Ironia, Visho Ajazi përgjonte tre deputetë ndërsa ata kontrollonin SHISH

September 30, 2014 11:38

Ironia, Visho Ajazi përgjonte tre deputetë ndërsa ata kontrollonin SHISH

Tre deputetet e mazhorancës, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia, dhe Pirro Lutaj sipas News 24, ata i kanë dërguar një letër kreut të SHISH, Visho Ajazi, duke i kërkuar llogari përse i ka përgjuar.

Letra është dërguar tre ditë më parë.

Tre deputetët e mësipërm janë pjesë e grupit të mazhorancës që raportoi edhe raportin për punën e SHISH dhe Visho Ajazit.

Sipas këtij raporti, rezulton se SHISH ka përgjuar deputetë,madje edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

DITA ka publikuar dy ditet e fundit detaje nga ky përgjim.

September 30, 2014 11:38
Komento

5 Komente

  1. feniks September 30, 11:45

    Si mund t’i lutesh per sqarime nje MASKARAI ne vend qe te propozohej per SHKARKIM DHE NDJEKJE PENALE?-SHTET PA MINIMUMIN E DINJITETIT!

    Reply to this comment
  2. Sandri September 30, 11:56

    Kur do shporren kato qelbesira ?

    Reply to this comment
  3. Santana September 30, 13:29

    Metodat e dhelpres ne “kotecin e pulave”!

    Reply to this comment
  4. Lleshi September 30, 20:23

    Ha…ha…ha..ha shtet mjeran ! I tregon forcen nje femije 14 vjec pse vodhi nje 1000 leksh tek katunari i rruges , e merr e rreh , e burgos , madje me denime shembullore , ndersa nje krimnel qe cenon pa te keq jeten private te qindra qytetareve , madje te kujt i do qejfi , nuk guxon as t’i hakerrehet , lere pastaj ta vere perballe drejtesise , lere ta rrahe , apo ta denoje me burgime te gjata !

    Shtet inekzistent ku ligjin dhe poltiken e ben Ollga me Rajersonin ! Ha…ha…ha.. “Te mjeret” , romani i ri i kohes se sotme !

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 30, 21:53

    Për të qeshur e për të qarë ,përgjimet e visho ajazit të parë? Tragjedia që ka shkaktuar z. Visho tani po shfaqet në versionin e tragjikomedisë ??? Oh na gjeti mysybeti/ kur do të krijohet shteti/vishua sheh nga bab’ dovleti/ rilindarët nga putan’shteti? Mbylleni këtë histori të ndyrë të shishasve? Jepuni atyre atë që meritojnë o rilindarë oportunistë? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*