Ironia, edhe ALUIZNI me shtesë kati pa leje. U ndërtua në 2008

March 27, 2015 10:25

Ironia, edhe ALUIZNI me shtesë kati pa leje. U ndërtua në 2008

Duket ironike, por është e vërtetë.

Vetë ALUIZNI, institucioni që merret me ndërtesat e paligjshme, ka bërë një shtesë kati pa leje.

Kjo gjë u pohua nga drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame.

“Vetë ALUIZNI në 2008 ka ndërtuar shtesë kati pa leje” tha Lame.

Deklarata e Lames u bë gjatë një conference për shtyp, ku prezantoi strategjinë e re se si do të legalizohen objektet shtetërore.

Lame tha se ka qindra institucione publike, të cilat kanë shtesa të paligjshme:

Ka qindra institucione publike të cilat kanë bërë shtesa apo ndërtime pa leje dhe kjo është absurde”.

Lame u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve publike që të nisin procesin e vetëdeklarimeve në mënyrë që të nisë legalizimi i tyre dhe të mos jetë e nevojshme marrja e masave ekstra ligjore.

Që me 25 qershor 2014 i kërkuam në mënyrë kapilare të gjithë institucioneve publike të shpreheshin nëse kishin ndërtime pa leje. Pas përpunimit të të dhënave rezulton se janë disa qindra institucione publike që kanë ndërtuar pa leje.

Në këtë listë do të rreshtoja të parin ALUIZNI-n që ka ndërtuar shtesë kati pa leje në vitin 2008. Është e palejueshme në një shtet ligjor. E keqja nuk mbaron këtu. Nëse kanë ndërtuar pa leje dhe u përfshinë në procesin e vetë deklarimeve, ekziston një numër i madh që përpos thirrjeve tona nuk e bënë vetë deklarimin.

Në këtë listë ka institucione të rendit, të arsimit, duke vijuar me institucione vendore. Nuk e kuptoj si një bashki që lëshon leje ndertimi të ndërtojë vetë pa leje. Lista nuk është shteruese pasi ne po marrim të dhëna, por duam të tërheqim vëmendjen.

E para askush nuk mund t’i kërkojë llogari të tjerëve duke mos qenë në rregull për vete. E dyta vetë deklarimi u bë për të shmangur arrogancën e shtetit. Përfshirja në procesin e legalizimeve do të mundësonte formalizimin dhe procesin e legalizimit”, tha ai.

 

March 27, 2015 10:25
Komento

1 Koment

  1. saaaaaaaaaaaaaali March 27, 10:55

    segmenti bie vete brenda

    duhet institucion “tjeter” mbi aluizmin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim