Ish-drejtori i FBI i përgjigjet me të njëjtën “monedhë” Trumpit

April 16, 2018 13:44

Ish-drejtori i FBI i përgjigjet me të njëjtën “monedhë” Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey është shprehur në një intervistë se “Trump është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.

“Presidenti ynë duhet të mishërojë respekt, t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, dhe më e rëndësishmja: të jetë i vërtetë”, ka thënë Comey.

Për sa i përket rrezikut të ndonjë shantazhi nga ana e Rusisë, Comey i referohet dosjes famëkeqe të Cristopher Steel, ish- spiunit britanik që mblodhi informacione të rëndësishme dhe paksa të sikletshme në Rusi.

Midis informacioneve që ai posedon, është një video nga autoritetet ruse që i përket vitit 2013, që tregon Trump-in në një hotel në Moskë me disa prostituta.

“Nuk e di nëse Trump ka qenë me ato prostituta-tha Comey, por edhe e pamundur nuk më duket”.

Në vijim të akuzave, Comey tha në intervistë se Trump i trajton femrat si “copa mishi”.

s.a/dita

April 16, 2018 13:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*