Ish-imami i arrestuar nga amerikanët, një nga grabitësit e Rinasit

April 23, 2019 09:29

Ish-imami i arrestuar nga amerikanët, një nga grabitësit e Rinasit

Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj është arrestuar njëri nga autorët e grabitjes dhe tre bashkëpunëtorë.

Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja është njëri nga autorët e grabitjes. Bashkëpunëtorët janë; Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe Klement Çala.

Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e “vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”,  që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.

Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Çalën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.

Ndërkohë Oliton Veseli, që është njeri nga autoret e grabitjes rezulton se ka qenë në Jemen me studime, më pas ka ikur në Afganistan dhe është burgosur nga amerikanët për terrorizëm.  Më parë ka qenë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij administron një pizzeri në Fushë-Krujë, pas së cilës dyshohet se fshihet Dash Kupa i dënuar për grabitjen e autoblindave me para të bankave në Qafë-Kashar më 2017-ën.

o.j/dita

April 23, 2019 09:29
Komento

6 Komente

  1. Hoxhe efendiu April 23, 10:06

    Aaaaaaa ! Dogrid Bir Shahin !

    Reply to this comment
  2. mirel April 23, 13:40

    Vrasje e Punonjesve te Policise, ne bashkepunim me te tjere, e mbetur ne tentative.
    Ke cyryk keni marre per gazetar.
    Nga vrasja e punpnjesve te policise i vdekur rezultoi Murataj..

    Reply to this comment
    • I tille je ,sa here qe hap gojen April 23, 17:03

      Paske qene atje edhe ti b.qiri @mire ?! E zbulove veten pa dashur dhe i lehteson punen policise . Po vazhdove keshtu , do te fitosh statusin e bashkepuntorit me hetuesine dhe do te kesh perfitime gjate gjykimit ! Cfar mut burri qe je zotrote !

      Reply to this comment
  3. MH April 23, 14:11

    Jo vetem cyryke gazetar.Po dhe gazeta cyryke qe nuk e bajne serioze me pergjegjesi cdo informim qe kalon ne gazete para se te dalin ne treg.Bani e doli fjala.Nuk hyn ma fjala:Hyn fjale nga dole.
    Mjafton te informohemi.
    Po ne,cdo dite ia kemi marre doren e fitue eksperience per ti kalue ne site gafat e gazetarve te gazetarise Albanistan.

    Reply to this comment
  4. Mark U.K April 23, 15:05

    Ai qe ka liruar ket Imamin duhet te kalbet ne burk.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*