Ish-deputeti: Po shpërndahen armë për militantët e Rilindjes në Dibër

June 26, 2019 20:57

Ish-deputeti: Po shpërndahen armë për militantët e Rilindjes në Dibër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka bërë një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie këtë të mërkurë. Ai deklaroi se në Dibër makinat e Ministrisë së Mbrojtjes përdoren për fushatë me targa të tjetërsuara. Gjunkshi theksoi se drejtuesit e policisë  në Dibër po shpërndajnë armë për militantët e Rilindjes.

Ish-deputeti shtoi se drejtuesit e policisë në Dibër po i bëjnë presion qytetarëve për votat, duke theksuar se ministri i brendshëm Lleshaj ka gënjyer publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit e policisë në Dibër, pasi, sipas Gjunkshit, ata janë akoma në detyrë.

Deklarata e Plotë e ish-deputetit:

Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama.

Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.

Është e paprecedent që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka, shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.

Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër.

Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër.

Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.

Mjeti Toëareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.

Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip Audi.

Gjatë fushatës së saj elektorale, Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.

Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.

Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeministri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore autorët e kësaj dosje, por ata vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

Ky është një mashtrim shumë i madh.

Ata jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht:

Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër.

Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.

Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.

Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.

Të nderuar qytetarë!

Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.

Ju faleminderit!

e.ll./dita

June 26, 2019 20:57
Komento

24 Komente

  1. Ujku Plak June 26, 21:02

    Po te jete e vertete kjo , tregon shume .
    Kjo nuk duhet te ndodhe me asnjerin krah .

    Reply to this comment
    • lexuesi June 26, 21:27

      Po te kishte halla koqe do quhej Daje…

      Reply to this comment
    • Genjsshtra e radhes - Cojini ne gjygj keta mashtrues esadist June 26, 21:38

      Hahaha vazhdon guzhina gebelsiane me mashtrimet e radhes. Te gjitha genjeshtrat gatuhen ne guzhinat e Moskes dhe Beogradit dhe ju serviren ketyre maskarenjve qe te genjejne popullin. Nese po shperndahen arme dhe ka fakte cojini faktet ne Prokurori. Nese jo atehere ju genjeshtare te opinionit publik duhet te coheni ne gjygj per mashtrim te opinionit publik dhe kanosje te njerezve. Kjo eshte qe keta horra kane vendosur te bejne gjate ketyre diteve deri ne votime. Genje, genje se dicka do te ngelet. Filozofia naziste e Gebelsit – Shefi i propagandes se Gjermanise Hitleriane.

      Reply to this comment
    • shqipe June 26, 22:22

      Kërr-kërr-kërr,odeputet i lulush pordhes,kërr
      Ooooo hajredin pasha o, po shkon o radik,
      opo vall ku jane o, nënt’ malet e Dibres
      O te kalaja o po bejne gjelis
      opo te kalaja o po bejne gjelis…

      Reply to this comment
  2. Gjenerata 1964 June 26, 21:20

    Injorante.

    Reply to this comment
  3. NNP June 26, 21:23

    PER JU QE NUK E NJIHNI KETE DEBIL: KY ESHTE BAGETIA ME E PA AFTE QE EGZISTON NE KETE VEND. ESHTE NJE HAJDUT E MASHTRUES I QELBUR. ESHTE PREZERVATIVI I BASHES E MISH PER TOP I TIJ. PYESNI ME HOLLESISHT PER TE KUPTUAR SE NJE GOMAR KA ME SUME TRU SE NJE HAJVAN SI KY. LE PASTAJ TE VJEN TE GAJASESH KUR MENDON SE KY BIRBO NUK MUND TE SHKRUAJ EMRIN E VET JO ME TE RENDIS RRJESHTAT E MESIPERME……………

    Reply to this comment
  4. I zot fali se nuk din cfare bejn ! June 26, 21:42

    Edhe djalli vet do ta kishte zili kete monster !!
    Po shtohen shum Haxhinjt !
    Kur I iku mendja NeritanCekes vaj me det !

    Reply to this comment
  5. Sako June 26, 21:42

    Kur nuk ka konkurence pse duhet te behen keto veorime, pastaj ky nuk mer ojes ne votime cfare ka qe merakoset

    Reply to this comment
  6. Haka Tekizoti June 26, 21:43

    Shpërndarje armësh dhe organizim repartesh paraushtarake bën vetëm PD-ja. Ka shumë mundësi ta bëjnë prapë, prandaj organet përkatëse duhet të hapin sytë mirë që të mos u faturohen atyre fëlliqësitë e krimet që mund të organizojë PD-ja.

    Reply to this comment
  7. Toni June 26, 22:03

    Hahaaaa teatri vazhdon…jeni njesha ne budallallek nuk ka paith same tua mere per gomarlleqet qe po beni.
    BRAVO

    Reply to this comment
  8. Amerikani June 26, 22:12

    Lidhini kafshet.

    Reply to this comment
  9. Qejfi June 26, 22:25

    Mos perralis lart e poshte, por shko ne prokurori me prova.

    Reply to this comment
  10. j June 26, 22:30

    Të rafshin ballit armët ,o shpellar !!!

    Reply to this comment
  11. mirel June 26, 22:34

    Kjo eshte thirrje per te armatosur hordhite e Berishes.
    PS asnjehere nuk ka vepruar me arme.
    Ky eshte fakt
    Duhet nje kunder proteste e madhe popullore kunder Berishes dhe Bashes qe te zbythen nga sheshet se po kerkojne lufte me zor

    Reply to this comment
  12. Bento June 26, 23:01

    Po mire mo po nga kush kerkoni masa? Ketu gjithe shteti, gjithe institucionet jane te pershire ne pergjime, vjedhje votash dhe kercenime. Gjithe populli eshte ne rruge me ju dhe po proteson. Keshtu qe cfare ka tani? Po mjaft se u bete gazi botes me keto idiotesi

    Reply to this comment
  13. AM June 26, 23:21

    Keta ne nje vend normal do punonin si hajdute xhepash ose magjistare qe te heqin syrin e keq. Tek ne jane artikuj gazetash. KuKu per ne kuku.

    Reply to this comment
  14. Aleksander Thana June 27, 00:05

    Keta luftenxites duhen izoluar ose futur me burg.

    Reply to this comment
  15. fati June 27, 07:27

    Per shperndarje armesh njihet pd more i nderuar debil gjunkshi, apo i ke harruar. Besoj se jo se nuk edhe edhe larg koha e shpendarjes se armeve te ushtrise per te shkaterruar kete vend.

    Reply to this comment
  16. Oparaku June 27, 07:48

    Drejtesia dhe policia per kete shpifje duhet te shkoje para drejtesise.Cfare jane keto polikane injorant.shpifes.

    Reply to this comment
  17. Lili June 27, 07:52

    Janenefushate po marrin rrogen si ministra apo Km ! Punet e ministrise kaloj mbas fushates per PSne!

    Reply to this comment
  18. labi June 27, 08:32

    Ky ishte ai qe i merrte pare njerezve qe ti conte ne lufte, pra ky eshte mesuar me kete pune.merr dhe jep para per jeten ose vdekjen.

    Reply to this comment
  19. Jimi June 27, 12:09

    Keto filma te shplare qe i keni bere vete dhe nuk ja pate hajrin, sot kerkoni t’ja faturoni atyre, qe kane qene denoncusit e ketij akti kriminal!? Thoni te pakten nje gje tjeter, se kjo nuk ngjit gjekundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*