Ironia e gazetarit investigativ: Pse rasti i Gretës më kujtoi pedagogun tim leshko

September 26, 2019 15:13

Ironia e gazetarit investigativ: Pse rasti i Gretës më kujtoi pedagogun tim leshko

Gazetari investigativ Habjon Hasani duke marrë shkas nga rasti i adoleshentes Greta dhe qasja e mediave ndaj saj, kujton me një status një episod nga shkolla e gasetarisë.

Ai e quan leshko pedagogun e tij, të cilit nuk ia thotë emrin, po bëhet fjalë për një gazetar ose redaktor në media.

Më poshtë, postimi ironik i Hasanit:

 

Një ndodhi investigative

Fakultetin e gazetarise e mbarova dy vite me vonese, per shkak te neglizhences, sidomos me provimet e vjeshtes.

Ne vitin e fundit nje pedagog (s’kam ndermend t’ia them emrin) i cili punonte ne nje gazete te rendesishme, na jepte lenden e investigimit.

Pedagogu nga ana e vet, nuk kishte bere asnje investigim ne jeten e tij dhe gjate gjithe semestrit shpjegonte skandalin amerikan te “Watergate”, me gjase i kishte materiale te gjetura ne internet.

Kur erdhi momenti i provimit, pedagogu na tha se duhej te gjenim nje investigim te shkruar ne media dhe “t’i benim konspektim”.

Ishte viti 2007, une pak muaj me pare kisha publikuar ne revisten MAPO nje shkrim qe titullohej “Buzeqeshja 45 miliarde”, shkrimi i pare hulumtues qe shkruhej ne lidhje me aferen “Rreshen-Kalimash”, ku nder te tjera u kontaktova dhe nga prokurori i çeshtjes Ervin Karanxha per t’u konsultuar.

Diten e dorezimit te konspektit, shkoj me revisten ne dore dhe i them pedagogut qe une kam sjelle shkrimin tim, investigimin tim dhe do ishte absurde qe t’i beja konspektim vetes.

“Besoj se mjafton shkrimi me emrin tim”, – i thashe.

Pa problem, ma ktheu pedagogu.

Pas pak ditesh shkoj te sekretaria te shihja noten, isha vleresuar me noten 9.

Kap pedagogun dhe e pyes, c’ne me vleresove me noten 9?

“Po duhej konspektim, ti nuk e kishe me tha”.

Nuk isha i habitur se pak a shume e dija me ca leshkoje kisha te beja, sekondi me mbajti ta shaja.

Nejse, me mire qe s’e bëra, sepse ne thelb kjo histori ishte mesimi me i çmuar qe mora nga ato 4 vite shkolle.

Ishte koncentrat kjo fabul, me sherbeu, sepse tregonte shumë qarte derexhene e imbecileve qe shpjegonin kete profesion ne auditore dhe qe e ushtronin kete zanat neper redaksi.

M’u kujtua sot e gjitha kjo ndodhi, sepse po lexoj shume njerez qe pyesin me habi: Mire kjo Greta eshte çilimi, po media nderkombetare NYT, Guardian, CNN etj, si mundet te kene degraduar kaq shume.

E ndersa lexoja keto reagime, m’u kujtua ai muhabeti i “Watergetit” qe na e shpjegonte ky leshkoja kur isha student dhe e gjithe fabula me pas”.

 

d.a. / dita

September 26, 2019 15:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim