhe të vjetër të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në Shqipëri është bërë kryesisht për të ushtruar kontroll dhe vëzhgim të ashpër mbi pjesëtarët e këtij grupi që deri më tani janë vendosur në Shqipëri. Përveç kësaj, burimet informative gjithashtu kanë bërë të ditur edhe veprimet e këtij grupi për zgjerimin e bazës së tyre në Shqipëri duke blerë objekte më të përshtatshme.

Përveç kësaj, kohëve të fundit burimet informative kanë bërë të ditur se po bëhen përpjekje të mëdha që në Shqipëri të transferohen edhe disa pjesëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk që janë të përndjekur nga Interpoli dhe disa prej tyre janë persona shumë të afërt me Masud Raxhafi, kreun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk si shefja e gardës së sigurisë së Raxhavi, Fatemeh Vatankhah Rahmani e njohur me nofkën “Sima Vatankhah, “Zhaleh Mahram Nia, anëtare e zyrës së Masud Raxhavi dhe “Roqaieh Abbasi” e njohur me nofkën “Raana”.

Kjo dëshmon qartë se edhe kreu i organizatës terroriste Muxhahedine Khalk po përgatitet të transferohet në kampin e Shqipërisë”.

February 16, 2016 09:33
Komento

6 Komente

  1. Arben February 16, 10:13

    Keto veprime qe po i bejne bandat shqiptare vetm qe te rrin ne pushtet me ndihmen e amerikanve duke na é paraqit si alet strategjik ne dem te interesave.te shqiptarve kjo eshte per tu ngritur kunde metyre kuislingeve qe nuk lenen gure pa levizur vetem te ken perkrahjen e qoftlargut se per popullin nuk don tja dijne?

    Reply to this comment
  2. Nazim February 16, 11:35

    Shqiperia ka plot kriminele e terroriste qe qarkullojne, nuk i duhet ky group kriminelesh te ngule kembe ketu.

    Do te kete nje gabim i trashanik nga ana e Qeverise Rama t’i futet kesaj sipermarrje.

    Reply to this comment
  3. Amerikani... February 16, 12:55

    Vende si Shqiperia, pa integritet, dinjitet dhe identitet, ne konceptin amerikan konsiderohen si vende te dores se trete ,dhe “hidhni mbeturinat”…Kjo kaste politikanesh, pa nder familje e shqiptari, jane ne gjendje te kryejne çdo sakrilegj e blasfemi,çdo krim e poshtersi, ne kurriz te popullit te vet, per te mbajtur me çdo kusht pushtetin per interesat e tyre te uleta e antikombetare…!…………………………..

    Reply to this comment
  4. Amerikani... February 16, 13:01

    Vende si Shqiperia, pa integritet, dinjitet dhe identitet, ne konceptin amerikan konsiderohen si vende te dores se trete ,dhe “hidhni mbeturinat”…Kjo kaste politikanesh, pa nder familje e shqiptari, jane ne gjendje te kryejne çdo sakrilegj e blasfemi,çdo krim e poshtersi, ne kurriz te popullit te vet, per te mbajtur me çdo kusht pushtetin per interesat e tyre te uleta e antikombetare…!…………………………………….

    Reply to this comment
  5. Arben February 16, 19:22

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM HEROIK, EDHE SERVIL GJITHASHTU, POR ME NJE CI Q…. T’EMEN NE SHTYJME 3 MUAJ.

    Reply to this comment
  6. cigarexhiu February 16, 23:31

    Kryeminister legen, vend legen, njerez legena

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*