Ish-Ambasadori Vukaj: Duhej larguar vetëm një diplomat rus

March 30, 2018 10:34

Ish-Ambasadori Vukaj: Duhej larguar vetëm një diplomat rus

Ish ambasadori i Shqipërisë në Rusi Shaqir Vukaj e shikon vendimin për dëbimin e dy diplomatëve rusë si një vendim të aleatëve dhe nuk është pjesë e vendimin personal të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Vukaj tha se do ishte e mjaftueshme dëbimi i vetëm 1 diplomati dhe 2 është i tepruar.

Vukaj e komentoi këtë vendim si pjesë e vendimit në bllok të aleatëve tanë, por ai tha se kryeministrja e Britanisë Theresa May më parë se të shqetësohej për helmimin e kolonelit Skripal duhet të shqetësohej për vrasjen e 700 mijë arabëve.

Ja deklarata e plotë e ish-ambasadorit Shaqir Vukaj:

“Lidhur me lajmin për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria kam përshtypjen se ju po tregoheni tepër aktiv. E kam fjalën televizionet, gazetat dhe po rrisni shumë më tepër se sa është në të vërtetë. Kjo që ndodhi këto ditë nuk është e jona. E kanë vendosur të tjerët dhe ne e kemi zbatuar.  Besoj se edhe rusët e kanë kuptuar këtë. Kjo është zbatuar edhe në disa vende të tjera. Derisa ne, Shqipëria jemi në atë bllok ne do të zbatojmë ato çfarë vendoset në atë bllok.

Kështu është kjo punë. Është njësoj siç ishte ajo kohë kur ne zbatonim ato të Bllokut. Është e njëjta skemë. Asnjë ndryshim nuk ka.  Kjo është realja. Nuk është ironi siç thoni ju, por është reale. Duke iu referuar deklaratave të fundit duke përfshirë edhe atë të ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov sot, sipas të cilës ne do të marrim masa simetrike rezulton se do të përzënë edhe dy diplomatët tanë në Moskë. 

Ne kemi gjithsej në Moskë 3 diplomatë, ambasadorin dhe dy sekretarë. Praktikisht ambasada do mbesë me 1 person.  Për kuriozitet, ka ndodhur diçka e ngjashme me Bullgarinë në vitet 60-të.  Përzunë ata ambasadorin tonë, edhe ne dëbuam ambasadorin e tyre. Ata dëbuan sekretarin, ne sekretarin. Shkoi puna që ambasada mbeti vetëm me një njeri, radistin.  Rusia nuk mund të largojë ambasadorin tonë në Moskë, sepse ne nuk kemi larguar ambasadorin e tyre në Tiranë. Ndërkohë ka një disporporcion me ambasadën amerikane në Moskë. Ambasada amerikane në Moskë në të cilën unë kam qenë atje për shkak të detyrës që mbaja, është një lagje e tërë në Moskë.

Kur them një lagje, një lagje e madhe.  Vetëm makina të ambasadës amerikane ishin mbi 1 mijë. Para disa kohës presidenti Vladimir Putin deklaroi përzënien e 500 diplomatëve amerikanë për të barazuar numrin e diplomatëve rusë në Amerikë. Konkluzionet nxirrini vetë. Ka një fakt, për shembull unë po marr Italinë që ka 60 milionë banorë dhe largoi vetëm 2 diplomatë rusë.  Po marr Spanjën, largoi vetëm 2. Ne kaq Shqipëri larguam 2. Të paktën të kishim larguar vetëm 1 siç bënë disa vende të tjera.

Në fakt ka shumë vende që kanë larguar 1. Po të më pyesnim mua, unë do largoja vetëm 1. Do zbatoja urdhrat ose rekomandimet por do largoja vetëm 1. Lidhur me entuziazmin e kryeministrit Rama dhe të ministrit Bushati kur deklaruan dëbimin e tyre unë do t’u sugjeroja juve zoti Qafoku t’i pyetini vetë ata. Lidhur me lajmet për ndikimin, ose jo të Rusisë në Shqipëri edhe këtu dua të them se media dhe politika këtu i fryjnë shumë këtyre çështjeve. Çohet ai këshilltari i bashkisë së Pukës ose Çorovodës dhe thonë se ne do largohemi sepse LSI-ja po bashkëpunon me PD që po vihet në ndikimin e Rusisë.

