Ironia e FRD në 1 prill, organizon tryezën “Shqipëria, vend i zhvilluar”

Redaksia Online April 1, 2013 11:50

Ironia e FRD në 1 prill, organizon tryezën “Shqipëria, vend i zhvilluar”

FRD ka organizuar sot tryezën me temë “Shqipëria, vend i zhvilluar”. Data e mbajtjes së kësaj tryeze nuk është aspak e rastësishme. 1 prilli është zgjedhur për të ironizuar deklaratat e kryeministrit Berisha dhe kabinetit të tij për suksesin e qeverisjes së tyre.

Në fjalën e tij, nënkryetari i FRD, Daut Gumeni, u ndal në gjendjen ekonomike të shqiptarëve të thjeshtë, duke e krahasuar me luksin në të cilin jetojnë pushtetarët. “Jemi 1 ndër 4 vendet më të zhvilluara në botë për shtëpitë e pushtetarëve dhe rroga si të Mongolisë e çmimet e Zvicrës për shtëpitë e qytetarëve”.

Më tej, ai u ndal në gjendjen e sistemit arsimor, duke u shprehur se në një kohë kur qeveria thotë se ka ndërtuar 2500 shkolla brenda 1 viti, ne shohim shkolla që u rrëzohet tavani apo nxënës që zgjedhin shtëpi për të mësuar në mungesë të shkollave.

Gumeni komentoi edhe nismën e Berishës për të hedhur në referendum çështjen e tri ligjeve të integrimit. Sipas tij, “të pyesësh popullin për rregulloren e Kuvendit… këtë e bëjnë vetëm ata që duan të tallen me popullin”.

 

Redaksia Online April 1, 2013 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*