Ish-këneta e Maliqit do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike

April 11, 2016 15:21

Ish-këneta e Maliqit do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese diskutoi pr/ ligjin për ndryshimin e statusit nga tokë bujqësore në zonë minerare të sipërfaqes prej 288 ha, për shfrytëzimin e torfave për prodhimin e energjisë elektrike, në zonën e ish-Kënetës së Maliqit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë pr.ligj, studimet gjeologjike dhe minerare, e kanë përcaktuar zonën e ish-kënetës së Maliqit me përmbajtje e sasi të konsiderueshme torfash, materiale këto shumë të përshtatshme për djegie në impiante të prodhimit të energjisë elektrike.

Për shfrytëzimin e torfave në zonën e ish-kënetës së Maliqit, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kanë ardhur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme.

Ndërsa vetë Qeveria është e interesuar për zhvillimin e projekteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar lloje të ndryshme të burimeve vendore të mineraleve energjetike me cilësi relativisht të ulëta, siç janë edhe torfat e Maliqit.

Projekte të tilla janë me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të prodhimit të energjisë elektrike. Për këtë arsye, projektligji në fjalë i hap rrugë përdorimit të tokës bujqësore në këtë zonë, për shfrytëzimin e torfave për prodhimin e energjisë elektrike.

 

 

April 11, 2016 15:21
Komento

8 Komente

  1. elio April 11, 15:56

    Kot me pyt, e dina keta “trofta” se sa ndot “trofa’ po te perdoret per energji elektrike…E dine keta qe eshte totalisht antiekonomike dhe ambientale aq me teper qe per 2 vjet vjen tubi nga Azerbaixhani me gas metan???
    Keta burokrate qe mezi presin ti thone ndonje llaf te mire “shefit” per rritje investimesh…jane TOCA..

    Reply to this comment
  2. demo April 11, 16:43

    Cohuni fshatare te fushes se Korces!Mos lejoni ta bejne pershesh fushen e Maliqit! Nuk behen hesapet pa hanxhine.Hanxhiu jeni ju.Grisjani letrat,qe firmosin ne Tirane,se nuk ka pushtues ta kete trajtuar kete vend ne kete menyre.Konsiderojini pushtues dhe vurini pushken!

    Reply to this comment
  3. ZX April 11, 17:57

    ENVERI MEZI E THAHU KETA PO E PJERDHIN ……

    Reply to this comment
  4. SHPRESEHUMBURI April 11, 18:39

    Puna me e poshter dhe antikombetare qe mund te behet ! Perdorimi i torfes,jo vetem do te demtonte rende ambientin ekologjik te zones , por do t`i sillte nje dem te pa llogaritshem fushes se Korces . Per tharjen e kenetes se Maliqit, ky popull ka investuar shume ,deri sa e ktheu ne nje fushe produktive me rendimente shume te larta . Politikat e me voneshme kane qene thellesisht antikombetare dhe te pa interesuara per fatet e ekonomise se vendit dhe te ardhmes se femijeve tane , ndaj kjo fushe u la pas dore e ne harrese , per t`u kethyer serisht ne kenete . Bota sot po ben te pa munduren te rrise siperfaqet e tokes ne prodhim ,kurse idjotet tane politike dhe ekonomike , bejne krejt te kunderten .Holanda i ka marre detit gati nje te treten e siperfaqes se saj , kurse ne , edhe pse e kemi mjaft te pakte token bujqesore , mendojme ta shkaterrojme teresisht . Vetem pushtuesit e banditet mund te sillen keshtu me kete vend .
    Ky do te ishte nje lajm ogurzi , jo vetem per rajonin e Korces ! Do te ishte i pa falshem per cdo shqiptar , qendrimi indiferent per akte kaq flagarante antikombetare.

    Reply to this comment
  5. nextgeneration April 11, 20:15

    Idiotesi totale, torfa mjet primitiv qe me shume ndot sesa prodhon energji, ta beni si teci i vlore 100 milion€ te heduhra ne hala

    Reply to this comment
  6. Plaku i mocem April 11, 21:24

    Nuk mund te justifikohet tradhetia kombetare per fundosjen e ujqesise me parrulla e demagogji energjie elekrike nga torfa.Veprimi i tille kerkon te terheqe vemendjen nga varri i pa mbyllur i bujqesie,vepre me antikombetare e ketyre 26 vjeteve.Shkaktaret e kesaj katraure ne Bujqesi duan t’u hedhin hi bujqerve dhe shqiptareve,nuk do ja dalin

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit April 11, 22:12

    Torfat cfare jane, te ma falni injorancen.Mos u thone bujashkave apo kallamishteve? Kam degjuar per centrale qe djegin plehra urbane por centrale me torfa s’me ka zene veshi.Po centrale me gjethe preshi pse nuk e provoni, ben vaki dhe na nxjerr nga selameti.

    Reply to this comment
  8. Dibran April 12, 08:41

    KORCARE !!!!!!
    Ju bej thirrje nga DIBRA …….
    Vetem ju( nga gjithe qytetet tjera) kishit mbetyur pa tymosur dhe pudrosur….
    QEVERIA MENDON PER JU!
    Relacioni thote:
    Per 288 ha jane ofruar (PRA JANE OFRUAR) kerkesa nga disa subjekte te ndryshme per ti shfruytezuar, per te djegur token tuaj dhe per te fituar ATA!
    VETEM ATA ATJE LART!!!!!!!!
    Ne kete vend duhet nje TOPEKUQ, edhe me i dunshem se ai qe dje beri 31 vjet nga vdekja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*