Ironizoi Ramën, mjeku merr një letër nga drejtoria e QSUT

July 12, 2017 21:56

Ironizoi Ramën, mjeku merr një letër nga drejtoria e QSUT

Mjeku Petrit Vargu, i cili pak ditë më parë ironizoi Edi Ramën për inspektimet në administratë, mori vërejtje për shkelje të rregullores së funksionimit të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Vargu thotë se letra me paralajmërimin ka shkuar sot në mëngjes, por është protokolluar sikur të jetë më datë 07/07/2017.

Ai i mohon akuzat dhe thekson se do të përgatisë procesin gjyqësor për këtë çështje.

Sqarimi i mjekut Petrit Vargu:

Sot mora vërejtje me shkrim për shkelje të rregullores së funksionimit te Q.S.U Nënë Tereza.

Siç më tha personeli protokollues dhe shpërndarës, letra ka shkuar sot në mëngjes, më datë 10/07/2017, por është protokolluar sikur të jetë më datë 07/07/2017.

Nëse ndokush do të tentojë të vërtetoje të kundërtën duke i bërë presion personelit, ky subjekt do të bëhet objekt studimi kriminalistik, pasi informacionet nga të gjitha anët më kanë thëne që letra ka shkuar sot që të protokollohet sikur ka shkuar ditën e premte. Edhe korrierit, i cili rri në protokoll, i është dhëne po sot.

Besoj se e kuptoni pse ngul këmbë tek ky fakt. Së shpejti do të përgatis procesin gjyqësor, por këtë radhë, për herë të parë, do t’i kërkoj para për prishjen e imazhit pasi nuk i duroj dot më.

Në momentin kur do të fitoj gjyqin, gjë që është e sigurte pasi akuza është qesharake dhe e pabazuar në ligj, do t’ju njoftoj. Ndërsa paratë do t’i shkojnë azilit të pleqve që ndodhet në minibashkinë nr.1 Tiranë.

July 12, 2017 21:56
Komento

6 Komente

  1. sala July 12, 22:11

    perse keto krItika nuk i beje kur ishte maloku se ja u tregonte vendin ai ,te nesermen te conte per gjah ,packa se ty nuk te pelqen gjuetia dhe ke apo nuk ke arme gjuetije

    Reply to this comment
    • Arben July 12, 22:44

      PO MALOKU E DINTE SITUATEN DHE NUK HANTE MUT TE PAKTEN.

      KY, ARTISTI, TALL EDHE BYTHEN ME FLETE-RRUFE, JA PERSE FLET TANI KY MIKU.

      VAZHDO OR MIK, FOL, SE PO MBYLLEN EDHE GOJEN NA MORI MUTI FARE PASTAJ.

      Reply to this comment
  2. drita July 12, 22:26

    O doktor, por ti e ke dhier imazhin tend vete, çfare kerkon te ta pastrojne gjykatesit?

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 13, 05:54

    O ramovice,sa shpejt hidheni ne sulm kur ju preken interesat krietarit tuaj,ne mos qofte vete krietari,jane keshillraret e tij.Turp,por me turp eshte kur hedhin gurin e fshehin doren.Doktorri tha nje te vertete,ramovici le ta provoje dhe te shoh vertetesine e saj dhe jo te hakmerret si mije kenetash qe ishte dhe mbeti/Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi.Kesaj dukuri te hakamarrjes olitike nga fuqia e pushtteve po i vjen fundi.Te gufurrsh s ke marre shumicen nga pakica do te thote;i dhjere,por krenare.Drejtesa do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash, e miza kali.C’do presjon e terrorr nga fuqia e pushtetet,ndaj c’do opocite te vertete,nuke esht gje tjeter vetm se fillimi i nje fundi te turpshem,te shpejte dhe pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket si nje enderr dhe e nesemja nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura e te zeza dhe mijr femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e botes se krim-korrupsionit,mafjozo,imoralo-politik ne te tri pushtetet ne dite e vite deri me sot qe kerkon drejtesi dhe jo binjakezim me djallin.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 July 13, 08:27

    drita dhe sala
    pavarsisht se Arben turku i mutit është erdoganist i hapur,JU të dy jeni ata që votoni erdoganin në turqi dhe mbroni këtë tonin këtu!!
    nëse ka tall karët me ramën ky doktori!?ta denoncojë rama për ofendim!!POR në asnjë mënyrë të mos goditet nga persona të tretë për këtë arsye!!
    erdogani fut njerzit në burg se flasin kundër tij!enveri të fuste në burg për të njëtën gjë!sot akoma nuk të fusin në burg,dhe erdogani po ashtu,dhe enveri po ashtu,sepse akoma n uk i kanë të gjitha në dorë!!kur ti kenë?envarin do ta quash ëngjëll!
    hy rracë e qelbur humus diktaturash!!

    Reply to this comment
  5. kristi July 13, 11:35

    O Tit Vargu,o bastaxhi i rregjur,mos bo gili vili kot.Tani qe nuk fito me tendera je bo agresiv.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*