“Shqiptarët e Maqedonisë, të mënjanuar nga çështja e emrit”

June 16, 2018 19:18

“Shqiptarët e Maqedonisë, të mënjanuar nga çështja e emrit”

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov sa i takon emrit të propozuar për Maqedoninë, si dhe atë të shqiptarëve që jetojnë aty.

Çejku thotë se Ivanov nuk e pranon emërimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” për disa arsye.

“Thelbi është se ai është në mandatin e tij të dytë. I promovuar nga partia që tani është në opozitë, mbështetet në kornizën e vjetër të etno-politikës. Është në të drejtën e tij kushtetuese që të japë këto qëndrime, por vendimin për çështjen e emrit do ta japë parlamenti i Maqedonisë me 2 të tretat”, u shpreh ai.

Ish-ambasadori Çejku

Ish-ambasadori Çejku

Duke u ndalur tek qëndrimi i shqiptarëve të Maqedonisë ndaj kësaj çështjeje, ai tha se një zgjidhje mes “të jetuarit në një vend të izoluar me ndikim rus dhe një Maqedonie në NATO”, ata kanë bërë një zgjidhje të duhur.

Sipaj tij, shqiptarët janë mënjanuar paksa nga ky debat, pasi përmbajtja e saj nuk cenon identitetin dhe kulturën e tyre në Maqedoni.

“Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ishte një çështje që nuk përfshinte drejtpërdrejtë shqiptarët. Ajo që i përfshin shqiptarët është referenca historike, pasi dihet se janë këtu shumë më herët sesa sllavët e maqedonët. Emri “Republika e Maqedonisë së Veriut” është i pranueshëm për shqiptarët”, tha Çejku.

s.a/dita

June 16, 2018 19:18
Komento

1 Koment

  1. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. June 17, 06:09

    O trongull ambasador,po si mund te jete i pranushem per shqiptaret ne trojet e tyre shekullore emri Maqedonia veriore,kure vete Aleksandri i Madh e ka deklaruar se eshte ILIR dhe ky shtet ndodhet brenda kufijve shekullore te ILIRISE?Turp,marri e fajesi bashke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*