Isa Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizim vizash, por më keq

December 16, 2015 11:38

Isa Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizim vizash, por më keq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik me Bashkimin Evropian nuk mund të ketë rezultate për sa kohë nuk janë liberalizuar vizat.

“Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk  dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës që të mos mund të lëvizin pa viza. Nëse dikush na tregon se ne dallojmë nga qytetarët tjerë në Ballkan atëherë në rregull por këtë nuk mund ta bëjë askush”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri bëri të ditur se kishte zhvilluar edhe një takim me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Samuel Zhbogar.

“Ai tha se ky dokument nuk është përfundimtar dhe ka të bëjë me zgjerim. Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq se të tjerët. Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta nga BE-ja”, theksoi ai. “Të bëjmë apel që BE-të jetë e drejtë në këtë proces”, ka shtuar ai. /Dita/

 

December 16, 2015 11:38
Komento

1 Koment

  1. Andi December 16, 14:09

    He mer ndyresire, agjent udbashi, pse s’fillo me sha nga para e mbrapa BE-ne sic e hap llapen kundra te Shqiperise? Po ju lene aty si qene te izoluar, e tregon qe s’paska asnje gje te keqe? Katastrofe eshte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim