WE rendit një shqiptare në listën e 100 grave më influente në botë

October 28, 2019 13:33

WE rendit një shqiptare në listën e 100 grave më influente në botë

Revista “Woman Entrepreneurs” ka klasifikuar Rudina Seserin si një ndër 100 gratë më me influencë në botë.

Sipas revistës, këto gra po riformulojnë botën e biznesit. “Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”-shkruan “Woman Entrepreneurs”.

“Ajo themeloi kompaninë “Glasswing Ventures” në vitin 2016, një kompani kjo që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale. Kompania me bazë në Boston prezantoi fondin e saj të parë prej 112 milion dollarësh në vitin 2018 dhe që atëherë ka investuar në 19 biznese.

Në muajin qershor, “Glasswing Ventures, prezantoi një platformë përshpejtuese për të ndihmuar themeluesit të ecin më shpejt me ndihmën e 34 këshilltarëve dbe me me një bazë të dhënash nga 16 mijë individë që firmat e reja përdorin për të gjetur talentin.

Teksa themeloi  “Glasswing”, Seseri thotë se i kushton çdo javë kohë të menduarit. “Diçka që mund të neglizhohet lehtësisht është koha e të menduarit. Bëni një hap pas dhe reflektoni: Ku jam? Ku po shkojmë?- thuhet në shkrim.

Disa vite më parë Seseri u kthye nga SHBA për t’iu futur politikës në Shqipëri, por e dorëzoi mandatin e deputetes pa e mbaruar atë pas disa përplasjeve me Ramën.

o.j. / dita

 

 

 

 

October 28, 2019 13:33
Komento

15 Komente

  1. Dash October 28, 13:43

    KOMPLIMENTI ZONJE ! Na ben krenare , dhe te uroj gjithe te mirat…..

    Reply to this comment
  2. Ela October 28, 13:49

    Rudinën e hoqi Rama nga deputete sepse donte të fuste rrugacët. Shtojeni historinë.

    Ikin keta si Rudina, futen rrugscet.

    Ndaj seanca parlamentare mbi hallet e popullit nuk bëhen kurrë: analfabetizmi bazik dhe ai funksional gjendet ne te dy krahet e platese.

    Nuk i ka zgjedhur populli aty, por kryetaret e partive!

    Normal qe atyre nuk u behet vone se po ikin njerezit e mendjes.

    Nuk u duhen! Analfabetet qe u duhen i kane per 4 apo 8 vjet!

    Aq u shkon vizioni i interesit krejt personal!

    Reply to this comment
  3. Gezimi October 28, 13:53

    Do ti prishet humori timonierit te tepsise PPP-ve kur ta marre vesht kete lartesim per ish deputeten e tij qe e ka fshikullu vence Ramen dikur.

    Reply to this comment
  4. VV October 28, 14:10

    Pse iku prapë kjo nga Shqiperia?

    Reply to this comment
    • Elton Sulejmani October 28, 14:14

      PSE IKU RUDINA

      Gjithmonë kam menduar se Faik Konica e ka tepruar disi me qëndrimet antishqiptare në shkrimet e tij . Më është dukur i padrejtë përçmimi i tij ndaj vendit dhe paraardhësve tanë edhe pse mund të ketë qenë pjesë e vizionit të tij kritik e qortues me qëllimin për të bërë korrigjime. Por që të jem i sinqertë jo rrallë e kam ndjerë veten time të zhytur në vrullin e zemërimit të Konicës që ndoshta shpeshherë ju ka pushtuar edhe ju. Diçka të tillë ndjeva duke lexuar një lajm të ditës sipas të cilit deputetja Rudina Seseri lë mandatin dhe kthehet në Amerikë. Në letrën e saj “të lamtumirës “ na thotë se do të vazhdojë të japë kontributin për rimëkëmbjen e Shqipërisë , shprehje që më tepër se një zotim apo ideal m’u duk veçse një mënyrë etike për ta bërë sa më të butë ndarjen. Ndoshta nuk kam të drejtë të ngre paragjykime mbi të ardhmen apo për ndonjë rikthim tjetër të saj, prandaj vendosa të sjell ndër mend të shkuarën.

      Nuk di pse imagjinata ime më shtyn të mendoj se Rudina ashtu si edhe unë ushqente një farë pakënaqësie apo qejfmbetje ndaj Konicës kur në vendin që ky dikur e pat quajtur Zululand mori vendimin të kthehej me dëshirën për të bërë diçka të mirë apo thjesht për të vërtetuar se Konica e paskësh gabim. Nuk mund të hedh dot poshtë as mendimin e disa skeptikëve se ajo është nisur vetëm nga disa ambicje personale me qëllimin për të bërë karrierë . Edhe kjo nuk më duket aspak gjë e keqe . Çdo njeri ka të drejtë të synojë për tu ngjitur më lart dhe le të ngjitet nëse është i zoti dhe e meriton.

      Imagjinata më lejon të mendoj edhe versionin që Rudina e mbështetur mbi tavolinën e saj të punës në një nga firmat prestigjoze në Amerikë, papritur të jetë zhytur në një ëndërr ashtu si personazhi i përrallës së famshme Liza që hyn në botën e çudirave. Por në këtë rast personazhi ynë me anë të ëndrrës së vet ndërmerr një udhëtim me misionin për t’u bërë drejtuese në botën e çudirave të Konicës . Endrrën e filloi duke u caktuar anëtare e Kuvendit Popullor që thuhej se qenkësh institucioni më i lartë që ” bënte ligjin “ në këtë vend. Ajo u nis me emocione si fëmija në ditën e parë të shkollës që e humb entuziazmin ditë pas dite kur në shkollë nuk bëhet mësim fare. Edhe pse e kishte menduar krejt ndryshe pozicionin e vet, s’kishte se ç’bënte tjetër, do të përshtatej si gjithë të tjerët. Kur u nis kishte përshtypjen se për një punë të tillë do t’i vlenin bagazhi intelektual dhe dituritë e fituara nga arsimimi në universitetin e Harvardit apo eksperienca e punës në Microsoft, por këto nuk kishin se ç’duheshin në një botë çudirash. Për më tepër aty diploma, grada e gjëra të ngjashme si këto shiteshin nëpër disa dyqane mode që ishin shtuar shumë këto kohët e fundit. Nëse kishe para mund t’i blije si t’i doje e sa të doje. Kishte menduar se për t’u përfaqësuar denjësisht në Kuvend nevojitej mençuri, urtësi e seriozitet , por si mund të ketë seriozitet në një botë çudirash e përrallash. Aty ka vetëm lojra të ndryshme të cilat duhet të dish t’i luash. Asaj jo vetëm që nuk iu dha mundësia të tregonte urtësinë në foltoren e kuvendit , për faktin se këtu lojrat zhvilloheshin rrugëve , por iu desh të mësonte e të luante bashkë me shokët. Aty pa ligjbërësit të bëheshin palaço e prestigjatorë cirku përpara njerëzve, të luanin “roja dhe hajduti” duke vjedhur nga xhepat e njëri-tjetrit si shami hundësh vullnetet dhe fuqitë e popullit, të luanin “shtëpirash“ në disa çadra përpara Portës së Lartë, një lojë të lodhshme gjer në sakrificë që në fund nuk e kuptoi se kush ishte fituesi dhe kush humbësi i lojës. Ajo u çudit kur u gjend pa dashje në disa lojra si “kungulleshka me vota” , “kukamfshehti me kuti” , “kala dibrançe me policë“ e deri edhe “lojë luftash” . Për të marrë pikë në këto lojra nuk nevojitej as zgjuarsia as bukuria e nje femre por në radhë të parë servilizmi. Një deputet i zoti duhej të ishte kokulur përpara komandantit dhe autoritar e kapo i bandës së të fortëve të lagjes se vet, me të cilët mund të bënte hile në lojë sy për sy apo ta prishte lojën fare kur nuk i pëlqente rezultati. Ndoshta ishte me fat që ishte bërë deputete ashtu si rastësisht me anë të një ëndrre pasi shumë nga shokët e tjerë ose e kishin blerë me para deputetllëkun ose ishin të fortët e lagjes.

      Kur iu dha mundësia të hynte në kuvend edukata e saj u trondit me themele. E gjeti veten brenda një familjeje të degjeneruar ku pjesëtaret e saj akuzonin e shanin njëri-tjetrin mashtrues, hajdut, vrasës, narkoman, të çmendur, pederast, puçist …. e deri te sharjet më të rëndomta nga ato me fis e me farë, ekskluzivitet këto të më të moçmit të fisit, i cili ua shpërndante deputetëve sharjet në grumbull si fara luledielli. Asaj i vinte shumë cudi që këta njerëz që gjithë ditën shaheshin e ziheshin , në mbrëmje uleshin rreth tryezes , hanin e pinin duke bërë gallatë me njëri-tjetrin si të ishin aktorë komedie që sapo kanë dhënë me sukses një shfaqje.

      Ndoshta sharjet dhe banalitetet apo lojrat me hile nuk mund të kenë qenë një arsye e fortë për ta trembur Rudinën, por kur disa lojra me gjeneralë e robër, me agjentë e puçistë, me plane A e B e C, me stilolapsa pistoletë e çadra mitralozë, u bënë aq të rrezikshme sa shkaktuan plagosje dhe humbje jete të kalimtarëve në rrugë, apo kur një mëngjes mund të merrte vesh se shoku i bankës mungonte në kuvend pasi nje natë më parë që vrarë në derën e shtëpisë, atëherë kishte vërtetë një arsye të fortë për të patur frikë. Kur një ditë prej ditësh Rudina shkoi në Kuvend, shokët dhe shoqet e saj që i kishin lënë orët e mësimit qeshën dhe u tallën me të. Ajo paskësh lënë nam që kishte kërkuar rrogën e vet , sepse deputetëve nuk ka se ç’u duhet rroga. Në botën e çudirave ka shumë mënyra të tjera që deputetët të marrin para dhe ato “pak” para të rrogës as që u hyjnë në sy . Aty ka një manual metodash të titulluar “Vjedhje me duar të pastra” ku mund të gjesh mënyra që nga dhuratat e marra me detyrim e deri te lojrat e fatit me liçensa, konçesione, privatizime, leje ndërtimi, importim plehrash e shumë e shumë të tjera si këto.

      Në botën e çudirave që dikur Konica e pat quajtur Zululand vjedhja është virtyt i shoqërisë ndërsa nderi shihet si diçka pa vlerë që më e shumta mund të bëhet skllav i ligësise. Këtu hajdutët nderohen , gradohen e bëjnë karrierë, ndërsa ata që nuk vjedhin tregohen me gisht si njerëz të pazotë. Në këtë botë çudirash ndodhin çudira të tilla si për shembull hajduti të shpallet viktimë e i vjedhuri fajtor , sepse drejtësia është diçka që blihet me para në dorë. Me para blihet çdo gjë , jo vetëm trupi por edhe shpirti. Ke para dhe je më i zgjuari , je më i dituri. Me para bëhesh deputet , drejtor , profesor e çfarë të duash edhe pa patur mend. Sepse këtu flet paraja dhe mendjet heshtin. Nëse ke aftësi dhe kërkon që të ngjitesh më sipër e ke tmerrësisht të vështirë, dhe kjo jo prej pamundësisë së mposhtjes së forcës së gravitetit, por sepse një mekanizëm i hekurt të shkel e të rrëzon sa herë që tenton të ngjitesh. Për t’u ngjitur ose duhet të paguash ose duhet të kesh pak fat që do të thotë të kesh një dorë magjike që ta zgjatin nga lart. Këtu reklamohen ca projekte si Brain Gain, që në të vërtetë s’janë gjë tjetër veçse një mënyrë për të kaluar ca fonde publike nëpër xhepa, se për të ‘mbledhur mendje’ nuk i intereson askujt. Jetojmë në mbretërinë e antivlerave dhe këto antivlera që na kanë zaptuar njëlloj si plehërat rrugëve ne i nderojmë e i ngremë ne piedestal. Magjia e parasë na ka bllokuar çdo vlerë njerëzore. Këtu blihet çdo gjë, blihen diplomat, blihet kandidimi, blihen votat , blihet një vend pune për mësuese fshati, blihet edhe buzëqeshja e një infermiereje apo një mjeku në spital. E keqja është se këto blerje na duken normale. Na duket shumë normale edhe “kafeja” e policit që na ndalon makinën ndonëse pa patur ndonjë shkelje edhe “kafeja” e rojes te porta. Jo vetëm që na duken normale pasuritë marramendëse të politikanëve, por ata njerëz ne i kemi lejuar të hyjnë e të na rrinë këmbëkryq në shtëpitë tona. Po na vjedhin bukën e gojës, po na tallin, po na marrin nderin dhe ne jo vetëm që nuk i nxjerrim jashtë, por bëjmë gjumë letargjik ose ç’është dhe më e keqja i adhurojmë si perëndi. Nuk e di nëse Rudina ashtu si edhe unë është ndjerë e zhgënjyer nga njerëzit e popullit të saj, që me urdhër të eprorëve dhe idhujve medioker dalin rrugëve e janë gati të bëjnë çdo gjë që kënaq interesat e komandantëve, ndërsa për veten e vet nuk ngrihen kurrë .

