Pezullohet dosja, vdekja e n/drejtorit të SHISH-it në Durrës mbetet pa autor

March 21, 2014 12:00

Pezullohet dosja, vdekja e n/drejtorit të SHISH-it në Durrës mbetet pa autor

Vdekja në mënyrë misterioze e nëndrejtorit të SHISH-it në Durrës, Isa Çopa, në tetorin e vitit 2011, duket se do të mbetet pa autor. Dosja do të arkivohet nga drejtësia, deri në daljen në dritë të provave të reja. Gazeta “Shqip” shkruan sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur ta pezullojë këtë çështje, në pamundësi për mbledhjen e provave të reja, që do t’i jepnin një drejtim të ri kësaj çështjeje. Policia e Durrësit ka marrë shpeshherë kërkesa për mbledhjen e provave për këtë procedim penal, por deri më tani nuk është arritur të gjendet ndonjë fakt që do të çonte në zbardhjen e vdekjes së Isa Çopës, që fillimisht u hetua si vetëvrasje.

Më parë, hetimet janë ndjekur nga Prokuroria e Durrësit, dhe pas urdhrit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, çështja u kalua te Krimet e Rënda, megjithëse hetuesit në Durrës nuk ishin dakord me këtë transferim. Tashmë, kur kanë kaluar vite, ky procedim vazhdon të jetë në vendnumëro, megjithëse hetuesit e Krimeve të Rënda kanë bërë një sërë verifikimesh dhe mbledhje të provave, madje u kërkua edhe një ekspertizë mjekoligjore në Gjermani. Por, asnjë prej këtyre veprimeve nuk solli ndonjë fakt të ri që mund të ndihmonte hetuesit të paktën që të saktësonin nëse ishte vrasje, apo “vetëvrasje”, siç pretendoi fillimisht policia, duke nisur edhe nga një mesazh që viktima u kishte dërguar familjarëve të tij.

Provat e mbledhura në vendngjarje si goditja e tij pas koke apo djegia e automjetit, sollën dyshime për vrasje.

Po ashtu, për këtë çështje u angazhua edhe drejtësia gjermane, ku në një raport mjekoligjor, thuhej mjaft qartë se Isa Çopa është vrarë. “Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në grahmat e fundit të jetës është vendosur në makinë, të cilës i kanë vënë flakën”, thuhej në dosje. Këto prova janë rivlerësuar, pa mundur dot të gjendet ndonjë autor.

Trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave.

 

 

March 21, 2014 12:00
Komento

10 Komente

  1. Ivani i madh December 9, 19:33

    jep doreheqje e shpeto djalin se aty eshte shtet rempalle o i mare se do behesh pishman gjithe jeten. Aty vriten ne mes te dites e para k/ministrise e si hyn gjemb ne kembe e jo ti qe sdi se ku ndodhet djali.

    Reply to this comment
    • Tarrasi March 21, 13:32

      Djali eshte marr peng per nje arsye …

      Kjo ceshtje mbahet pend per shume arsye…

      Ketu kane dore agjentet e huaj qe kane kohe qe bejne kerdine ne Shqiperine e Sali Berishes…

      Kjo vrasje ka shume ngjashmeri me vrasjen eSokol Olldashit…

      Besoj se Serbet apo Ruset kane shume dore ne kete pune.

      Reply to this comment
  2. LORA March 21, 16:29

    Vrasja e nje oficeri karriere te sherbimeve inteligjente ,ne cdo vend me nje shtet normal, do te kishte shkaktuar nje termet katastrofik,,,qe do te hante mjaft koka.Po te shtosh edhe makabritetin e palimit te kesaj vrasjeje do te thote (edhe per mendjen me te cunguar) se puna e te ndjerit Isa Copa kishte arritur mu ne zbulimin e kokes se krimit,te cilin ai po e hetonte.
    Ne Shqiperine tone dhe te mender-kryeprokurorit “uji-me-kos”,pezullohet vete hetimi,
    ;per mungese provash.U duhej ,gjytyrymeve prokurore,te shkonin deri ne Gjermani per te provuar se nuk ishte vetvrare por e kishin vrare.
    Te dhjefsha sojin ty o loqe-kryeprokuror dhe gjykaten tende te krimeve te renda.Juve meritoni ,ne te njejten dite t’u djegesh me benzine.JO, nuk ka mbetur rruge tjeter per te shpaguar parate e shqiptareve qe paguajne ju, per punen-zullum dhe ahet e familjes qe nuk i kthehet me kryefamiljari,tejet i respektuar Isa Copa.
    Nuk e harroj qe ate nate qe mediet e dhane si lajm kete krim,,,,,,nje punonjes i sherbimit ,ne degen e Durrsit ,u prononcua publikisht se Isai kishte frike se mos e hiqnin nga puna dhe se kishte probleme ne familje,me bashkeshorten,.Ne ditet qe vijuan doli se Isai kishte nje familje shembullore dhe se nuk kishte asnje frike per punen.Ja ketu kapuni more mender-prokurore,tek ky person,,,sepse duket fare qarte se levizjet hetuese te Isait jane dekonspiruar nga brenda sherbimit,per ta cuar sagllam ne dore te krimineleve,,,,,,dhe per t’i vene me pas vulen e depresantit dhe te familjes me probleme,te cilat na e paskan cuar ne vetvrasje e me pastaj ne vetdjegje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.Emrin e ketij punonjesi e gjeni ne Balkanweb,ne daten e publikimit te krimit.Me vjen seriozisht keq qe nuk ja mbaj mend emrin.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 21, 21:58

      Lora ? Kini komentuar si një eksperte e vértetë kriminaliste. Sidomos te pjesa e dhenies se lajmit për këtë vrasje.. Aty kanë qënë manipulatorët e së vërtetes!!? Me këtë lajmin e sotëm të llallë-dhallës cdo shqiptari qe punon ose do te punoje në sherbimin sekret ju tha: “mos kërkoni te punoni në shish sepse po ju vranë ne ju hamë munë vrasesve”!??? Një goditje kunder autoritetit te shtetit,ja çfarë është kjo? Bashkë me të ndjerin prokuroria hapi dhe varrin e autoritetit te shtetit? Dhe në një shtet pa autoritet,pa forcë për te zbuluar e goditur krimin autoriteti dhe forca kalon në duart e krimit!?? E tmerrëshme kur mendon se tani nuk do te mund të gjenden dot njerëz që do të mbrojnë shtetin. Nuk do të gjenden sepse shteti nuk afron asnje garanci !? Uné nuk do te sakrifikoja për një shtet te tillë ku mundet që edhe vrasesit e mij të më percjellin në varreza !? Madje të më mbajnë dhe fjalime? E tmerrëshme,shumë e tmerrëshme! Sot prokuroria me lajmin që na dha për të ndjerin Isa Çopa, ka vënë një minë kundër shtetit! Nderime znj. (zoti) Lora!

      Reply to this comment
  3. Pirro March 21, 17:09

    Nuk besoj se do te kishte shume veshtiresi gjetja e autoreve. Cfare problemesh ndiqte Copa? SHISH e di mjaft mire. Aty duhen kerkuar vrasesit.

    Reply to this comment
  4. arben March 21, 18:04

    po u larguar bijt dhe bijat e partis se punes pd dhe ps nga pushteti ai vend dhe shqiptare kan lan lesht dhe kan per ti lan sa kohet te jene ne pushtet forcat e errta te vendit . eshte fatkeesi kombetare qe ne nje vend ai vend te drejtohet nga bandit qe te vrasin si te ishe nje morr. pra forcat tona politike jane te lillura me krimin e organizuar kombetare dhe nderkombetare .dhe e mbajne ate vend nen terror premanent qe shqiptaret te mo kene mundesi te organizohen dhe ti debojne nga pushteti qe e kan marr peng kur vritet nje neri qe i sherben shtetit dhe shoqeris dhe nuk ka autor , vaj halli per njerzit e thjesht cfar behet nuk pyt njeri sikur te ishte nje qen rrugesh . pra keto i vret vete struktura bernda shtetit vete keta i mbyllin si gjith te tjerat qe jane mbyllur ne shesh me 21 janar qe u pane nga gjith bota dhe nuk ka autore pra ky eshte shteti i kriminelve te partise e punes , te sponorizuar nga nderkombetaret .

    Reply to this comment
  5. Jozi March 21, 19:49

    NUK BEHET FJAL ME URDHER TE BERISHESE KA VRAR ATA TE GRUPIT CIFTELIJA

    Reply to this comment
  6. tanino March 21, 22:10

    ne anglisht quhen dark edges ndersa ne shqip kohet e ereta per faktin sepse njerezit nuk dine me kush jane, nga vine, cfare ndodh mbas vdekjes a ka jete tjeter apo jo , a ka nje zot qe ka krijuar gjithesine,a jepet llogari mbasi perfundon kjo jete, dhe shume gjera te tjera qe bejne pjese tek dijet shpirterore. sot njerezit dhe ne vecanti drejtuesit e institucioneve tona me te larta jane mjeshtra persa i perket anes materiale me nga dy tre mastera dhe injorante persa i perket asaj shpirterore keshtu qe nuk mund te presesh shume nga njerez me kete nivel kulture. faktet si rasti ne fjale flasin vete. sa turp

    Reply to this comment
  7. Jozi March 21, 22:26

    DORA E AGRON KULICAJ ME URDHER TE SB

    Reply to this comment
  8. Ilir March 22, 04:37

    NORMALE QE NUK MUNDEN TE GJENIN PROVA, SEPSE NUK I KERKUAN ATJE KU ISHIN ATO.

    PROVOJENI NJE HERE TEK BAHRI SHAQIRI, SE MOS KA NDONJE GJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim