Ish infermierja vdes në moshën 95-vjeçare, pasurinë ia lë spitalit ku punonte dikur

August 12, 2018 22:32

Ish infermierja vdes në moshën 95-vjeçare, pasurinë ia lë spitalit ku punonte dikur

Një ish infermiere në Trieste, e cila ndërroi jetë pa të afërm pranë, ia la të gjitha pasuritë e saj spitalit të Triestes, ku kishte punuar në pjesën më të madhe të jetës.

Maria Bologna ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare. Ajo kishte kursyer plot 600 mijë euro, të cilat ia dhuroi ‘post mortum’ spitalit ku kishte punuar.

Me shumën e parave, spitali do të krijojë një dhomë të re të veshjes, do të blejë mobilje dhe pajisje për vendin e ri të imunotransfuzionit dhe për qendrën e vetme të administrimit të ilaçeve kundër tumoreve, si dhe do të modernizojë mensën dhe hyrjen.

Tg.com. it shkruan se gruaja vdiq në vitin 2017, por vetëm pas disa muajsh dhe shumë burokracish, më në fund ndërmarrja spitalore e Triestes arriti të marrë trashëgiminë.

Projektet që do të kryhen me anën e trashëgimisë së gruas bujare, janë futur tashmë në planin tre-vjeçar 2018-2020, për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e veprave spitalore.

s.a/dita

August 12, 2018 22:32
Komento

1 Koment

  1. gjermani i fundit August 12, 23:24

    Saliu mund te marre shembull nga kjo infermierja. kur te kepuse qafen ti lere me testament pasurine spitalit Nene Tereza, kurse Jozi ti lere pasurine institutit te kallamoqit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*