Ish-komandanti i NATO-s: Maqedonia, shteti i rradhës që…

September 27, 2017 22:40

Ish-komandanti i NATO-s: Maqedonia, shteti i rradhës që…

Maqedonia është shteti i radhës që do të anëtarësohet në NATO, deklaroi ish-komandanti i Aleancës, James Stavridis, i cili shtoi se ky do të ishte hapi i radhës drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit.

“Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje që me Maqedoninë ta zgjidhë çështjen e emrit, që do të hapë derën që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Theksoj se Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës”, tha Stavridis për “Zëri i Amerikës”.

Edhe Zv/Presidenti Mike Pence në emër të presidentit Donald Trump më herët përsëriti mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në aleancat euroatlantike.

“Pence ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë dhe inkurajoi qeverinë të vazhdojë me reformat prioritare që e çojnë Maqedoninë drejt asaj rruge”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. tesheshi.com

September 27, 2017 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*