Ish-kreu i SHIK: Mbi 1 mijë të vrarë, ja pse dështoi CIA në vitet ’50 në Shqipëri

September 6, 2016 09:39

Ish-kreu i SHIK: Mbi 1 mijë të vrarë, ja pse dështoi CIA në vitet ’50 në Shqipëri

Studiuesi Irakli Koçollari, ish-shef i Shërbimit Informativ Shtetëror, zbulon dokumentet e CIA-s amerikane ku, sipas të cilave, grupet diversante që kanë hyrë në Shqipëri në vitet 1948-1956 kanë vrarë mbi një mijë roje kufiri, oficerë dhe civilë të pafajshëm gjatë misioneve të tyre, ndërsa shërbimet kufitare shqiptare kanë asgjësuar apo kapur 300 prej tyre.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Koçollari shprehet se dështimi i misioneve të huaja që hynin në Shqipëri nga ajri apo dhe nga toka kishin si qëllim rrëzimin e pushtetit të dalë pas luftës, ndërsa merita për asgjësimin e tyre ka qenë plotësisht e inteligjencës dhe trimërisë së forcave shqiptare.

Këtë fakt ai e mbështet në dokumente sekrete tashmë të deklasifikuara të shërbimeve të huaja, sipas të cilave ka qenë faktori shqiptar që ka çuar në dështimin e këtyre misioneve, jo bashkëpunimi me rusët siç besohet gjerësisht.

Koçollari për herë të parë tregoi në emision se dokumentet fillojnë që me planin e parë në ’49 për operacione kundër Shqipërisë.

Plani prej 97 faqesh, në vitin 1949 u hartua nga Frenk Wizner, një nga oficerët e lartë të CIA-s dhe synonte rrëzimin e pushtetit komunist të dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas Koçollarit, në takimet me ekspertët e CIA-s në ditët tona, dështimi i këtyre misioneve pranohet hapur, edhe pse ky fakt është mbajtur sekret për dekada të tëra.

 

 Zoti Koçollari, më ndjeni të them se teoria juaj se shërbimet sekrete të huaja në Shqipëri kanë dështuar për shkak të shqiptarëve, nuk më ka mbushur ndonjëherë mendjen plotësisht…

Është normale të tundohesh dhe të ruash këtë mendim. Hamendësitë e kanë një bazë, por unë do të doja të thoja që operacionet e tyre kanë dështuar këtu. Tani jemi përpara një kohe tjetër dhe kemi edhe gjëra të tjera, të cilat fatmirësisht mbështesin konkluzionin tim që dështimi nuk ka qenë për shkak të rusëve.

Po të kujt?

Merita i takon vetëm specialistëve të shërbimit sekret shqiptar. E pranon njeriu i parë që shkroi për këto operacione të organizuara nga CIA, bashkë me të cilën ka qenë shërbimi sekret britanik, shërbimi sekret jugosllav (të dihet mirë) dhe shërbimi sekret grek.

Natyrisht kanë qenë edhe italianët bashkëpunëtorë të këtij plani.

Duhet kuptuar një gjë që ata nuk do të vinin vetëm nga ajri dhe ju duhej edhe mbështetja e grekëve, përmes territoreve të tyre.

I pari njeri që shkroi për këto operacione, të cilat e kanë marrë çertifikimin që kanë dështuar përpara shqiptarëve, është Nikolas Bethel, në një botim në vitet ’80, “The great betrayal”.

Ai është i pari që ka thënë se dështuan dhe gjithçka u mbajt në heshtje për këto operacione. Ka një ligj që quhet FOIA, që detyron vendet të deklasifikojnë mbas 30 vjetëve dokumentacionin e mbajtur sekret. Çuditërisht këto operacione janë mbajtur sekret më shumë duke shkelur edhe këtë ligj. Pyetja që shtrohet është “Pse pikërisht me keto informacione ky ligj nuk u respektua?” Natyrisht ka shumë arsye, të cilat thuhen tanimë.

Ai thotë se jo vetëm dështuan, por duhet kuptuar që dështimi nuk lidhet vetëm me filmin, por me shërbimin shqiptar të sigurisë.

Tani jemi në një stad tjetër. Pas tij ka edhe shumë autorë të tjerë që flasin për këto operacione. Por ajo që është me shumë rëndësi është deklasifikimi i materialeve.

Dokumentet fillojnë që me planin e parë të hartuar për vendimin e marrë për operacione kundër Shqipërisë dhe plani për mua është një plan për t’u admiruar.

Pasi bëri një analizë të situatës dhe si e vlerësojnë amerikanët Shqipërinë, autori përcakton në mënyrë konkrete, në një plan prej 97 faqesh, në vitin 1949. Plani i parë i cili i hap rrugë ndryshimeve është miratuar.

Hartuesi është Frenk Uizner, një nga kuadrot e CIA-s, i cili ka vdekur herët për shkak të një sëmundejeje. I biri i tij është rikthyer në politikë dhe i është rikthyer temës së shqiptarëve.

Frenk Uizner Junior ka qenë ambasador në Kosovë dhe shumë pozitiv në çështjen e pavarsisë së Kosovës.

Dhe çfarë synonte ky plan?

Plani e thotë hapur. Përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e një qeverie pro perëndimore, pro amerikane.

Si do të realizohej?

Përmes operacioneve sekrete dhe luftës së ftohtë. Duke krijuar baza, rekrutuar njerëz, të cilët do të krijonin terrenin e duhur.

Në letër thatë se plani ishte i mirë. Po në zbatim?

Ata kanë hyrë, kanë kryer veprime spiunazhi, por ka edhe nga ata që janë kapur dhe janë shtënë në kurthe, ndër agjentët më më të aftë të amerikanëve.

Pse dështoi, çfarë ndodhi?

Ka një sërë arsyesh. E para, ata që erdhën i takonin një kontigjenti njerëzor që ishin kolaboracionistë, ishin larguar bashkë me pushtuesit. Një pjesë e tyre u gjykuan për krime lufte, opinioni i njihte si të tillë.

E dyta, e vërteta është që terreni nuk njihej si duhej. Operacionet filluan në vitet ‘50, nga 44 kishin kaluar disa vite, ndërkohë këtu ishin ngritur institucione që kishin marrrë masa për të parandaluar veprimet dhe kishin një lloj eksperience.

Heronjtë cilët ishin, oficerët e sigurimit, kufitarët që mbronin regjimin komunist, apo diversantët që donin të rrëzonin atë regjim?

Amerikanët por edhe shërbimet e tjera që kanë organizuar këto operacione shprehen që veprimet nuk janë legjitime. Në analizën e dokumenteve bëhet e qartë ç’ishte e ligjshme dhe ç’ishte e paligjshme.

Amerikanët i qëndruan konsekuentë mendimeve të tyre, për rrëzim të regjimit komunist, por kurrë për copëtim të Shqipërisë. si grekët e jugosllavët. Ata ishin për një Shqipëri sovrane, por me një qeveri pro perëndimore.

Kur për herë të parë nisin plane për ndërhyrje ushtarake nga jugosllavët, amerikanët kanë ndërhyrë me deklaratë të pashpallur publikisht, që vërtetë ne po bëjmë këto operacione, por ne nuk do të lejojmë askënd të cënojë sovranitetin e këtij vendi.

Pse të mos themi që kjo përçarje është arsyeja e dështimit?

Jo.

Hekuran Bobrati, Hasim Aliko… Si dalin këta personazhe në këndvështrimin tuaj, sipas studimeve? Pse ju i vlerësoni këta shqiptarë?

Këtu ka përballje të intelektualëve të fushave të inteligjencës, për të arritur një synim të caktuar politik, pra një plan që bëhet për të arritur objektivin dhe një kundër plan për ta penguar. Këtu përballen 2 grupe. Këta njerëz përballuan luftën e ftohtë dhe për dështimin e operacioneve, meritën e kanë këta njerëz. Ka edhe të tjerë që nuk njihen, si Pilo Shanto, një nga punonjësit e inteligjencës së asaj kohe.

Sa të vrarë pati kjo luftë? Të gjithë shqiptarë sihin?

Po, nga ato që di unë, nga grupet e dërguara nga CIA dhe shërbimet e tjera janë rreth 300 të kapur dhe të vrarë, ndërsa, këta njerëz vranë roje në kufij, njerëz të pafajshëm, i kalon mbi 1 mijë të vrarë.

Në cilat vite saktësisht?

Ka filluar në vitet ‘48 dhe ka përfunduar në ‘56.

Sipas jush, a e shfrytëzoi partia gjithë këtë, sapo morën pushtetin?

U shfrytëzua patjetër edhe nga propaganda. Ka një gjë të çuditshme që e thonë dokumentet amerikane dhe të tjera, sepse ata e kanë parashikuar që do të ketë një propagandë. Prandaj në dërgimin e gjithë grupeve është bërë kujdes i madh, që të mos dalin në mënyrë të drejtpërdrejtë, që është dora e shërbimeve sekrete perëndimore, por janë organizime të vetë shqiptarëve në perëndim.

Në takimet tuaja me personalitete të rëndësishme të CIA-s e të tjerë, a është prekur ndonjëherë kjo temë?

Së fundmi institucionalisht, gjithnjë e më shumë ata pranojnë që dështimi u ka ardhur nga shërbimi shqiptar.

 

 14248989_1829575853955210_876271913_n

 

 

 

 

 

 

September 6, 2016 09:39
Komento

14 Komente

  1. ShkoDrani September 6, 10:17

    Numri i sakte i viktimave nuk percaktohey nga raporte me burime te dyshimta, por nga vete shteti shqiptar, dhe fare lehte ky numer mund te vertetohet ne Arkivin e Shtetit dhe te MPB-se. Dihet mire se shteti shqiptar ka bere nje loje agjenturore duke ushqyer sherbimet e huaja sekrete me te dhena te pasakta. E tani keta te dhena Koqolari i paraqet si te verteta…Hmm

    Reply to this comment
    • Alban September 6, 12:35

      Qenke idiot ti plako. Kush shtet shqiptar I paska dhene informacionet te pasakta, shteti I Enverit? Po lexoje pak me mire ore klluf keto jane informacionet qe amerikanet kane marr nga terreni me agjentet e tyre. Pra shqiptaret kolaboracionist dhe agjenturat jugosllave e greke njoftonin amerikanet per sa njerez kane vrare.

      Reply to this comment
    • Eja Drani September 6, 12:36

      ShkoDRAN,
      Na vjen keq qe ua kemi futur amerikaneve,inglizeve,grekerve,jugosllaveve…por nuk mund te benim ndryshe..Tani edhe ata nuk jane shume te merzitur..ka kaluar shume kohe dhe u ka ikur inati..

      Reply to this comment
    • mandi September 6, 12:43

      Qe sherbimi intelegjen shqiptar ,i shpartalloj CIAN me gjithe c i shkonin nga pas,perfshi UDB ,ASFALI etj,kete e dine gjithe bota. Toni Bler e pranoj boterisht deshtimin ,mire eshte qe edhe keta birbot e CIA-s,ta pranojne….Dhe te mos hane mut duke thene se ishte Kim Filbi, etj etj,brockulla…

      Reply to this comment
  2. Agim Hamiti September 6, 11:48

    Pergjigje yotit Kocollari.
    Letër e një Azilanti nga Brukseli

    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Letër e hapur drejtuar:– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.– Ambasadorit amerikan në Tiranë.– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
    NDËRLIDHUR

    > Hasani Akuzon Ibrahimin për Rrugaçëri
    > A do të Kemi edhe një Dron Ndaj Kombëtares Serbe?
    > Politka e Sëmurë e Përendimit dhe Refugjatët
    > Të Jetosh në një Vend të Korruptuar

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:

    “Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.

    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:

    “Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.

    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.

    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.Rastësi?

    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:

    “Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.

    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.

    E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli3609 BROADWAY, Apt. 4L,NEW YORK, N.Y. 10031U. S. A.Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e RiorganizuarRr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.

    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.

    Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.

    Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.

    Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.

    Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.

    Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.

    Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.

    Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.

    Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.

    Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.

    Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.

    Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim HamitiP. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.

    Reply to this comment
    • Andrea Cino September 6, 17:21

      …nuk mora vesh gjë…. na del amerika e dlirë që edukon dhe ish sigurimsa me modelin “oooohhh please” të një shteti avanguard… dhe amerika dështuese nga një diktator vogëlush shqiptar… jeni një shkrues që dini ca elementë me hamëndje nga një i burgosur por që dini dhe opinionin popullor shqiptar “pro” amerikan, prap me hamëndje.. jeni me botkuptim antiEnver por i bëni jehonë ca kalecave që i kanë shërbyer atij regjimi si heronj… nuk ju kuptoj… se ku i gjeni ca të vrarë me bindje absolute që kanë skenar të organizuar nga zyra sekrete që edhe fëmijët e Mehmetit janë në dyshim për vetvrasje që kanë qënë aty… kurse ti di nga “a” tek “zh”….

      Reply to this comment
    • beni September 6, 19:15

      Zoti hamiti
      Ngjarjet mbas 48 jan te nje profili ku enveri dhe klani tij orjental ekstremist eleminoj per pushtet kristjanizmin e iden e koci xoxes per ta ber shqiperin nje federat ballkanike dhe nje bashkepunim ekonomik rajonal me interesa te perbashketa pa nacionalizem pa ekstremizem ashtu sic veproj edhe tito qe popujt te jetojn ne paqe dhe denoj nacionalizmin ekstrem pa mar parsysh se kush ish shqiptar ,serb kroat apo slloven,boshnjak e ku ta di un! Tito u hapi rrugen tregtis bashkepunimit me amerikanet perendimorve natyrish edhe lindjes e russis por nuk pranoj traktate nato apo varshave?
      Ne na i ka fain vetvetja dhe ideologjia orjentale sepse nuk harim te integrohemi ne kulturat europiane?
      Kam pas te bej me shum e shum armiq te ashtuquajtur nga regjimi orjental ekstremist i hoxhes apo i berishes,dhe nuk rezulton ashtu sic na kan prapaganduar jan paqesor dhe te hapur kur vjen fjala se nuk jan inferiore ndaj islamit te civilizuar shqiptar dhe vleresojn se mundet te bashkepunohet me ta ne shum fusha ekonoike e politike per interesa te perbashkta,por qe ekstremiste kerkojn te ruaj pozitat e pushtetit dhe her pas here hedhin vrer mbi inteligjencen fqinje?
      Largoju nacionalizmit ekstrem si i demshem per ecjen e popullit shqiptar perpara dhe integroju ne kulturat europiane!

