Ish-drejtuesi i ‘Top Gear’ pushime në Sarandë

August 17, 2016 19:20

Ish-drejtuesi i ‘Top Gear’ pushime në Sarandë

Ish-drejtuesi i emisionit të famshëm ‘Top Gear’, Jeremy Clarkson, ndodhet për pushime në Shqipëri.

Këtë fakt e bën me dije vetë ai, teksa  ka publikuar fotografi nga Saranda në Instagramin e tij.

Duket se Clarkson ka udhëtuar me jaht drejt Shqiperise pasi pak ditë më parë ka publikuar foto nga Majorka.

Jeremy është një personazh mjaft i dashur në Britani dhe SHBA. Seria e emisioneve me makina të shpejta, sipas mediave britanike ka humbur shkëlqimin pas largimit të tij.

Kjo është hera e dytë që Jeremy Clarkson viziton Shqipërinë.

98

August 17, 2016 19:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*