Ironizohen “tradhtarët”: Ftesë në synetllëkun e “Langaraq” Karamelos

March 13, 2019 13:10

Ironizohen “tradhtarët”: Ftesë në synetllëkun e “Langaraq” Karamelos

Të rinjtë e FRPD kanë protestuar para Parlamentit këtë të mërkurë.

Edhe pse kreu demokrat ndodhet në Dibër ku po zhvillon takime me qytetarët në lidhje me protestën e 16 marsit, të rinjtë e PD kanë zgjedhur të mos i ndërpresin protestat kundër qeverisë.

Ata kanë ngjitur fillimisht pankarta para Parlamentit, me të cilat kanë ironizuar edhe deputetët e rinj nga radhët e opozitës, të cilët refuzuan t’i bashkoheshin pjesës tjetër për të djegur mandatet.

Në pankartat e vendosura nga të rinjtë e PD binin në sy sloganet e për zgjedhura ku mes të cilave ata shpreheshin: “Ftesë për synetllëk. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në festën e synetllëkut, të djalit tonë Langaraq Karamelo; Berber: Edi Rama; Dhuratë për synetllëk, 300 mijë euro e lart” etj.

Por krahas pankartave, të rinjtë e FRPD ngritën dhe një dron para Parlamentit me mbishkrimin “Parlamenti i Krimit”.

Më 16 mars opozita ka paralajmëruar protestë para Kryeministrisë ku sipas liderit demokrat Lulzim Basha, do të jetë dhe goditja përfundimtare e regjimit kriminal të Edi Ramës.

o.j/dita

March 13, 2019 13:10
Komento

2 Komente

  1. MH March 14, 01:17

    Se mos e shtyni goditjen e fundit mbas kesaj te fundit qe do ishte e parafundit apo funde te tilla do kemi nga nji sezon jave ne jave.Keto batalla kur nuk dijne ta mbajne e ti bajne hyzmet mandatit cfare mund te dijne ma teper.Keto nuk ndryshojne aspak me debilat cope mishi me dysy.
    Ne qoftese nuk e rrealizoni vendimin e marre me goditje perfundimatre.Mos u merrni ma me protesta se ju doli boja e nga protesta ne proteste deri te filloje SPAK -u do ju nxihet jeta ma zi se katrani i zi..

    Reply to this comment
  2. Germicoku March 14, 13:09

    Fatkeqesishte ky lajmerim nuk bene lajmerim ,pasi Karamelo nuk eshte mysliman qe te behet synet,Po gjithashtu edhe Rama nuk eshte xhera( meqenese nuk i dini shume gjera ju te rinjte e Lulzim Bashes dhe te MOnikes,xhera quhet ai qe te pret lafshen e ….. ) sepse eshte i krishtere. Mesoni njehere e pastaj veproni se dilni si 7×7= 42. Apo 4 milion euro ,pjestim per 60 mije meter katror u del 2000 euro. Po sa bukur e kini mesuar shkollen e LUl bashes….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?