Ish-drejtori i Postës kallëzim penal ndaj ministres. Reagon Ekonomi: Po zbatoj ligjin

June 5, 2017 12:21

Ish-drejtori i Postës kallëzim penal ndaj ministres. Reagon Ekonomi: Po zbatoj ligjin

 

Ish-drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi për shkarkimin nga detyra.

Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë, ai tha se nuk ka asnjë motivacion për shkarkimin e tij nga detyra.

Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi që është pasojë e urdhrit të saj në shkelje të ligjit për shpërdorim detyre.

Nëse do kishte diçka ligjore që unë kam  shkelur, do ishte e ndershme të jepej arsyeja. Sot s’kam asnjë letër të shkruar, përveç urdhrit për lirimin nga detyra. Nuk e di, po është e nevojshme që  në këtë situatë të kemi arsye logjike, qoftë edhe joligjore”, tha Majlind Lazimi.

Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi në një reagim tha  se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.

Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.

Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës.

June 5, 2017 12:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*