“Z.Basha, a e dëgjuat Matteo Renzin?”

March 5, 2018 21:05

“Z.Basha, a e dëgjuat Matteo Renzin?”

Pas dorëheqjes së ish-kryeministrit italian, Mateo Renzi ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu.

Me një postim në rrjetet sociale, Shehu, i ka bërë thirrje që nëpërmjet gjestit të kryetarit të PD-së së Italisë, Renzit, Basha të reflektojë.

Shehu shkruan “Udhëheqësi i PD-së time, me rezultatin më të dobët historik në zgjedhje, nuk guxon të dorëhiqet por “ngrin” dhe “rizgjidhet” kryetar i partisë”, ndërsa në fund i ka bërë thirrje të dëgjojë europianët.

Postimi i plotë:

Zoti Basha! A e Dëgjuat Matteo Renzi-n Sot?

Ish-Kryeministrin Renzi nuk e kam simpatizuar vetëm pse ishte i majtë. Por opinionin e ndryshova kur dha dorëheqjen për hedhjen poshtë nga Parlamenti të një projekt-ligji të Qeverisë së tij. Ndërsa sot, kur shpalli publikisht dorëheqjen e tij, ndoqa një leksion të mirë demokracie dhe gjykova PD-në time.

Udhëheqësi i PD-së së Italisë shpalli dorëheqjen pa hezitim dhe të parovokushme, sepse i ranë rezultatet në zgjedhje. Udhëheqësi i PD-së time, me rezultatin më të dobët historik në zgjedhje, nuk guxon të dorëhiqet por “ngrin” dhe “rizgjidhet” kryetar i partisë.

Edhe pse rezultati zgjedhor në Itali jep shumë mundësi për koalicione, Z. Renzi tha që ne nuk bëjmë koalicion vetëm për të qenë në pushtet. Z. Basha, për hir të pushtetit, bëri një marrëveshje parazgjedhore diskredituese që akoma vazhdon ta mbajë peng atë edhe PD-në.

Rënien e rezultateve në zgjedhje Z. Renzi e quan “Një humbje të qartë, që imponon një faqe të re në PD”. Ndërsa humbja më e qartë e PD-së time nuk imponoi faqe të re por spastrim në PD.

Faqja e re të fillojë nga baza e partisë dhe me hapjen e komunikimit të saj me njerëzit – tha Z. Renzi. Kryetari im Basha e hap faqen me një “analizë dhe konsultim” farsë, që nuk dihet se kur fillon dhe kur mbaron, dhe komunikimin e shtrin deri tek një grup servilësh të paaftë, që nuk i lidh asgjë as me qytetarët dhe as me PD-në.

E kështu mund të bëhen shumë paralelizma. Por që të mos e marrë për keq Z. Basha po e mbyll duke i thënë që të mos më dëgjojë mua dhe ata që e kritikojnë. Vetëm dëgjo europianët dhe bëj siç bëjnë ata.

o.j/dita

March 5, 2018 21:05
Komento

4 Komente

  1. uAhahahahahahaha .thuaj qe s'jan karagjoza nastradinat March 5, 21:21

    sado qytetar te tingelloj kjo thirrje ,

    krahasimi i sherefedines eshte i pavlefshem .

    i pavlefshem sepse kemi te bejme me ,

    dy qenie komplet te ndryshme ne kulture nivel qyterarie e personalit .

    nji qytetare italian me nji nder kulturat qe i dha Jet Botes mbare
    vs
    nji islamisti qe vjen nga nji kulture myslimane ,
    qe do te thote
    ato
    qe per nji qytetare europian si Renzi jane antivlera
    per njerezimin ,
    per
    nji islamiste si basha jane vlera !

    Pra krahasimi eshte nji Fiasko .

    Dhe kte me se miri , e tregon ne praktike vet lylq!mi basha .

    Nji keshille miqesore gjithe fisit te sherfedinave ;
    Hiqni dore te gjithe nga e ashtuquajtura politike ,
    sepse ,
    cdo pjesmarrje e fisit tuaj ne politike con ne degjenrime
    te
    jovetem Shtetit ,
    por gjithckaje qe nenkupton shteti .

    e vetmja gje ku ju jeni ne elemtin tuaj si musulmane
    eshte tregetia .

    Pjesmarrja e musulmanit ne politike
    eshte nji
    dinamit/
    Tritoli posht tavolines se Shtetit .

    Tregohuni te dobishem per njerezimin e hiqni dore
    nga pjesmarrja ne politike
    nqs nuk i jeni betuar largqoftit djallit te anadollit ,
    qe ta shkaterroni
    Shqiperine me themel .
    Shifeni se ku e keni katandisur ,
    o qenie toxike e ksaj Bote !

    Reply to this comment
  2. Dibrani i heshtun March 5, 21:46

    Basha dihet qe eshte nje kastravec i modifikuar gjenetikisht ne serrat e familjes kriminale Berisha. Nuk kam iluzion per kete. Por edhe ti Sherefedin nuk ke pse jep leksione demokracie ne nje formacion partiak te kriminalizuar. Edhe ty te derrmoi vota e dibraneve kur kandidove krah Lulushes per Kryetar Bashkie ne Diber. Dibranet i dhane Sheros opingen por jo voten. dhe ti me paturpesi i ofendove duke u thene se dibranet e shiten voten per nje thes me miell te Rilindja. Apo jo? Prandaj rri afer Lulashit, fillo bythelepirjen se mbase te vjen rradha per ndonje kryetar komune.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit March 5, 21:50

    une mendova se ishte rubrika “Gojet e Liga”, Sherr-efendi Fshehu, ky qenka prej verteti

    Reply to this comment
  4. specialisti March 6, 09:19

    Shero
    Te kam mik.
    Mos u merr me politike por me ekonomi.
    Ti je brilant ne ekonomi. Je trajnuar dhe ke marre tituj ne Amerike.
    Ke qene staf i FMN.
    Me degjo mua. Mos u merr me politike por hap nje studio finance, pune te cilen do e beje shume mire.
    Te shkofte mbare, por jo ne politike. Lerja te rinjve. Edhe ti ke qene i ri kur e fillove. Do te gabojne por edhe do mesojne nga gabimet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*