Ish-gardisti i “grupit të zjarrit” padit ministrin Tahiri, kërkon 20 muaj pagesë

November 4, 2013 10:01

Ish-gardisti i “grupit të zjarrit” padit ministrin Tahiri, kërkon 20 muaj pagesë

Ish-komandanti i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, Agron Malaj, i është drejtuar Gjykatës për të kundërshtuar shkarkimin e tij nga detyra. Malaj, i lakuar si një nga anëtarët e “grupit të zjarrit” gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, u lirua nga detyra me urdhër të Ministrit të Brendshëm më 18 tetor. Dy javë më pas, ish-gardisti ka bërë padi në Gjykatën e Tiranës, nëpërmjet të cilës kërkon anulimin e këtij urdhri. Padia e ish-oficerit Malaj, është regjistruar më 30 tetor në Gjykatë dhe mban numrin 189222. Si palë e paditur në këtë kërkesë është Garda e Republikës dhe Ministria e Brendshme. “Anulim i urdhrit nr. 581, datë 18.10.2013 të ministrit të Brendshëm”, thuhej në objektin e kërkesë-padisë. Në të njëjtën padi, Malaj kërkonte pagën e 20 muajve për prishjen e kontratës së punës dhe vjetërsinë në punë. Kërkesa e Malaj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Enkela (Bajo) Vlora, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë.

 

November 4, 2013 10:01
Komento

1 Koment

  1. Bocari November 4, 13:22

    Mire e ke ushtar, se nuk denohet vetem gishti qe leviz pas urdherit por urdheri qe leviz gishtin, thuaj gjykates se kush e dha urdherin per te qelluar “ne qiell” me plumba te vertete qe shuajten jeten e njerezve qe leviznin ne rruge.
    Por edhe ti nuk je pa faj. Rroga nuk te takon si ushtar i nje garde, qe vret popullin e vet qe e ka zgjedhur per ta mbrojtur. E di ti zoteri qe urdheri duhet te zbatohet ne qellim te funksionit qe je punesuar dhe jo te personit qe e jep, sepse ai ne kete rast psh. eshte nje kriminel dhe ti ke qene dora e kriminelit dhe akoma nuk e ke denoncuar ate. E leove se cfare kane bere koleget e tu ne 1997 ne rolin e pilotit ne Vlore. Ata jane heronjte qe duhet te marrin rroga dh te shpallen heronj te popullit, por atkeqesisht qeveria nuk ka akoma kohe te merret me heronjte se ka shume pune me plehrat qe po e mbysin vendin. Une per vehten time do kisha turp te kerkoja ate qe kerkon ti. Populli thote cdo sheleg varet prej kembes se vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*