Ish-Ambasadori Ryerson mesazh demokratëve: Mos u bëni kukulla të udhëheqësve tuaj

June 16, 2016 10:00

Ish-Ambasadori Ryerson mesazh demokratëve: Mos u bëni kukulla të udhëheqësve tuaj

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe ka kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.

Qëndrimin ai e ka shprehur në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.

Ryerson njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti, por që ka mbetur shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike.

Ja se çfarë shkruan ai.

Letër redaktorit të gazetës “Illyria”:
Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

June 16, 2016 10:00
Komento

11 Komente

  1. naku June 16, 10:25

    Z. Rajerson! Na ke bere nje te keqe te madhe qe,kemi 25 vjet qe e vuajme. Nuk te duam,te urrejme dhe nuk na perkedhel dote.

    Reply to this comment
  2. MeteH June 16, 10:54

    Bravo z.Rajerson.Me ne fund e treguat vehten se jeni Amerikan i vertet qe e do vendin tone.Kambanat Amerikane duhet bien me fort per SB te cilin ju e emruat President dhe e shkaterroi shqiperine ne keto 25 vjet.Ka ardhur koha ta hiqni nga skena politike,ndryshe populli shqiptat nuk do ket me pune me SB por me SHBA,pasi Arvizu pas 21 janarit qe vrau 4 vet te pafajshem e cilesoi ate burre-shteti dhe Lulin Yll ne ngjitje.Dhe populli yne ka mbajtur shenim çdo gje te ndodhur prej MARREZISE te SB.Kjo eshte prova e fundit edhe per Ambasadorin LU,i cili u lodh me ece-e-jaket te SB,LB e KO..!

    Reply to this comment
  3. Shushica June 16, 11:32

    Z.Rajerson mos bëj thirrje ,por lobo që Berisha tĕ shpallet ,non grata ,nĕ USA ,tĕ përndiqet nga FBI,si Noriga ,sepse edhe Noriega ishte miku juaj por kur kaloi vijën e kuqe ju e mbyllët brĕnda hekurave.Edhe Shqipĕria nuk ka ndonjë ndryshim nga Panamaja ,veçse nuk ka kanal.Kështu do të dĕmshpërbleje 1 pĕrqind dëmin kolosal qĕ i bëtĕ shqipërisë me promovimin e kĕsaj fantazme feudofashiste qĕ quhet Berisha .

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 16, 11:51

    Kopese se vet Saliu si Uliksi ja ka zene veshet me dyll prandaj e harxhon kohen kot se nuk degjojne

    Reply to this comment
  5. Lloji June 16, 13:10

    Qe te ecim para duhet ti presim koken gjarperit, pra Sali Berishes, ai plak rrotullon cdo gje negative ne te keqen e Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. Qarri i zigurit June 16, 14:48

    Kyvqe tha shkaterroni fabrikat se kemi cek te bardhe eshte????
    Duhet marrw mendimi i ketij. Ja vlen

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA June 16, 16:03

    . THANKS MR. RATERSON !

    Never it’s too late to do right and good things !

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA June 16, 16:21

    . THANKS MR. RATERSON !

    Never it’s too late to do right and good things !
    The approval of The Reform of Justice in Albania,in me opinion, it’s the second Independence and Liberation!
    It’s the Independence and the Liberation from the Impunity and the massive corruption of crook Albanian Politicians, of State Prosecutors and of Judges!
    Thank you Mr. Rayerson!

    Reply to this comment
  9. [email protected] June 16, 20:06

    Z. Rajerson mendoj, se duhet te shpjegoje se perse u shkaterrua ekonomia, industria, arsimi e kultura, shendetesia, ushtria e mbrojtja e vendit? Perse dhe kush e frymezoi kthimin e Shqiperise ne zero? Perse u neperkemb djersa e stermundimi i 50 vjeteve te popullit shqiptar me parrullen e luftes kunder komunizmit?! Ajo masaker e shkaterrimit te vendit nuk ndodhi ne asnje nga vendet e lindjes.Me siguri qarqet antishqiptare synonin e synojne, per ta kthyer Shqiperine ne nje vend multietnik, qe te mos dominojne shqiptaret ne Shqiperi, por t’i shperndaje si zogjt e korbit anekend botes, duke e braktisur kete vend te praruar, por te varferuar…. Teuta

    Reply to this comment
  10. alphade June 16, 20:28

    Me ne fund Rayerson e kuptoi se cfare demi te madh
    i ka sjelle Shqiperise dhe shqiptareve me “sponzorizimin”
    e nje neonazisti e neodoktatori sic ishte dhe eshte Sali
    Berisha. Berisha perben fatkeqesine me te madhe te
    Shqiperise !!!

    Reply to this comment
  11. VANDALET E SHQUP-it June 16, 23:14

    Nuk duam te degjojme as emrin e Rajersonit , zoterinj te gazetes Dita ! Ai eshte pergjegjesi kryesor per shkrirjen si kripa ne uje te shtetit shqiptar dhe qeverisjen nga Beogradi , te krejt trevave shqiptare ne Ballkan .Eshte Ai dhe vetem Ai , qe i futi ne mjerim ekonomik , ne krim , injorance , percarje e lufte te vertete shqiptaret midis tyre . Edhe pse eshte aq larg ,era e kermes,vjen deri ketu !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*