“Mjeshtri i tradhtive në mes të Tiranës”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, akuza Bashës

July 25, 2019 07:59

“Mjeshtri i tradhtive në mes të Tiranës”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, akuza Bashës

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, një zë mjaft kritik ndaj Bashës ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ai i ka drejtuar disa pyetje publikisht Lulzim Bashës, ku shprehet se disa të vërteta vazhdojnë të thuhen të shtrembuara.

Edvin Kulluri pyet Lulzim Bashën:

“ Pse PD nuk caktoi emrat e vetë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kulluri thotë se vetë Basha ia la të gjitha propozimet Partisë Socialiste dhe kjo sipas tij është një pyetje që kërkon një përgjigje të vërtetë dhe jo gjysmë të vërtetë”.

Një tjetër pyetje e ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD drejtuar Bashës është ajo se “Kush i votoi në Kuvend 6 ligje të Reformës në Drejtësi pa konsensusin e tre partive që tashmë janë në koalicion PD, LSI dhe PDIU”. Sipas Kullurit, në këto kushte kujt i ankohen tre partitë e mëdha të opozitës për “drejtësinë e kontrolluar nga Rama?”.

“Nëse nuk ke moral për diçka mos bërtit se ke të drejtë?!”, shkruan gjithashtu Kulluri. Duke pyetur Lulzim Bashën për faktin që “nuk mori” pjesë në hartimin e Reformës Territoriale, Kulluri ngre pyetjen “pse Basha e la në mes aksionin për referendume në bashkitë dhe komunat që drejtonte opozita”? Kulluri gjithashtu ngre pyetjen se “kush bëri marrëveshje dhe lista deputetësh idioteskë dhe të pabesa në 2017”, apo për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit të këtij viti.

Në fund, ai kërkon nga Basha të tregojë se “kush dhe kujt i ankohen për ndarje politike administrative dhe “diktaturën” e pushteteve në dorë të Ramës?”.

Komentin e tij me pyetjet, Edvin Kulluri e mbyll me një pyetje tjetër retorike, “Për tradhëtitë e Bashës e ka fajin Rama dhe ndërkombëtarët?”. Përgjigjen e kësaj pyetje e jep vetë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, duke u shprehur: “Mos ju hakërre ndërkombëtarëve se e “e ke të keqen brenda”!! Kim Philby-n e keni në krye të opozitës! Mos kërkoni në Washington apo gjetkë se ja ku është “mjeshtri i tradhtive”, në mes të Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij Kulluri.

e.t./dita

July 25, 2019 07:59
Komento

2 Komente

  1. respekt July 25, 13:10

    sakte,

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA July 25, 16:00

    U ZBULUA KIM FILBI I PD-SE ?!

    Po Stalini apo Beria kush eshte ?

    Trimeria pas beteje dhe mencuria pas Kuvendi vlejne as per ne muze…

    PARTIA DEMOKRATIKE DHE SHPETIMI NGA VIRUSI I DEMOSALISE

    – Sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike…

    – PD -ne ka kapluar virusi vdekjeprures i Demosalise…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari formal dhe pronari real i PD-se

    Sot pritet qe PD-ja nen shkopin e dirigjentit the pronarit te vetem te saj Sali Berisha te zgjedhe liderin e ri dhe sejmenet e tij.
    Ai tashme eshte paracaktuar qysh ne qershorin e vitit 2005 nga Argita Berisha Malltezi, kryeministrja e kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
    Lulezim Bashicit i mbetet vetem pergezimi i kryetarit te dorehequr de jure, por qe de facto do te levize te gjitha fijet komanduese te saj nga surdina “derisa ti jape ymer ai lart”!
    Si e tille PD-ja do te mbetet nje vegel qorre e tij dhe klanit te tij te sterkorruptuar familjar politik ku formalisht kryeson Lulezimi apo Olldashi apo ndonje besnik tjeter i oborrit familjar… por ku realisht vendos Salia, Argita, Shkelzeni… Familja !
    Sali Berisha do te keshoje de jure karriken e kryetarit, por nuk do te transferoje as tjetersoje kurre tapine e tij private te PD-se.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron,thote sovrani

    KOPI i Argites dhe SHKOPI i dirigjent Sales

    Para se te asfiksonte demokracine , para se te percudnonte e sakatonte lirite e te drejtat themelore njerezore te shqiptareve, para se te cenonte barazine e shtetasve shqiptare para ligjit e Kushtetutes, para se te rrenonte mbare Shqiperine ne 1997-en, ne Gerdec , me 21 janar 2011…, Sali Berisha se pari asfiksoi, korruptoi, percudnoi, sakatoi, rrenoi vete Partine Demokratike!
    Hapi i pare i klanit te sterkorrutpuar familjar e politik te Sali Berishes per ta privatizuar e kthyer ne nje ciflig te tij mbare Shqiperine ishte pervetesimi dhe privatizimi i Partise Demokratike, qe e ktheu ne nje kobure te tij, ne nje rrip transmisioni e vegel te despotizmit dhe korrupsionit te tij masiv.
    I ashtuquajturi KOPI i vitit 2005 ne fakt u be SHKOPI i dirgjentit Sali Berisha dhe familjes se tij per te komanduar kete “Bande Gangsteresh”, “Kete Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, qe eshte gjithcka pervcese demokratike.

    Kur flet Berisha dhe vendos Salia …

    Ka qene nje kenge e sociafolkut komunist qe shprehte thelbin e ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Aq e eger e barbare sa edhe Rumania e Causheskut apo Kuba e Fidel Kastros ishin Perendim ne krahasim me katrahuren shqiptare. Cili ishte thelbi i saj !?:
    Kur flet Enveri dhe vendos partia
    Ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !
    I vetmi ndryshim qe ndodhi me thelbin e kesaj kenge ne shpirtin dhe funksionimin e PD-se u be :
    Kur flet Berisha dhe vendos Salia
    Gerdec e Otranto behet gjithe Shqiperia
    Parti mbi parti eshte kusaro- vrastaria
    Ligjin e bejne gangsteret dhe Mafia!
    Pse!? Sepse PD-ja u kthye ne nje shkop, ne nje kobure, ne nje instrument pushteti te pakufizuar e te nje impuniteti te garantuar per pronarin e saj te vetem Sali Berisha dhe familjen e tij fizike dhe politike.

    Partia Sali Berisha

    Nje parti e tere, nje parti e enderrave mbareshqiptare per liri e demokraci si PD-ja u kthye ne nje person qe vet vendoste e vete vuloste per gjithcka e mbi kedo!
    A nuk e vertetoi kete fakt fushata e fundit elektorale e 23 qershorit ku PD-ja, kandidatet per deputete, strukturat … gjithcka mbante vetem nje fytyre, vetem nje figure, vetem nje Zot e pronar te vetem te saj Sali Berishen dhe zerin e tij te shqyer deri ne mekje!
    Nuk mund te kishte sherbim e kambane alarmi me te shkelqyer per demosin shqiptar se kjo figure per ta hedhur si nje dordolec ne koshin e plehrave antidemokratike me nje vote masive e plebishitare!
    Kjo qe edhe aresyeja kryesore e disfates se tij madhore, e Vaterlose se tij masive.
    Shikoj, politikane e analiste, politologe, perfshi edhe veten time, qe numerojme deri njemije e nje aresye per kete ndeshkim shembullor te Sali Berishes dhe Partise se tij Sali berisha.
    Aresyeja kryesore, kryearesyeja e aresyeve te kesaj Vaterloje te turpshme, e kesaj disfate poshteruese te Sali Berishes eshte vetem nje. Ajo e ka emrin Sali Berisha !

    Demokracia dhe DemoSalia

    Sali Berisha, partia e tij Sali Berisha, deputetet e tij Sali Berisha, Presidenti i tij Sali Berisha, kryegjykatesi i tij Sali Berisha, kryeprokurori i tij Sali Berisha,… vete Zoti i tij Sali Berisha ia pruri ne maje te hundes nje populli te tere me Sali Berishen me kusarine e vrastarine,…. me korrupsionin e despotizmin e tij ” Ligji jam une “!
    Demokracia e vertete per cka luftuan e sakrifikuan shqiptaret u kaplua nga virusi vdekjeprures i Demosalise
    Cfare eshte ky virus i Demosalise !?
    Demokracine e vertete te stilit perendimor Sali Berisha e perodri vetem demagogji. Ne fakt ai krijoi nje demokraci hibride, nje corbe demagogjie e slloganesh demokratike te stilit perendimor me nje mendesi tipike komuniste enveriste dhe nje stil qeverisje ala otomane qe ligjin e ben Sulltan Sali Berisha!
    E demosi me Sali Berishen qe ia kishte pru ne maje te hundes, perdori super- armen qe komandon edhe armet atomike, Leven e Arkimedit per te levizur Boten… voten e lire te nje populli te lire per te fituar lirine e uzurpuar dhe shkelur, te sakatuar e rrenuar nga Sali Berisha!

    Superarma e Demokracise dhe Vaterloja e
    Demosalise

    Pse!? Sepse ky popull nuk kishte cfare te humbiste me pervec prangave te sundimit despotik e nepotik te Sali Berishes, rrjetin e merimanges se korrupsionit dhe dhunes deri ne ekzekutim pa gjyq te qytetareve te lire te nje vendi qe mendohej si i lire….
    Tash e ka radhen vete PD-ja qe te clirohet nga Sali Berisha duke i hequr shpirtin e namin e keq te rrenuesit te saj dhe te Shqiperise jo vetem ne katrahuren 1997 e Gerdec, jo vetem me 11 janar e ne Otranto…. emrin e prangat, tapine e pronesine e PD-se te grabitur nga Sali Berishes kesaj partie!
    Nese e kane lexuar mesazhin e votes mbarepopullore e plebishitare te 23 qershorit dhe mesazhin e revolucionit demokratik qe sapo ka filluar, atehere PD-ja vetem pa Berishen as ne krye e as ne prapaskene mund te mbijetoje e te behet pjese e kesaj permbysje sa historike aq edhe demokratike.
    Perndryshe sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike!
    Aresyeja eshte krejt e thjeshte : Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From: [email protected]
    Date: June 29, 2013 at 1:25:10 AM EDT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim