Irlandë e Veriut, lideri republikan akuzohet për vrasje

September 21, 2016 23:17

Irlandë e Veriut, lideri republikan akuzohet për vrasje

Polemika të shumta kanë shkaktuar në Irlandën e Veriut deklaratat e një ish-militanti të IRA-s, se një nga liderët e partisë republikane, Gerry Adams ka urdhëruar një vrasje në vitin 2005.

Personi që ka bërë akuzën ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i infiltruar për llogari të shërbimeve sekrete britanike në radhët e IRA-s dhe më pas në ato të republikanëve të Sinn Fein, ku Adams është një prej figurave historike.

Akuza, e bërë në kushte anonimati gjatë një transmetimi të BBC, është hedhur poshtë nga Adams, por megjithatë ka qarkulluar në mediat britanike e më gjerë.

Ngjarja ka të bëjë me vrasjen 11 vjet më parë në një kasolle të izoluar në Ulster të Irlandës së Veriut të Denis Donaldson, një tjetër drejtues i lartë i Sinn Fein, që kishte rrëfyer se kishte qenë për 20 vjet agjent i shërbimeve sekrete të Madhërisë së Saj, aq të urryera nga irlandezët.

Në atë kohë, IRA përgënjeshtroi çdo përfshirje në ekzekutimin e Donaldson, por agjentët britanikë sugjeruan pikërisht pistën e një hakmarrjeje mes veteranëve të luftës për pavarësi.

“I hedh poshtë kategorikisht këto akuza të pabaza, ngritja e të cilave është lojë e agjencive britanike të sigurisë, të cilat përpiqen të hedhin baltë mbi republikanët dhe të mbulojnë veprimet e tyre”, ka thënë Adams.

September 21, 2016 23:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*