      Reply to this comment
  3. fteri September 6, 15:12

    ****Të flasësh për veprimtarinë e bandave të huaja ,amerikane ,angleze,greke,jugosllave ,italiane etj që u hodhën si grupe e reparte të stërvitura e të armatosura me shqiptar të arratisur ,por dhe armiqë të brendëshëm në shqipëri mbas çlirimit atëdheut me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor të regjimit komunistë të E.Hoxhës ishte një veprimtari e zezë e egër agresive ,subversive e pa drejtë organizuar nga zbulimet e huaja amerikane ,angleze ,italniane,greke,jugosllave në bashkëpunim me ballistë ,zogistë ,bajrektar,zagarë ,të njollosur në krime makabre e ata që kishin lyer duart me gjak shqiptarësh. që u larguan së bashku me pushtuesit dhe se ishin të financuar ,të organizuar e të stërvitur ushtarakisht me teknika moderne intelegjente agresive e subversive në formacione bandash të organizuar deri në dhëmbë me armatime e municione moderne shumë të sofistikuar u hodhën nga viti 1946 e deri v.1956 ku kryen edhe terror ,vranë e prenë njerëz të pa fajshëm aktivistë e aktiviste njerëz të devotshëm që ndërtonin shqipërinë e re.
    ****Por sigurimi i shtetit shqiptar duhej të mbronte me çdo kusht lirinë ,pamvarsinë,dhe integritetin e atdheut dashur ,dhe personazhet më të spikatura të armës sigurimit shqiptar që shkatrruan këto banda dhe bënë që këmbët e banditve të mos u zënë dhe në tokën shqiptare e të dështojnë me turp ishin si H.Pobrati,A.Aliko ,K.Hazbiu,R.Kolli,Pal Mëlyshi,I.Seiti,M.Dodani,H.SHurdhi që përmes radilojave të famshme “Buza e bredhit ” ,”Liqeni i Vajkalit “,dhe “Fronti i Rezistencës “,për vite me radhë në kushtet e ekzistencës së luftës ftohtë të supërfuqive agresive kundër shqipërisë heroike ,sigurimi shqiptar vu në lojë sigurime e zbulime potente të kohës ,bënë të pa mundur ralizimin me dhunë dhe përmbysjen me kryengritje të armatosur të pushtetit popullor të fituar me gjakun e herojve dhe dëshmorve të atdheut.
    ****Bandat shpartalloheshin falë gjakftohësisë,mençurisë ,pregaditjes ,besnikrisë ,trimërisë të personazheve të spikatura të oficerve të sigurimit të shtetit të gjitha bandat kriminale që dërgoheshin nga zbulimet e huaja kundër vendit tonë përfundonin turpësisht me dështim ato shpartalloheshin e asgjesoheshin nga populli patërjot e sypatrembur të udhëhequr nga kuadrot e sigurimit shtetit bijët të devotshëm besnik të popullit.
    ****Lavdi dëshmorve dhe herojve të armës sigurimit shtetit që dhanë jetën për atëdhun e popullin .E pa vdekshme kontibuti i tyre patërjotik e atdhetar.

    Reply to this comment
  4. fteri September 6, 15:29

    ****Të flasësh për veprimtarinë e bandave të huaja ,amerikane ,angleze,greke,jugosllave ,italiane etj që u hodhën si grupe e reparte të stërvitura e të armatosura me shqiptar të arratisur është periudha më e zezë e cënimit hapur të sovranitetit të një populli e shteti sovran ,të përbërë me armiqë të brendëshëm në shqipëri mbas çlirimit atëdheut me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor të E.Hoxhës të fituar me gjak e sakrifica ,ishte një veprimtari e zezë e egër agresive ,subversive e pa drejtë organizuar nga zbulimet e huaja amerikane ,angleze ,italniane,greke,jugosllave në bashkëpunim me ballistë ,zogistë ,bajrektar,zagarë ,të njollosur në krime makabre ,nga ata që kishin lyer duart me gjak shqiptarëshë,por
    që u larguan së bashku me pushtuesit kur humbën pushtetin e shfrytëzimit ,të hurit e litarit.
    ***Këta armiq sharlatan të financuar ,të organizuar e të stërvitur ushtarakisht me teknika moderne intelegjente agresive e subversive të shteteve të fuqishme të huaja u hodhën në teritorin shqiptar të porsa çliruar në formacione bandash të organizuar deri në dhëmbë me armatime e municione moderne shumë të sofistikuar të kohës dhe me flori dollarë e stërlina angleze u hodhën nga viti 1946 e deri v.1956 ku kryen edhe terror mbi popullësinë ,vranë e prenë njerëz të pa fajshëm aktivistë e aktiviste njerëz të devotshëm që ndërtonin shqipërinë e re.
    ****Por sigurimi i shtetit shqiptar duhej të mbronte me çdo kusht lirinë ,pamvarsinë,dhe integritetin e atdheut dashur ,dhe personazhet më të spikatura të armës sigurimit shqiptar që shkatrruan këto banda dhe bënë që këmbët e banditve të mos u zënë dhe në tokën shqiptare e të dështojnë me turp ishin si H.Pobrati,A.Aliko ,K.Hazbiu,R.Kolli,Pal Mëlyshi,I.Seiti,M.Dodani,H.SHurdhi që përmes radilojave të famshme “Buza e bredhit ” ,”Liqeni i Vajkalit “,dhe “Fronti i Rezistencës “,për vite me radhë në kushtet e ekzistencës së luftës ftohtë të supërfuqive agresive kundër shqipërisë heroike ,sigurimi shqiptar vu në lojë sigurime e zbulime potente të kohës ,bënë të pa mundur ralizimin me dhunë dhe përmbysjen me kryengritje të armatosur të pushtetit popullor të fituar me gjakun e herojve dhe dëshmorve të atdheut.
    ****Bandat shpartalloheshin njëra pas tjetrës ,falë gjakftohësisë,mençurisë ,pregaditjes ,besnikrisë ,trimërisë të personazheve të spikatura të oficerve të sigurimit të shtetit .
    **** Të gjitha bandat kriminale që dërgoheshin nga zbulimet e huaja kundër vendit tonë përfundonin turpësisht me dështim ato shpartalloheshin e asgjesoheshin nga populli patërjot e sypatrembur të udhëhequr nga kuadrot e sigurimit shtetit bijët të devotshëm besnik të popullit.
    ****Lavdi dëshmorve dhe herojve të armës sigurimit shtetit që dhanë jetën për atëdhun e popullin .E pa vdekshme kontibuti i tyre patërjotik e atdhetar.

    Reply to this comment
  5. Fieri September 6, 16:08

    Me zell te madh pershkruhen herojte e medhej si I sherbyen diktatures per tu mbrojtur nga vete krijuesit e shtetit shqipetar Amerikanet,dhe kjo mbrojttje behej me interes te shqipetareve dhe jo te diktatorit E Hoxha dhe klikes se tij .Shtremberuesit e historise ashtu siç bene me luften kunder fashizmit qe e njemije fishuan,per hatarat e medha qe beri sh Enver,nuk flasin asnje fjale kur vjen puna konkretisht ne pergjigjet si sa deshmore jene,sa gjermane u vrane,sa brigada partizane ishin ,qe shume u krijuan me ikjen e gjermaneve.Po per me kryesoren per krimet e komandantit qe ne kohen e luftes,ku shoket luftonin ai e kishte mendjen te likujdonte rivalet e tij per pushtet.po per krimet e mevonshme te tij?Ato ishin makabre zoterij te gazetes vuajtjet lshin te tmerrshme.Ndonje zoteri per keto fatekeqsi qe po vazhdojne me popullin tone me demokracine alla shqipetare na e paraqet sikur ky qenka kapitalizmi e demagogjine e shteteve te medha ,dhe rrezikun e madh qe peraqesin ato,por keta harrojne qe akoma shqiperia Eshte ne post komunizem,berishjanet jane pjella e Ramiz Alise dhe duan tu thone shqipetareve qe donit demokraci ja ku e keni kjo eshte.Me qene se Irakliu ka punuar jashte qe ne kohen e Enverit te flasi edhe nje here per kapitalizmin,por edhe per krimet e kkomunizmit se I di me mire

    Reply to this comment
  6. koco September 6, 17:38

    Dokrra te nje matufi…1000 te vrare. Jo qe diversantet nuk do ti vriteshin edhe 1000 tjere por te vraret dihen. Pushteti dhe Sigurimi benin cdo gje te rrisnin dhe zmadhonin numrin e vrare nga diversantet per te justifikuar represarjet dhe ndjekjet ne mase.

    Reply to this comment
  7. Arben September 6, 18:05

    O ZOT, O ZOT,

    HISTORIRA ME PARTIZANE.

    CFARE HALLESH KANE NJEREZIT SOT, E CFARE TRUMPETOJNE TELLALLET E PARTIES.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    BAR DO TE HAJE, POR PARTINE NUK E TRADHETON.

    Reply to this comment
    • biometri September 6, 18:45

      Ore Arben
      Ketu kalajme e analiza per te gjitha ceshtjet, nga qeveria dhe opozita, tek te vraret e te vetevraret dhe ca nga historia sigurisht.
      nuk perjashtojne njera tjetren.
      Njeriu i do te gjitha, edhe per te vertetat historike ka nevoje si per buken qe ha.
      Se nuk jemi kafshe de qe te mendojme vetem per ushqimin.
      Ti zgjidh, nese nuk te pelqejn partizanet shko lexo nje lajm me bythe, ka plot
      Hajd lipsu

      Reply to this comment
  8. fteri September 6, 20:07

    Koco ! nuk janë dokrra por do të do të thosha shifra të zvogluara me 1000 të vrarë !!!,Po ti referohesh vetëm dosjes sekrete të emigracionit politik shqiptar (1944-1953) deklarata autentike të kriminelve -Lufta në Munell-! ,e diel,6 maj 1951 .Pra me 6 maj grupi prej 17 diversantësh me Pjetër Kimzën që printe i pari këto u ndeshën me forcat e armikut (forcat partizane të ndjekjes)gjithsejt 600 veta , nga Puka,Mirdita,dhe Kuksi .Krimineli LLesh Karaçi e shkrepi i pari dhe goditi për vdekje oficerin që jepte direktivat ,plumbat e kriminelit Pjetër Kimzës ,Llesh Kaziut dhe Pal Palucës vranë shumë partizanë të forcave mbrojtjes popullit se ishim në pozicion më të favorshëm.Luftime vazhduan 6 ditë dhe pati shumë të vrarë .në muajn gusht 1949 forcat kriminale vranë Bardhok Bibën sekretar i PK të Rrëshenit dhe deputet i popullit në parlamentin shqiptar .Vetëm misioni i kriminelit Alush Leshanakut në zonën e Elbasanit ka vrarë shumë njerëz të pa fajshëm në gushtë v.1949 që kaloi më vonë në Greqi.Po grupi kriminal i Ndue Pjetër Gjon Gjonmarkajt ka vrarë shumë njerëz të pa fajshëm.Edhe Cucën e maleve kriminelët mirditor e kan vrar. Shumë viktima të tjerë janë vrarë nga dora kriminale e M.Bajrektarit ,GJon M .GJonit ,të Llesh Marashit ,të kriminelit me damkë Halil Alia ,pa përmendur vrasjet e grupit kriminal të Kolë Çunit me 9 kriminel të tjerë që u hodhë më 29 dhjetor 1949 në malet e Pukës ,GRUPI ishte i armatosur me automatik dhe rovole të prodhimit Italian bereta,dhe mbi karikatore ishin të shkruara “Vdekje fashizmit-Liri popullit ! dhe yllin pesë cepësh .Kjo bëhej për të dizinformuar shqiptarët në rastë të kapjes tyre.Dukej qartë se këto mbishkrime nuk ishin të fabrikës ,por të gëdhendura më pasë ,dhe 500 monedha ari stërlina italniane .për të rekrutuar agjentë të tjerë.Ky grup ka kryer krime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*