Ironizon Rama: Bastet s’i shpëtoni dot, vdesin për Vit të Ri

October 14, 2018 21:55

Ironizon Rama: Bastet s’i shpëtoni dot, vdesin për Vit të Ri

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin për pikat e basteve dhe kazinotë elektronike.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë i bën thirrje opozitës me ironi “mos u lodhni kot se bastet s’i shpëtoni dot”.

Po ashtu ai ka hedhur poshtë zërat e PD se me këtë ligj qeveria kërkon që bastet t’i kthejë në një monopol online.

“Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri,” shkruan ai.

 

Postimi i plotë

Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti😂Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X.

 

v.l/ Dita

October 14, 2018 21:55
Komento

6 Komente

  1. info analitike October 15, 00:07

    Just kujtohet operazioni “fundi i marrezise” shoke? Tani nuk ju mbetet vecse te degjoni marrezite pa fund te kriepsikos. Ju kujtohet si u sterros Xhafaj me Luneda Sufalin kur i permendi konfliktin e interesit qe kishte qy me lojerat e fatit per shkak te Gones.

    Reply to this comment
  2. Alberti October 15, 08:48

    Qe bastet sportive do kthehen ne monopol online kjo do vertetohet shpejt. Rames i besohet e kunderta e asaj qe thote. Ja, ka 5 vjet ne pushtet e flet e flet per rritje rrogash e pensionesh por…e kunderta eshte e verteta, ato kane mbetur aq sa i la ne 2013 Saliu. Edhe Borxhi publik ndrysha nga derdellit Rama, ka ardhur ne rritje sa ka alarmuar FMN. Pra Rama e ka kete te huq, shpreh te kunderten e se vertetes. Kete huq e ka kuptuar kushdo dhe mjafton te ktheje kokposhte deklarimet e tij qe te mesoje te verteten. Ja, dhe per ato mijra qe mbesin pa pune nga mbyllja e lojrave te fatit, Rama ka deklaruar se nuk do lere asnje pa pune. Kjo nga gjuha e Rames perkthehet se asnje nuk do punesohet (e ku do ti punesoje keta Rama, ne arsim-shendetesi qe i ka mbushur me militante?). Dhe si perfundim, me gjithe rritjen e Borxhit publik, papunesise, taksave etj Rama flet per…rritje ekonomike! Ja pra pse duhen marre krejt ndryshe deklarimet e Rames per te mesuar te verteten.

    Reply to this comment
    • Robert Çumçakëzi... October 15, 11:35

      Ashtu duket Berto. C’do gje qe sorrosjani ka paralajmeruar deri me sot ka rezultuar e kundert dhe me pasoja negative per trushkulurit qe vrapoje me koke ne thes pas premtimeve te tilla boshe. A thua valle ta kene trajnuar poshte ures se Senes se sa kollaj perdoret me leshkot gjuha e koduar ?

      Kam pershtypjen, se me gjoja prishjen e marifetit fitimprures me lojrat e fat…keqsise, debutanti deshtak i kesaj politike me “one-man-show” kerkon te terheqe akoma dhe me shume vemendjen e viktimave drejt ketij te marifeti te ndyre per zhvatje.

      Se do kaperceje online apo jo marifeti i zhvatjes, fakti qe nje kryeminister merret personalisht jo me ceshtje thelbesore e prioritare (sic eshte pshm. vendosja ne binare e shtetit ligjor), por me delikte te tilla ordinere, deshmon jo vetem futje hundesh ne ceshtje qe duhet t’i takojne te tjera organeve ligjvenese, por ndoshta-ndoshta edhe interes personal. Pershendetje.

      Reply to this comment
  3. intelektuali October 15, 10:39

    ME ENVERIN NE BALLE DREJT MAJAVE TE NDRITURA TE KOMUNIZMIT PAS VITIT TE RI

    Po pse duhet te presi kaqe gjate implementimi total i Komunizmit te Edvinit pa vese te liga dhe shfaqje te huaja njesoj si Komunizmi i Kimit ne Korene e Veriut?

    Kur per SHPIFJEN bolshevike nuk priti asnje dite pasi i rane breket me BABALEN?

    Kush e di le ta thote

    Reply to this comment
  4. Sallakja October 15, 10:52

    Bravo Edi Rama.
    Te gjitha vendet e europes i kane hequr bastet, Pse Shqiperia ti kete ?
    Kur ti veri Europa ti veme edhe ne.

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr October 15, 15:02

    Ne qoftese bastet mbyllen , atehere llotarite ti jepen TV publike qe te shpetojme nga taksa e detyruar e TV ,ose te gjitha llotarite te shtetezohen dhe tu jepen Bashkive per ti administruar.Boll me me TV Klan qe tallet me Shqiptaret duke u xhvatur parat dhe ndare “me fitusit” parat , duke na cmendur me reklamat qe i perdor per te shpelare trut e mjeraneve qe mashtrohen me”shkelqimin “e ketij televizioni qe eshte shndruar ne grabitesin me te madhe te qytetareve te ketij vendi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*