      Rudina në ëndrrën e saj u nis drejt Olimpit për t’u bërë pjesë e tij, por rrugës nuk pa asnjë hyjni. Shpesh i shfaqeshin përpara lukuni qensh që kishin zhvatur ndonjë kockë nga kufoma e shtetit. Si për çudi , gjë që nuk është e pamundur në një botë çudirash, ëndrra diku kishte ngatërruar rrugë dhe në vend të Olimpit ajo e gjeti veten në shpellën e hajdutëve. Gjëja që i bëri më shumë përshtypje ishte se ndërsa hajdutët ndanin plaçkën e grabitur, shqiponja e flamurit dhe e gjakut tonë, që ashtu si të gjithë ne edhe ajo e njihte për shpend të egër, ishte zbutur si një papagall që rrinte në supet e hajdutëve dhe përsëriste gjepurat e tyre.

      Rudina e la ëndrrën e saj përgjysëm, u ngrit edhe iku për të rifilluar jetën e saj normale. Po ne që mbetëm këtu ç’të bëjmë?! Njëra nga gjërat e pakta që dimë ta bëjmë mirë është që ndërsa harxhojmë kohë të zgjatura në kafene, të trazojmë me kafen e hidhur edhe keqardhjen për fatin tonë të keq. Pastaj do shfletojmë gazetat për t’u kënaqur me sharjet dhe batutat e politikanëve.

      Ndoshta Rudina nuk ka të bëjë fare me këtë trillim të imagjinatës sime dhe unë i kërkoj ndjesë që kam përdorur figurën e saj si personazh të kësaj rrëfenje. Gjithashtu nuk kam se çfarë t’ju kundërshtoj edhe juve që mendoni ndryshe pasi jeni të mbarsur me mllefe personale, politike apo thjesht jeni të zemëruar prej veprimit të saj . Por unë dhe ju e dimë shumë mirë se midis nesh ka qindra e mijëra Rudina, që dëshirojnë por kanë frikë të kthehen, që kthehen e prapë ikin apo që vetëm ikin për të mos u kthyer. Ky fund vjeshte shkëputi edhe një gjethe, ndoshta edhe shumë të tjera nga trungu i atdheut tonë. Kam besuar se gjethet e kanë vendin në pemën e tyre , vetëm aty mund të bëjnë fotosintezën, t’i japin jetë pemës dhe kuptim jetës së tyre. Por kur sheh se nuk ushqejnë as veten as trungun por krimbat që i kanë zaptuar, atëherë më mirë le të fluturojnë në erë se stina e jetës është e shkurtër. Nëse në kopshtet e huaja të këputura, të zverdhura ndihen edhe më me vlerë, atëherë unë me keqardhje ua pranoj largimin.

      Reply to this comment
      • Fatos October 28, 16:35

        O trap ik puno se nuk ndertohet shqiperia me llafet e tua si carcaf
        Po flusni per Rudinen sikur na ka shpikur pilafin

        Reply to this comment
        • Tartufi October 28, 19:20

          Fatos gastori,,,,, te shkruarit eshte pune,,,,dhe eshte pune e madhe kur shkruan bukur si Eltoni. Te shkruash shemtuar eshte fatkeqesi se me zhgaravinat nuk nderton as nje gje, Pilafi o gaztor nuk eshte shpikur se nuk eshte si kalldaja me avull ,qe u shpik ne Angli e te tjera dhe te tjera.

          Reply to this comment
  5. faro October 28, 14:58

    Me keqardhje e përcolla largimin e kësaj vajze!
    Sukseset e saj, ma konfirmojnë ndjesinë.
    Është humbje e madhe për vendin, kur njerëz kaq të aftë, nuk pranojmë t’i mbajmë në pushtet.
    Suksese Rudina!

    Reply to this comment
  6. Endri October 28, 16:17

    Shqiperia ka 90’000 punonjes administrate, 140 deputete, nje kryeminister, nje zv/kryeminister, nje president, 13 ministra, 32 zv ministra, 61 kryetare bashkie, 400 gjyqtare, qindra prokurore dhe mijera police.

    Ne si popull i paguajme keta 3 miliarde Euro cdo vit, qe te bejne punen e tyre, dhe te punojne per kete vend.

    Ama, asnje nga keta nuk paska faj per gjendjen ku eshte sot Shqiperia.

    Fajin e paska vetem ky popull legen qe nuk le punen dhe te gdhihet e ngryset duke protestuar ne bulevard

    Reply to this comment
  7. Dash October 28, 16:23

    Shume dakort “Redaktor “

    Reply to this comment
  8. Dashi October 28, 16:24

    Po do rrinte kjo ne kuvend me grigjat kurva??? Ktu esht vendi i te paafteve mediokerve baxhellave katunareve….Te lumte zonje e nderuar Seseri.

    Reply to this comment
  9. Rrespekt per Rudinen e meriton cdo vleresim October 28, 16:24

    Vleresoja shume ndjeshmerine , seriozitetin e pergjegjshmerie e saj

    si Deputete e Kuvedit te Shqiperise ,

    qe kishte per vendin e saj .

    Iku ,u dorehoq ,nga ai Kazan Parlametare ,

    per temos u ber pis e zhgenjyer nga Politika Shqiptare

    por edhe shoqeria ne pergjithsi e padenje te ishte pjees e asaj maskarade politike qe luhej ne Shqiperi .

    Rrespekte e cdo te mire Rudina

    Reply to this comment
  10. Fatmir Lohja October 28, 16:56

    Elton ke shkruar shume bukur.Na ke qukur trurin ku kemi frike te arsytojme.Revolta e juaj intelektuale mendoj se duhet te shtrihet me gjere, per te shpresuar se nje dite do te behet ky vend.

    Reply to this comment
  11. Jimi October 28, 19:00

    Rudina duhet vleresuar si shkenctare, me te cilen edhe ne bote jane te pakte ata qe e konkurojne, por kjo nuk do te thote se si politikane eshte e pakonkurushme!? Qe te jesh shkenctar i mire, nuk do te thote qe me patjeter duhet te jesh edhe politikan i mire! Kesaj mund ti themi qe ne vendin e duhur, nuk u gjend njeriu i duhur dhe ne kohen e duhur.

    Reply to this comment
  12. Lasgushi October 28, 19:04

    Ishalla bëhet kurani.Por me sa më kujtohet skishte sy për qabe.Po të zgjodhi Ed poturja,me nder m..Të shkon

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim