Isë, ku janë milionat? Një portret i paautorizuar i kryeministrit të ri të Kosovës (PJ.II)

December 17, 2014 14:28

Isë, ku janë milionat? Një portret i paautorizuar i kryeministrit të ri të Kosovës (PJ.II)

 Vijon nga numri i kaluar

Shumëkush mund të mendojë se Lidhja Demokratike, si alternativa e parë politike e Kosovës, u krijua pas ngjarjeve të mëdha të vitit 1989, pra pas demonstratave të pazakonta që e tronditën regjimin serb. E vërteta është ndryshe: Ajo u sajua për të shuar lëvizjen çlirimtare. Mendimi për krijimin e saj lindi në zyrat e redaksisë së gazetës “Rilindja”, organ në strehëz i Lidhjes Komuniste të Kosovës, nga disa gazetarë, shumica të njohur, por mes tyre edhe një kontigjent i shërbimit të fshehtë serb. Ky konstatim nuk është i imi, ai vjen nga njëri ndër ata që e mendoi edhe e ideoi krijimin e kësaj alternative, shkrimtari dhe akademiku Mehmet Kraja. “Çdo gjë filloi në “Rilindje” dhe u zhvillua me një shpejtësi marramendëse. Ishte e patolerueshme që të numëroheshim anëtarë të Lidhjes Komuniste, edhe pas kësaj që kishte ndodhur (anëtarë të Lidhjes Komuniste ishin shumica dërrmuese e gazetarëve dhe organizata themelore e LK-së në “Rilindje” numërohej ndër më të fortat në Kosovë). (Vite të humbura, fq.162).

Në të gjithë këtë krijesë nuk ka asgjë historike dhe asgjë spektakolare. Tre gazetarë të “Rilindjes” në fundin e vitit 1989, kur e gjithë Kosova ishte skuqur, mendojnë krijimin e një alternative politike dhe Jusuf Buxhovi u sjell programin, të cilin nuk e kishte shkruar ai, as ndonjë ekip, por njëri ndër figurat autonomiste të Kosovës, njeri i afërt i Millosheviçit. Propozohet Rexhep Qosja për kryetar i Lidhjes, por ai refuzon, ndoshta duke u nisur nga ideja se nuk është e mundur që e gjithë Lidhja Komuniste e Kosovës, që u bë Lidhja Demokratike e saj, ka ndërruar mendësinë e vjetër. Aty janë futur tashmë të gjithë; të ndershëm, intelektualë, frikacakë, bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë, ëndërrimtarë. Aty futet edhe Isa Mustafa, i cili sapo e ndjen se koha e tij si ministër ka ikur, nuk heq dorë për të bërë një kohë të dytë…

Qeveria e fundit e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me bekimin e Millosheviçit, ndoshta nga që kishte mbetur tashmë pa “dorën e fortë”, Rrahman Morinën, ikën e gjitha jashtë Kosovës. Largohet edhe parlamenti kukull. Në Kosovë mbesin “titullarët” e rinj, që premtojnë të bëjnë Republikën e Kosovës përmes konferencave të shtypit. Isa Mustafa bashkohet me këta të fundit. Në asnjë ditë të jetës së tij ai nuk ka rrezikuar asgjë, as majën e thoit për Kosovën, nuk ka asnjë lidhje me lëvizjen çlirimtare; në të kundërtën, të gjitha herët, ai është shfaqur kundërshtar i rreptë i saj. Në vitin 1982, ai së bashku me Agim Zadriqin, dy drejtuesit më të rëndësishëm të Rinisë Komuniste të Kosovës, do të jenë në Zagreb, për të bindur studentët shqiptarë të atjeshëm se demonstratat e vitit 1981 duhen dënuar ashpër, se duhen dënuar nacionalistët dhe irredentistët. Fehmi Lladrovci, drejtuesi i studentëve, Heroi i ardhshëm i Kosovës, do u thotë të shkojnë nga kanë ardhur, sepse nuk mund të dënohen ata që duan vendin e tyre. Isa Mustafa bën më tutje. Megjithëse në kohën e ministrimit të tij janë vrarë dhjetra vetë e janë plagosur qindra e qindra të tjerë, asnjëherë nuk i ka shkuar mendja se duhet të tërhiqej fillimisht, e më pas, të kërkonte ndjesë. Përkundrazi, e ndjen veten të lumtur se ka qenë pjesë e regjimit kundër popullit të tij, dhe kjo lumturi e mban ende sot e kësaj dite.

Asnjë nga ministrat e fundit të Jusuf Zejnullahut nuk ka qenë i rrezikuar nga regjimi serb. Më së paku, dy prej tyre, Mustafa dhe Bicaj, u bënë ministra edhe të qeverisë hije “Bukoshi”, një qeveri në mërgim, me gjysmën e ministrave në Tiranë, ku luanin pingpong, dhe me gjysmën tjetër në Perëndim, ku vilnin mjete të mëdha financiare. Kjo është një histori tjetër, ku bëhen bashkë solidariteti i njerëzve të thjeshtë dhe mashtrimi i madh i tyre; në të cilën, ashtu si gjen fisnikërinë e njerëzve të zakonshëm, gjen edhe përvetësimet e jashtëzakonshme.

Çdo gjë filloi që në vitin 1992, me të ashtuquajturin aksion për mbrojtjen e Kosovës. Në perëndim janë ngritur me shpejtësi në qindra e qindra aktivet e LDK-së, shumë nga të cilat kanë sinqeritetin dhe devotshmërinë. Ndaj japin gjithçka për mbrojtjen. Nën zë u thuhet se kanë krijuar ministrinë e Mbrojtjes, se kanë krijuar ministrinë e Brendshme, se do të kenë furnizime me mjete moderne, tanke, avionë, raketa dhe njerëzit japin nga vetja. Vetëm një aktiv i vogël, në afërsi të Shtutgartit, do të mbledhë në pak ditë mbi 70 mijë marka gjermane. Të hollat dorëzohen përmes një proçesverbali të zakonshëm. Vetëm nga një përllogaritje e rastit del se janë mbledhur në pak ditë mbi 210 milion marka gjermane. Askush nuk e di fatin e tyre. Ministri i Financave Isa Mustafa, edhe kur vjen koha e llogaritjes së tyre, nuk i përfshin në të ardhurat. Heshtja i ka mbuluar edhe sot e kësaj dite.

Njerëzit rrinë me shpresë, kur befas, në emisionet e lajmeve dëgjojnë se janë arrestuar disa nga ata që do të përbënin ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme. Emrat janë të njohur: Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë punonjës të shërbimit të sigurimit, por nën diktatin e Millosheviçit. Dhe befas, deklarata dërrmuese se “Serbia i shpiku ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme”. Atëherë për cilën mbrojtje mblodhën ministri i Financave Isa Mustafa dhe shefi i qeverisë qindra miliona marka?

Shefi i tashëm i qeverisë, në një polemikë me profesor Qosjen, as më shumë e as më pak, tha se ka qenë i ndjekur për 9 vite rradhazi nga qeveria serbe. Ky është humor i zi. Nëse kanë qenë të ndjekur ministrat, kush ishte i lirë? E vërteta flet krejt ndryshe. I përkëdheluri i djeshëm, mbeti i tillë edhe pas krijimit të qeverisë hije dhe të alternativës politike, por tashmë jashtë Kosovës. Ata që rebelohen, si Ukshin Hoti, denoncohen dhe dënohen dy herë rradhazi, deri sa zhduken. Ukshin Hoti nga salla e gjyqit drejton gishtin pikërisht tek krimi i sojit të Isa Mustafës, të shndërruar në një alternativë politike. Të tjerët dënohen në vite të gjata burgimi. Kush e ndoqi Isa Mustafën në perëndim? Luksi në të cilin jetonte? Bollëku që ishte pjesë e jetës së tij? Shtëpia që u ble për qeverinë në Ulm? Makinat dhe rojet në dispozicion?

Qeveria e Kosovës e ka një moment të sajin për të dëshmuar se veç arsimit që e mbulon me të holla, mund të bëjë shumë më tepër. Në skenë është shfaqur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Bukoshi, megjithëse e mohon në shtypin e botës, e di se ekziston, e di edhe se cilët janë ata që mbartin këtë vizion dhe përcaktim, i njeh disa nga liderët dhe ka vendosur kontaktet me ta. Në të vërtetë, liderët e lëvizjes çlirimtare, duke u nisur nga disa sinjale të ardhura nga Prishtina, kanë më shumë besim tek Bukoshi se sa tek të tjerët. Kontaktet e para janë të ftohta, deri sa arrihet një marrëveshje që sot, shumë kujt mund t’i duket qesharake. Forcat çlirimtare kërkojnë nga Bukoshi një ndihmë financiare mujore prej rreth 30 mijë markash. Në fond janë disa qindra milionë. Bukoshi dhe Isa Mustafa premtojnë, por japin fare pak. Për të mos thënë se kanë bllokuar çdo ndihmë. Lëvizja çlirimtare dërgon tek Bukoshi një njeri të autorizuar, Shaban Mujën. Deklarata e tij e mëvonshme do të jetë shokuese. Bukoshi i premton ndihma të mëdha, nëse UÇK-ja merr përsipër eliminimin e Rugovës. Çdo gjë ndërpritet. Askush nuk e ka mendjen të ndezë një sherr brenda shqiptarëve. Ndërkohë “qeveria” lëviz drejt bankës “Dardania”, pra fillojnë edhe sherret e mëdha me LDK-në. Jo për parime, po për të holla. Puna shkon aq thellë sa që njerëzit e Bukoshit, edhe këshilltarë të afërm si Mujë Rugova, nuk lejohen të flasin në takimet e mërgimtarëve.

Një aktiv i LDK-së, në qytetin e Achenit në Gjermani, krijoi një fond për të ndihmuar Kosovën. Një ide e disa njerëzve të mirë, që kapet shpejt nga LDK-ja dhe qeveria njëkohësisht, dhe krijojnë një fond të madh me këtë emër: Fondi i Achenit. Aktivistë dalin dyerve dhe mbledhin të holla. Të tjerë mendojnë të krijohet një përqindje e qëndrueshme, tre përqind, dhe fondi merr emrin e trepërqindëshit. Nis dilema: I kujt është fondi? Në qendrën e LDK-së në Prishtinë, në një muaj, vetëm për biseda telefonike, harxhohen mbi njëqind mijë marka. Për luftën, mjerisht, dyert janë të mbyllura. Isa Mustafa e ka mbyllur buxhetin dhe kjo është e natyrshme: Ai që në fillimet e jetës së tij politike ka qenë kundër irredentës kosovare, kundër nacionalistëve, kundër Republikës së Kosovës.

Dhjetra emra sajuan “ministrat” e Bukoshit për të zhvatur njerëzit e zakonshëm. Çdo pikë të gjakut të Adem Jasharit e njerëzve të tij e kthyen në qindra mijra marka, përmes aksionit “Gjithçka për Drenicën” të nisur menjëherë pas vrasjes së liderit të pashoq të luftës.

Në cilën qeveri ishte pjesë isa Mustafa? Po sjell një shembull. Ishte 25 maj. Nëse ishte viti 1995 apo 1996, ministri i Informimit, Xhafer Shatri dhe ministri i Financave duhet ta dinë më mirë. Shatri mblodhi shumë nga ish policët, që ishin tashmë jashtë Kosovës, për të formuar Shoqatën e Policëve të Kosovës. Se çfarë pune kishin “Ministri i Informacionit” dhe “Ministri i Financave” me policinë e Kosovës dhe se çfarë do të bënte kjo polici në mërgim, kjo është temë tjetër. Po të dojë Isa Mustafa, edhe e hapim. Fjalën përshëndetëse e mbajti po ashtu zoti Shatri, i cili i përgëzoi policët për shërbimin që ia kishin bërë Kosovës!!! (Shumë nga të cilët kishin qenë gardianë të egër të djemve të lëvizjes çlirimtare). Pas përshëndetjes së Shatrit në emër të “qeverisë” drejtimin e tubimit e merr Jonuz Terstena, ish polic i njohur. Fjala e tij e parë ishte nëse kishte në sallë ndonjë me shkollë që të mbante protokollin e mbledhjes, sepse “na kena ditë veç me rrahë e me mbytë”. Ky njeri, që kishte ditë veç me rrahë e me mbytë, na u bë më pas “ministër”, si edhe zoti Mustafa, dhe ishte po ashtu, pjesë e “institucioneve”. Çfarë donte Isa Mustafa me rrahësin e Kosovës, sepse ishte larg mendsh se Terstena dhe shokët e tij kishin rrahur serbët nëpër burgjet e Kosovës. Ata kishin torturuar deri në vdekje, si do të ndodhte pak më pas me Besnik Restelicën, apo si do të ndodhte nga polici Fadil Sulejviqi, që pasi rrëmben mjekun e lëvizjes çlirimtare, Hafir Shala, e zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Në të vërtetë këta ishin shokët, bashkëpunëtorët e miqtë e Isa Mustafës dhe kjo nuk do të ndryshonte edhe më pas.

E gjithë kjo do të ishte një denoncim pa mbulesën e plotë, nëse nuk do të kishte edhe një denoncim nga brenda. Kjo vjen nga njeriu nr.2 në qeverinë Bukoshi, nga ish ministri i Informacionit, Xhafer Shatri, dhe është bërë menjëherë pas luftës, kur gjërat ishin ende të freskëta dhe mashtrimi nuk kishte mbuluar një pjesë të madhe të ngjarjeve. Deri tani askush nuk ka guxuar ta përgënjeshtrojë atë; për më tepër, të dhënat e fundit, dalë nga brenda “kalasë” së fondit të qeverisë, e kanë rënduar edhe më shumë.

Zoti Shatri: “Fondin e Republikës së Kosovës, ku kanë milituar me mijra patriotë, e ku, në emër të luftës për liri, ishin grumbulluar qindra miliona marka gjermane, kopukët arritën ta privatizojnë. Ndërkohë që në kufi vriteshin si qingjat njomakët që kishin ardhur për armë, paratë e këtij fondi ruheshin për “ditë të zeza”, ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht kryekopukët “institucionalë” duke blerë me paratë e popullit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar hapur e me pare të popullit, veprimtari kundër tij”.

Ky është denoncimi më i rëndë që i është bërë ndonjëherë një “qeverie” ku zoti Mustafa ka qenë ministri i Financave i saj. Pra, njeriu që i ka ruajtur paratë e popullit për të bërë veprimtari kundër tij.

Zoti Mustafa, ju nuk keni qenë korrier në këtë “qeveri”, por njëri ndër më të besuarit e saj, e pa dyshim, më i besuari i zotit Bukoshi. Unë kam shkruar shpesh herë për për qeverinë “Bukoshi”, por kopuk nuk i kam thënë. Ju, që keni qenë bashkë me të, duhet të dini më shumë. Duhet të dini edhe të vërtetën, përse, kur ndërkohë vriteshin si qingjat njomakët e Kosovës që kishin ardhur për armë, ju i fshehët paratë e popullit.

Unë e kam akuzuar për shumë gjëra qeverinë “Bukoshi”, por që me para të popullit ka zhvilluar veprimtari kundër tij, dhe veprimtaria kundër popullit quhet tradhti, këtë nuk e kam thënë. Do të isha i lumtur të dija: Kur zoti Shatri flet për kopukë dhe kryekopukë institucionalë, për cilët e ka fjalën?

Së fundi, ju nuk jeni fajtor që u bëtë shefi i ri i qeverisë së Kosovës. Fajtorë janë një pjesë e rëndësishme e shokëve të mi, të cilët, të marrur sysh pas pushtetit, po harrojnë se janë aty ku janë në sajë të gjakut të derdhur, dhe se ky gjak nuk është derdhur që njerëzit e regjimit të Millosheviçit të rikthehen në pushtet, por për një Kosovë fisnike, të njerëzve të ndershëm dhe të aftë, që e duan atë më shumë se gjithçka tjetër, që e kanë bërë një herë betimin, atë që shkroi Fehmi Lladrovci në qelitë e burgut, se “atdheut ia kemi borxh jetën, jetën edhe pasurinë”.

Ndaj ju nuk jeni fajtori i vetëm, jeni pjesë e fajit, por jo faji vetë.

December 17, 2014 14:28
Komento

17 Komente

  1. MM December 17, 14:47

    A TE VERTETA JANE KETO ?
    NESE PO, SI KANE MUNDUR TE VENDOSIN KRYEMINISTER NJE NJERI TE KETILLE???

    Reply to this comment
    • jetnori December 18, 04:04

      Mik i nderuar mos u cudit aspak. Shteti Serb ka 200 vjete qe lufton shqiptaret dhe 100 vjet shtetin Shqiptar. Ne momentet me te veshtira te kombit tone strukturat e specializuara te shtetit serb kane perzgjedhur prijsat tane. Filloj qe nga koha e pavaresise me famekeqin ESAT PASHE TOPTANIN. Keshtu ndodhi me Zogun qe i shperbleu me dhurate pjese te territorit shteteror SHEN NAUMIN dhe pjesen me te madhe te VERMOSHIT gjithashtu mbyti ne gjake gjithe kapedanet e kryengritjes ne KOSOVE pa i numeruar ndersa SHOTE GALICEN nuk e pranuan ne spitale per kurim gjersa vdiq rruges dike afer Fushe Krujes. Me vone ZOGU u ktheu kurrizin Serbeve por haraci qe pagoj qe goxha i shtrenjte per tu rene prape ne gjunje pasi nuk lejohej nga qeveria e pas luftes.Ndersa emigracioni politik i pasluftes drejtohej nga ata deri ne dergim te grupeve te armatosura. Ne nje menyre tjeter prape kane gishte te PKSH dhe lufta Antifashiste ku te derguarit krijonin lloj lloj kurthesh duke eleminuar nje pjese te njerezve me te devotshem dhe duke lene nje politike qe kishte perlyer duart e saje me gjake atdhetaresh. Edhe kjo kaste e re qe erdhi pas lufte kur kuptoj ndihmen e tyre ishte teper vone haraci qe pagoj do ta ndiqte si hije gjate gjithe jetes se saje. Keshtu mberritem tek levizja e Dhjetorit e cila nuk do shume komente se ku perfundoj dhe kush e drejtoj dhe si e drejtoj.Le te vazhdojme me tej tek katapultimi i udheheqesit te ri demokrat qe erdhi nga shkolla FAZLLICE e Kosoves e mundesuar nepermjet rrenjeve familjare te familjes qe drejtoj pas dhjetorin duke sjelle shkaterrime te papara ne te gjitha fushat e jetes se nje shteti. LULUSHI i BERISHES qe edhe KY me dosje te ngjeshur nga Kosova me dosje nga rruga Durres-Kukes me tradheti ndaj ATDHEUT duke tjetersuar kufijte e vendit dhe me dosje te filmuar duke urdheruar vrasjen e 4 njerezve ne te quajturen manifestim anti Berishe. Po te mendosh i nderuar mike se te gjitha keto kane ndodhur ne ATDHEUN tone qe SERBET kishin kufi, pra ishim shtet me vete nuk duhet te cudisin aspak gjerat qe ndodhin ne Kosove te cilen e kishin pjese te shtetit te tyre. Keshtu qe ISA MUSTAFA eshte maja e ajsbergut fundi nuk i dihet edhe sa breza politikanesh do nxjerre HIJA SERBI mjere NE qe akoma ulurasim per shtet dhe drejtesi.

      Reply to this comment
  2. Remi München December 17, 14:58

    Ky shkrim i Bedri Islamit eshte shume i sakt,nuk do kisha hjek as pikë as presje!
    Por kisha shtuar vetem nje fjali,sikur ta kishum pasur mundsin ti japin haberin se Isa Putini eshte ne krye te Qeverisë,te gjithë deshmorve te lirisë te cilit e dhanë jeten per lirin te cilin ne sot e gezojm,pergjigjeja e tyre do ishte: Ky haber eshte vrasja e dyte per ne!

    Reply to this comment
  3. nazim December 17, 15:06

    Zoti Islami,

    Shume mire qe na i sqaroni ne shqipetareve te ketje kufirit keto gjera se jam e sigurte se shumica e shqipetareve ne Kosove i dine, por perse nuk i drejtoheni me emer Hashim Thacit qe i solli kete mortje mbi koke Shqipetareve te kosoves dhe rrjedhimisht Shqiperise?

    Perse nuk i drejtoheni hapur njeriut qe ka shkelur dhe po shkel mbi gjakun e derdhur te shokeve me te cilet luftoi? Perse nuk i drejtoheni me emer Hashim Thacit, qe me paktin qe beri me djallin Is Mustafa, perbalti gjakun e Adem Jasharit dhe 50 e ca pjestareve te familjes se tij?
    Perse nuk i thoni:
    Hashim, e ke perlyer gjakun e Baces!
    Dil nga politika sa nuk eshte vone per hir te Kosoves dhe Shqipetareve te tij qe te shohin pakez drite pas aq mundimeve dhe gjaku qe kane derdhur!

    Reply to this comment
    • albert December 17, 22:38

      Ata qe e njohin mire Hashimin e dine qe ai gjithmone e ka perlyer gjakun e Baces dhe te tjereve. Eshte problem i z. Bedri qe kurre nuk i tregon te metat e Hashimit . Duket qe ai (pasiqe edhe vete ka qene anetare i LPK-se komuniste) e kursen Hashimin nga kritikat. Mire do te ishte qe z. Islami te merrte pak “shkolle” nga z. Naser Aliu!
      Sa i perket fondit te 3%, eshte e sigurte qe ai fond eshte keqperdorur. Por zoteriu Islami, mos te hezitoje dhe te shkruaj edhe keqperdorimet e fondit “Vendlindja therret”.

      Reply to this comment
  4. andi December 17, 15:19

    Hallall Z. Bedri, te verteta si drita e Diellit te gjitha sa shkruan, por njerezit e UDB-se kane pase , kane e do te kene forcen e pushtetin gjithmone derisa Populli te sqarohet e ti njohe kush jane ne te vertete. Sic e theksoni edhe ju; faji nuk eshte vetem i atyre, por me i madhi i tradhtareve te idealeve e parimeve te UCK-se, ne kete rast i Hashim Thacit.

    Reply to this comment
  5. Kasem December 17, 15:48

    Edhe dje te shkrujta, i nderuari Bedri, tuj te thane se shkrimin duhej ta kishe nis me kritike ndaj Hashim Thacit, pasi ai eshte personi qe e beri Isa Mustafen Kryeminister dhe nuk u be as vete Isa dhe as populli nuk e votoi per kryeminister te Kosoves. Nese nuk e di kete, kot qe i thu vetit gazetar apo intelektual. Nese e di dhe e ke te qarte, ahere na len me kuptu se Hashim Thaci ty te ka kompromentu, te ka korruptu. Nuk ka se si te kuptohet ndryshe. Kesaj i thone: NUK KE GUXIM ME I RA GOMARIT DHE I BIE SAMARIT.

    Reply to this comment
  6. Flamurtari December 17, 16:01

    Isa Mustafa i caktuar kryeminister ne Kosove nga Serbia

    Dita-dites po marrim informacion se kush eshte vendosur ne krye te qeverise se Kosoves.
    Nëse ato qe shkruan gazetari, jane vetëm 20 perqind te verteta, eshte nje fatkeqesi e madhe qe ne krye te nje partie nga me te medhate ne Kosove dhe se fundi ne krye te qeverise se Kosoves, qendron as me pak e as me shumë, por nje i derguar i qeverise serbe. Madje i serbeve qe nuk e duan aspak Shqiperinë dhe Kosovën.
    Ky eshte nje turp per politiken kosovare dhe asaj shqiptare ne pergjithesi. Prandaj u vonua aq shume krijimi i qeverise, qe te dilte nje qeveri e gatuar diku jashte Kosoves, nga ata qe jane armiqte e vendit tone.
    Si shqiptar nga treva ku eshte ngritur FLAMURI me 28 nentor 1912, jam mjaft i zhgenjyer me ato qe po me shohin syte dhe degjojne veshet, se kush e drejton sot Kosoven.
    Keta politikane e paçin jeten politike mjaft te shkurter!
    Zoti le të shohe per mireqenien e shqiptareve ne Shqiperi dhe ne Kosovë!

    Reply to this comment
  7. male osdrimi December 17, 16:09

    Agim Zatrici, i biri i Sihat Zatricit, i cili sebashku me Iljaz Cingun e tradhetuan Hysen Thacin. E spiunuan tek Ozna si mbrojtes i ceshtjes Kombetare, si bashkepuntor i Adem Shales, Ymer Berishes dhe Shaban Polluzhes. Kurre Kosova nuk do ja shohi hajrin Lirise nese i kthen krahet Drenices, dhe Luftetareve te UCK. Hashimi duhet te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme dhe te mos komprometoje vehten me miun e haleve Mustafa

    Reply to this comment
  8. Deli December 17, 16:29

    DELETED
    ne Kosove e dine te gjithe se kush jane patriotet e vertete e kush dallkauket…

    Reply to this comment
  9. shqiptar sharri. December 17, 17:41

    Or,Bedri gjali,krejt qe ke shkruar eshte e vertet,dhe bilem te bemat e rugoves,bukoshit,mustafes,dhe shum qer,por ne,kemi pas dhe ashtu te thanun shoket tane,qe kan ngran ne dy krahet,per shembull po marr xhafer shatrin,dhe sabri novosellen,-maxhuni.Me shkrujt une per kta dy e ma shum persona te levizjez me duhen nja nji vit,se i kam njohur dhe kam bashkpunuar deri vitin 1986,kur jua kam ndjej eren e mashtrimeve,por nuk kishem perkrahjen e ca shokve qer,se shatri vinte me nji bagazh te vetin si i burgosur dhe ja,nga “aftsia ,,e ti prej super meni,iken nga burgu i prishines,dhe ate edhe nji koh e shkurt i kishte ngel per ta mbarue burgun,kociodenc.enigm??’po ashtu me sabri novosellen erdhi nga turqia me duket kah,1985,dhe ndejti nji jave apo dy,tek une ne zvicer,dhe erdhi me bagazhin e te persekutuarit,dhe me emrin e JUSUF GERVALLES,pra hee e mos i beso kti apo ati qetrit,xh?!!Kur sabriu erdhi ne zvicer nga turqia besoi se ishte ati pari me vite afer 50,dhe qendroi nji koh ne zvicer tek une,dhe tek haxhi berisha,dhe hysen gervalla,po dhe ne gjermani,por ne fund te vitit n’mos ne fillim te vitit 1986,shkoi ne suedi dhe nuk e kam pare ma,deri 2007.Tani shtrohet pytja,po si eshte e mundur nji plak pa punuar asnji muj pun ne suedi,ky “patriot,,kthehet 1991,ne shqipri dhe hapen bezniset e ndertimit dhe blen troje nga shqiptaret e gjor,qe ki dikur shum “vuante per popullin shqiptar,,?!Pra,ky njeri po ma verteton mue dyshimin,se ky per te fitue besimin tim,folte me ambasadorin shqiptar ne stamboll nga tel,i im,hoxha e kishte mbyemrin ambasadori,dhe po e verteton ibrahim kelmendi se,ky patrioti i dollarve,paska marr dollar nga qeveria shaiptare gjoja per jusufin dhe levizjen,por ai i paska marr per vete,se e tregon ibrahimi kete,ne liber,por ne e dim se jusufit,i ka dhan ambasada shqiptare e venes 10000,mij marka gjermane per makinen dhe shaptilografin,pra qeveria e ppsh,po une due ta them se,krejt po na dalin te larem dhe xhafer shatri,dhe sabriu,por dhe pasardhsit e gervalles,vajza e ty,po me habit krejt kjo,kurse nuk me habit bukoshi apo isa,se kta kan qen ne krahun e armikut,por xhaferi,por sabri maxhuni,po shum qer si kta,qe sot sabriu e bleu dhe banjen e kllokotit,dhe e nderoi nanen e vete,nana naile,me parat e vjedhura te shqiptarve,kurse xhaferi nuk e dij a ka ndonji biznis,pra kjo eshte vetem per sot,ama nuk muj te them fjalet e HEGELIT,xhdo popull ka udheheqsin e vete.Ne,kur kritikonim politiken e rugoves,erdhe deri te prishja edhe mes neve shokve te dikurshem,se une kritikoja e ata pjesa dermuse nuk ju behej qejfi dhe ju bashkun,kurse une ngala ne zvicer,si qe kam ardhe para 35,vite fukara,invalidi pa shendetshem,a ish shoket e mi,jan milionera si ne kosove ashtu ne maqedoni,kjo eshte e verteta e hidhur kur shoket tu,dhe te mit bejn biznise me tradhtaret dhe udbashet,na qofte me shnet ti dhe mue,or Bedri gjali.

    Reply to this comment
  10. mustafa December 17, 18:49

    o vllezer nga andej kuifrit mos i degjoni banditet serb te LPK se krejt te keqijat qe ja kan bere popullit te kosoves dhe vrasjet pas shpine i kan bere kete lpk ne krye me sherbimin e fshehte jugo serb dhe shish te enver hoxhes dhe ato te kqija qe i kan ber po ja fusin atdhetarve te ldk qe nga rugova e posht siq i kan vrar pas shpine si ne evrop ne tirane ekosove sepse po duket s qka bene keta per 15 vite banda pronte e hashim malokut me tradhtaret e tij shik ku mu per keto vrasje te shqiptarev patriot po behet gjykata speciale dhe do bindeni ju e mos degjoni derrin shpijunin malzazezo serb te shkodres banditin bedri islami

    Reply to this comment
  11. Populli i thjeshte December 17, 20:43

    Populli eshte popull dhe jo turme. Ky eshte dhe duhet te jete mesimi i pare per cilindo njeri apo grup njerzish, qofshin politikane, partiake, militante qefmbetur apo karieriste deshtake, udheheqes apo anonime qe duan te veshin dhe prezantohen me petk udheheqesi, zedhenes mediatike apo gazetar ne punen e tyre.
    Ketu me lart, eshte shkruar as me pak dhe as me shume , nje bibliografi jo vetem politike e nje force politike dhe nepermjet saj e nje individi, i cili te pakten per momentin eshte trajtuar si kyçi i zgjidhjes se krizes se shume zgjatuur politike ne Kosove.
    Une kam mendimin tim dhe me duhet ta shpreh ashtu siç e ndjej une, pavarsisht nese i vjen ose jo mire ndokujt, kushdoqofte ai.
    Natyrisht nuk kam asgje me artikullshkruesin, pavarsisht se ne kete pjese te dyte nuk e ka vene as emrin.
    Dua te shtroj si fillim disa pyetje dhe te jap dhe ndonje opinionin tim per kete problem, i cili po trajtohet motamo si kutia e pandores.
    Keto probleme qe shtrohen sot qofte dhe mediatikisht para opinionit te Kosoves, votuesve te LDK dhe udheheqesve te saj, votuesve te parlamentit te Kosoves, a jane njohur me pare prej ketij populli dhe nga ata qe e njohin kaq MIRE DHE ME DOKUMENTE KETE PROBLEM?!
    A eshte i vlefshem mendimi popullor se “Hekuri rrihet kur eshte i nxehte” dhe jo mbasi formatohet vegla qe ka dale prej ketij metali?
    Kujt i ka interesuar zgjatja pa kurrfare afati i krizes politike paszgjedhore ne Kosove dhe ç’te mira i sjell nje krize e tille nje shteti te brishte dhe nje populli qe ka derdhur kaq shume gjak per te?!
    Ky njeri qe sot ka mare funksionet e drejtuesit kryesor te qeverise se kosoves, (per problemet te cilit i vihen ne evidence nuk kam kurrfare komenti), a nuk eshte po ai

    Reply to this comment
  12. Patrioti December 17, 20:47

    Sekretari i LDKs per Gjermani grumbullonte para pa shenuar emrin e njeriut. Parate hidheshin ne tyreze dhe kur iu terhoq verejtja se duhet shkruar kush sa para jepte, ai pa thene, nuk ka nevoje,po jampim per atdheun…se sa jane vjedhur, askush nuk dine…

    Reply to this comment
  13. Populli i thjeshte December 17, 20:54

    Populli eshte popull dhe jo turme. Ky eshte dhe duhet te jete mesimi i pare per cilindo njeri apo grup njerzish, qofshin politikane, partiake, militante qefmbetur apo karieriste deshtake, udheheqes apo anonime qe duan te veshin dhe prezantohen me petk udheheqesi, zedhenes mediatike apo gazetar ne punen e tyre.
    Ketu me lart, eshte shkruar as me pak dhe as me shume , nje bibliografi jo vetem politike e nje force politike dhe nepermjet saj e nje individi, i cili te pakten per momentin eshte trajtuar si kyçi i zgjidhjes se krizes se shume zgjatuur politike ne Kosove.
    Une kam mendimin tim dhe me duhet ta shpreh ashtu siç e ndjej une, pavarsisht nese i vjen ose jo mire ndokujt, kushdoqofte ai.
    Natyrisht nuk kam asgje me artikullshkruesin, pavarsisht se ne kete pjese te dyte nuk e ka vene as emrin.
    Dua te shtroj si fillim disa pyetje dhe te jap dhe ndonje opinionin tim per kete problem, i cili po trajtohet motamo si kutia e pandores.
    Keto probleme qe shtrohen sot qofte dhe mediatikisht para opinionit te Kosoves, votuesve te LDK dhe udheheqesve te saj, votuesve te parlamentit te Kosoves, a jane njohur me pare prej ketij populli dhe nga ata qe e njohin kaq MIRE DHE ME DOKUMENTE KETE PROBLEM?!
    A eshte i vlefshem mendimi popullor se “Hekuri rrihet kur eshte i nxehte” dhe jo mbasi formatohet vegla qe ka dale prej ketij metali?
    Kujt i ka interesuar zgjatja pa kurrfare afati i krizes politike paszgjedhore ne Kosove dhe ç’te mira i sjell nje krize e tille nje shteti te brishte dhe nje populli qe ka derdhur kaq shume gjak per te?!
    Ky njeri qe sot ka mare funksionet e drejtuesit kryesor te qeverise se kosoves, (per problemet te cilit i vihen ne evidence nuk kam kurrfare komenti), a nuk eshte po ai qe drejtoi per kater vjet i zgjedhur me voten e popullit drejtuar partise se tij, kryeqytetin e Kosoves?!
    Po pse keto probleme nuk u ngriten qe ne ate kohe per te krijuar ate postobllok te domosdoshem , por ngrihen sot?!
    E kam shprehur dhe here te tjera dhe dua ta them dhe sot troç ashtu siç e ndjej une.
    Nuk dua te beje avokatin e askujt aq me pak te ketij rrugovistit me merin Isa Mustafa dhe aq me teper me problemet qe i ngrihen qe per mua nuk jane te njohura. Vrima e çatise do riparuar pa filluar pikat e shiut dhe jo kur bie rrebesh, sepse ngjan si kofini pas te vjelit.
    Heshtja kur duhej folur eshte bashkefajesi ne krimin ndaj qytetareve te vendit qe te kane besuar diçka. Nese Isa Mustafa ka ato qe numurohen ne kete shkrim, ai duhej te ishte vene me kohe jo ne krye te forces politike qe drejton por ne banken e te akuzuarit per krime ndaj popullit te tij. Verejta ime ne kete rast eshte se autori i shkrimit eshte jo i vonuar por tejet i vonuar ne keto qe shtron.

    Reply to this comment
  14. TOMORRI December 18, 08:38

    Luftetaret e tu e dhjene tani leri radhe jo luftetarve sipas teje.
    Gjeje te keqen tek PDK, Thaci me qe i ke shoke.
    Patriotizmi po kalon nga kuleta.
    Gjakun po e kembejne me Euro, kursi dihet. Vjedhje, korrupsion, vrasje, rrena, tradhti e atyre qe dhane jeten per liri.
    Akoma se more vesh ,” ish luftetar”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim