Irani zgjedh rrugën ligjore: Do padisim Trump për vrasjen e Soleimanit

January 14, 2020 09:19

Irani zgjedh rrugën ligjore: Do padisim Trump për vrasjen e Soleimanit

Irani zyrtar ka paralajmëruar se do të padisë SHBA-të për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

“Ata që kryejnë sulme do të procedohen. Ne duhet marrim si të pandehur Presidentin amerikan. Nuk do ta lëmë të na ikë, ai duhet të dënohet në nivel ndërkombëtar”, citohet kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi.

Sipas tij, do të jenë Ministria e Jashtme iraniane dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut që varet nga Gjykata Supreme iraniane që do të duhet të adresojnë këtë çështje.

“Vrasja e Soleimanit theu të gjitha ligjet sepse ai ishte simbol i luftës kundër terrorizmit dhe mbështetje për të shtypurit”, vijon Raisi.

Në çdo rast ai nuk ka sqaruar se në cilën gjykatë do të paditet Trump për aktin e tij.

j.l./ dita

January 14, 2020 09:19
Komento

2 Komente

  1. MH January 14, 15:27

    Denoncimet me rruge ligjore nepermjet institucioneve ia bllokoi hakmarrjen shteti i Iranit vetvetes.Njikohesisht dhe jetet e 176 te pafjshmeve ia vuni drynin pordhave trimerore Iranine.Tashti do flasin me veten dhe do te tkurren perballe protestave te brendeshme kunder Kahmenit.
    Ne keto kushte,sa asht hekuri i nxehte,bota ti therrasin mendjes qe kete shtet ta bajne zap e mos ta lejojne te kokoris si klluka me zojgj.

    Reply to this comment
  2. Arben January 15, 08:06

    Irani është në anën e së drejtës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*