Ish-deputeti i PD: Partia është marrë peng, e sundon individi

September 30, 2016 09:51

Ish-deputeti i PD: Partia është marrë peng, e sundon individi

Ish-­deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha i është bashkuar listës së zërave kritikë, që kërkojnë ndryshim të mënyrës së drejtimit të partisë.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai ka lëshuar një mal akuzash ndaj ish­kreut demokrat, i cili sipas tij e ka ngritur në strategji tkurrjen e PD-­së.

Në analizën e tij, Hoxha thekson se një parti pa vlera intelektuale dhe e paorganizuar, kontrollohet më kollaj nga lidershipi i PD­së. Ai mbështet frymën kritike të Selamit dhe Bregut, por jo dhe thirrjen e saj që të largojë Bashën dhe ta sjellë sërish Berishën në drejtimin e partisë.

“E kam thënë edhe më parë që partia është marrë peng. Ajo me kohë duhej të ndahej nga pengmarrësit. Derisa nuk ndahet qartazi nga ata që e kanë zaptuar, normalisht që gjithnjë e më shumë do të tkurret. Sot, PD­ja vuan për vlera intelektuale, kur intelektualët i ka pasur me shumicë, sot PD-ja vuan rëndë për mendim politik dhe organizativ, të cilat u panë jo më larg se në zgjedhjet e fundit në Dibër. Sot më shumë se kurdo Partia Demokratike sundohet nga individi dhe nuk drejtohet. Duke qenë sa më e vogël, kjo forcë është më e lehtë për tu sunduar”, thote Hoxha.

I pyetur se perse nuk po funksionon lidershipi i PD-se, ai shprehet “Për shkak se asgjë nuk ka ndryshuar në funksionimin e PD­-së që nga humbja e 2013. Nëse e kemi ndërmend të bëhemi të besueshëm në masën e gjerë të qytetarëve shqiptarë dhe këtu nuk e kam fjalën për vetëm për militantët demokratë duhet t’i përveshim mëngët që tani që të shkëpusim nga vetja hijen e së kaluarës që na shoqëron. Lidershipin e PD-së, në këto vite është treguar i papërgjegjshëm me partinë që shqiptarët mbanin shpresë. Është koha të tregojnë përgjegjshmëri. Është koha të nxjerrin e të mbajnë përgjegjësi”.

September 30, 2016 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*