Ish-drejtuesi i fushatës së Trump shpallet fajtor për mashtrim financiar

August 22, 2018 11:55

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump shpallet fajtor për mashtrim financiar

Ish-drejtuesi i fushatës së presidentit Donald Trump është shpallur fajtor nga Gjykata e Virxhinias për 8 krime financiare.

Paul Manafort është shpallur fajtor për mashtrim tatimor, mashtrim bankar dhe mosplotësim të llogarive të bankave të huaja.

Prokurorët paraqitën dëshmi për mënyrën e jetesës luksoze të Manafort-it, duke përfshirë fotografitë e një palltoje që kushton 15,000 dollarë. Por gjykatësi e hodhi poshtë provën e prokurorisë, duke thënë se “nuk është krim të kesh shumë para”.

Ndërsa prokurorët këmbëngulën, duke nënvizuar se shpenzimet e tepërta ishin mundësuar nga 31 llogaritë e tij të huaja bankare.

Data e dënimit nuk është caktuar ende, pasi gjyqtari u ka dhënë prokurorëve kohë deri më 29 gusht për të vendosur nëse do të kërkojnë një gjykim të ri mbi 10 akuzat e tjera që rëndojnë mbi Manafortin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dalë atij në krah, duke thënë se gjyqi ishte pjesë e një gjuetie shtrigash.

Ky është gjyqi i parë penal që del nga hetimi i departamentit të drejtësisë për ndërhyrjen e dyshuar nga Rusia në zgjedhjet amerikane, ndonëse asnjë akuzë drejtuar Manafortit nuk kishte lidhje me ndërhyrjen në fjalë.

69-vjeçari ishte një figurë kyçe në rrethin e brendshëm të Donald Trump. Ai që e fundosi Manafortin ishte ish bashkëpunëtori i tij në fushatën e Trump, Rick Gates. Ky i fundit ka pranuar se ka marrë mijëra dollarë nga Manafort, për ta ndihmuar atë të kryejë krime financiare.

s.a/dita

August 22, 2018 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*