Kjo është për të qeshur.  Aleksandër Meksi në detyrën e kryeministrit ka kryer vizitën e nivelit më të lartë të një personaliteti shqiptar që ka bërë në Moskë në vitin 1995. Më pas ka pasur kryetar kuvendi ministra dhe zëvendësministra, por takimi tij me kryeministrin Çernomerdin ishte i nivelit të lartë. Në atë kohë u projektua edhe traktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Rusisë por nuk u realizua. Duhet të theksoj se politika e Rusisë në përgjithësi ka qenë antishqiptare.

Është e interesante të them se godina aktuale e presidencës në Tiranë u ndërtua në vitet ‘60-të për të qenë ambasadë a e Bashkimit Sovjetik, por prishja e marrëdhënieve i ndryshoi destinacionin. Ndërkohë me të njëjtën madhësi dhe formë u ndërtua në Moskë një godinë për ambasadën tonë atje. Por ajo ndryshoi destinacion. Sot ajo godinë  është e ambasadës së Irakut. Kam qenë për kuriozitet dhe e kam parë. Është një godinë gjigante dhe shumë funksionale.

Mentaliteti i Rusisë është i Carit. Ka një fakt domethënës që në fjalimin e tij të marrjes së detyrës, Putin foli ekzakt 2 orë e 1 minutë.  Salla ka bërë duartrokitje 83 herë. 38 herë ka duartrokitur kur Putin ka folur për nëndetëset raketat dhe anijet. Është një mentalitet që nuk thyhet kollaj. Madje ai tha lidhur me helmimin e agjentit Sergey Skripal dhe vajzës Julia “sikur ne do donim këtë kolonelin ta vrisnim, ne do ta vrisnim por nuk do zgjidhnim këtë kohë në prag të zgjedhjeve dhe në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit”. Ndërkohë ka një fakt. Janë vrarë 700 mijë arabë.

Asaj Theresa May-t i ka dhembur shpirti apo i dhemb shpirti për një që realisht ka qenë agjent i dyfishtë. Janë 700 mijë njerëz që janë vrarë. Jo. Nuk i ka dhembur askujt. Atëherë përse ndodh kjo punë? Ajo ka një gjendje shumë të rëndë brenda vendit lidhur edhe me Brexit. Përse e mbështeti Trump? Sepse gjithë ajo zhurmë që u bë për Trump si mbështetës i Putin dhe ai do tregojë përpara atyre që është kundër”.

March 30, 2018 10:34
Komento

3 Komente

  1. alphade March 30, 11:32

    O zoti Shaqir ! C’beri nje apo c’beri dy njesoj eshte. Ka
    nje shprehje te huaj qe thote: “Zebres apo Tigrit nese i shtoni ose i hiqni nje nga vizat,po zeber apo tiger mbetet”! Edhe puna e diplomateve ruse ,hoqe nje apo
    hoqe dy ky veprim as e shton as e pakson rendesine e
    problemit . Dihet qendrimi rus ndaj Shqiperise dhe shqip-
    tareve prandaj eshte e kote qe te kemi iluzione nese
    shpallim nje apo dy diplomate ruse”persona non grata”…!

    Reply to this comment
  2. Arturi March 30, 11:56

    Ne fakt jane debuar dy personat kyç te ambasades ruse, te perfshire ne tentativen per grusht shteti, sipas plani ÇADRA!

    Reply to this comment
  3. MH March 30, 15:26

    Simbas rraporteve te njehesuar ne vendosje te kuadrit ne ambasada per popullsin e cdo shtetit.Shqiperise i bie te largonte me shifren 0.00000001 njeri nga ambasada Ruse.Po c’ti bash Bushatit dhe Ramos qe nuk dijne perllogaritjen tradicionalen e cifteve te ri per te kamur femije: Nji asht pak e dy jane shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*