Ish-anëtari: S’folëm për pallatin 13-katësh për të cilin dha leje Shpëtim Gjika

Mariglen Mullai May 6, 2014 08:37

Ish-anëtari: S’folëm për pallatin 13-katësh për të cilin dha leje Shpëtim Gjika

Dëshmitarët ishin të paqartë kur u dëgjuan për lejet e dhëna nga ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, teksa dëshmia-kyçe e djeshme vërtitej rreth hapësirës në fund të shkresës. Gjyqi u zhvillua dje në Gjykatën e Tiranës, ndërsa vetë Shpëtim Gjika nuk ishte i pranishëm. Në seancë dëshmoi Bashkim Caka, ish-anëtar i KRRT i Bashkisë së Vlorës në vitin 2011. Dëshmitari i kërkuar nga Prokuroria tha se në atë kohë përfaqësonte institucionin e Prefektit, ndërsa thekson se “nuk ka votuar për një objekt 13-katësh”. Caka deklaroi se në fund të procesverbalit, gjatë mbledhjes së KRRT-së, kur ai ishte anëtar kishte shumë shkrim në pak vend dhe fjalët i ishin dukur tepër të dyshimta. Mirëpo dëshmitarët e tjerë nuk mbanin mend nëse është diskutuar ose jo kërkesa për lejë ndërtimi, duke krijuar kështu një kontraditë me deklaratat e mëparshme. Të hënën tjetër pritet të mbahet seanca e ardhshme gjyqësore ndaj Gjikës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, për dhënien e lejës së ndërtimit jashtë kritereve. Ndërkaq edhe dëshmitarët e tjerë kanë shfaqur dyshime dhe paqartësi gjatë procesit gjyqësor.

 

Dëshmia e ish-prefektit

Ish-anëtari i Këshillit të Rregullimit të Territoit në Bashkinë e Vlorës, shtetasi Bashkim Caka, i’u përgjigj pyetjeve të prokurorit, duke mohuar se është diskutuar në mbledhje lejet e ndërtimit për dy pallatet që akuzohet Gjika dhe të pandehurit e tjerë. Bashkim Caka, ish-prefekt dhe ish-anëtari i KRRT i Bashkisë së Vlorës në vitin 2011, dëshmoi se ka firmosur procesverbalin e mbledhjes, ndërsa shtoi se “ato që ishin shtuar në fund të procesberbalit ishin të dyshimta. Shtesat me 7 rreshta në fund të procesverbalit i mësova pranë prokurorisë. Dhe ato janë gjëra që më bënë të dyshoja, pasi ishin shumë fjalë në pak vend dhe dukej që diçka nuk shkonte”-mësohet se ka deklaruar Caka. Ndërkaq, ai vijoi dëshminë e tij, duke thënë se “Protokollin e mbledhjes e mbante një zonje me emrin Eleni, mbiemri s’më kujtohet. Për lejet e ndërtimit qe ju hetoni, s’kujtoj me detaje. Por nëqoftëse ka qenë asokohe në listë, duhet ta kemi shqyrtuar. Por nëqoftëse s’ka qenë në listë, s’ka se si të miratohet. Për aq kohë sa unë kam qenë në KRRT, s’ka patur leje për objekt 13 katësh. S’di të kem votuar asnjëherë pro për një objekt 13-katësh”.

Mariglen Mullai May 6, 2014 08:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*