Irena Beqiraj fton në debat zv/kryeministren Ledina Mandia: Shikoni o botë kush po ha lakror të ftohtë

June 21, 2017 10:50

Irena Beqiraj fton në debat zv/kryeministren Ledina Mandia: Shikoni o botë kush po ha lakror të ftohtë

Zv/kryeministrja Ledina Mandia akuzoi dje zv/ministren e Financave Irena Beqiraj, se po nxit administratën të marrë pjesë në fushatën elektorale.  Por përmes një postimi në Facebook, Irena Beqiraj, i ka këshilluar asaj vetpërmbajtje, ndërsa e ka ftuar në një debat publik.

“Sot dëgjoj që znj. Mandija qënka prekur nga deklaratat e mia ! Aq shumë qënka prekur e gjora sa nuk ka mundur t’i dëgjojë ato deri në fund !
Aq shumë qënka nxehur e gjora sa ka humbur toruan !

Znj. Mandija ! Unë nuk nxis kërrkënd të marr pjesë në fushatë kur vete nuk kam shkelur kurrë në hollin e selisë së asnjë partitë ! Ndryshe nga ju që takimin e parë si zv/ Kryeministre e bëtë në selinë e PD !

Znj.Mandija unë ju këshilloj vetëpërmbajtje, por mbi të gjitha ju këshilloj të informoheni!
Sot padituria mund të zgjasë vetëm 10 sekonda.
Unë në intervistën time flas për shtesën e parave në qarkullim ku informoj publikun që kjo shtesë në Maj 2013 ka qenë 6.1 Miliard lek, dhe në Maj 2017 ka qenë 891 milion lek!
Këto të dhëna i publikon BSH . Nuk flas për paratë të pista ! Mësoni dallimin.
Si zv/ kryeministre që jeni do të vihesha në dispozicionin tuaj t’u shpjegoja më shumë në lidhje me këto çështje, qoftë mbi shtesën e parave në qarkullim, qofte edhe çdo të thotë të mos jesh kamikaze e korridoreve të partisë, por një zbatuese e ligjit!

Znj.Mandija , si thoni të dalim të dyja në një debat publik? Median zgjidheni ju !
Tema e debatit ” Shikoni o botë kush po ha lakror të ftohtë ” 😀😀
Si thoni ????”, shkruan zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj.

 

June 21, 2017 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin