Ish-kryebashkiaku Himarës nën hetim për privatizimin e gjirit të Llamanit

November 10, 2015 14:36

Ish-kryebashkiaku Himarës nën hetim për privatizimin e gjirit të Llamanit

I vendosur në një gji të mbrojtur vetëm pesë kilometra në dalje të qytetit të Himarës, Llamani konsiderohet një nga plazhet më të bukura të bregdetit të Jonit.  Gjatë verës së nxehtë të vitit 2010, blogu In Transit i gazetës amerikane New York Times, përzgjodhi një foto të këtij plazhi të shkrepur nga fotografi i agjencisë Reuters Arben Celi si foton e javës, për të ilustruar bukuritë e bregdetit shqiptar.

Me gjithë vlerën e madhe turistike që ka ky gji i vogël, një hetim i prokurorisë së Vlorës ka zbuluar se ai është privatizuar në mënyrë të paligjshme nga 100 vjeçari Jani Qirici, i ndihmuar nga dokumentet e falsifikuara të dhëna nga ish kryetari i bashkisë së Himarës Anesti Dhimojani, si dhe një vendim i dyshimtë nga gjyqtari i gjykatës së Vlorës Astrit Sheme.

Sipas prokurorisë, dy vërtetime të falsifikuara lëshuara nga Dhimojani janë përdorur nga Qirici në vitin 1998, për fituar një gjyq fakti që i njihte pronësinë mbi një sipërfaqe toke prej 29.28 hektarësh në gjirin e Llamanit.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal, krijohen dyshime të bazuara se dokumentet “Vërtetim”, datë 04.06.1998 dhe “Vërtetim”, datë 07.07.1998, të nënshkruara nga shtetasi Anesti Dhimojani në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në emër të Jani Qirici, janë dokumente të falsifikuar në përmbajtjen e tyre,” shkruhet në dosjen hetimore.

Afërsisht 16 vjet më vonë në prill të vitit 2014, Qirici ka kërkuar të regjistrojë këtë pronë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive Paluajtshme në Vlorë, ZVRPP, kërkesë kjo që fillimisht nuk pranohet prej zyrtarëve vendorë.

Refuzimin e zyrës së ZVRPP-së Vlorë, Qirici e ankimoi në gjykatën administrative të Vlorës. Kjo e fundit në datën 17 dhjetor 2014, me vendim nr 1860 pranon padinë e Qiricit duke e detyruar ZVRPP –në e Vlorës t’i regjistrojë pronën.

“Detyrimin e palës së paditur, ZVRPP-ja Vlorë, të kryejë veprimet e nevojshme paraprake për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në regjistrat e saj për pronësinë e llojit kullotë me sipërfaqe 29.28 ha,” shkruhet në vendimin e gjyqtarit Astrit Sheme.

Pas vendimit të gjykatës Vlorë, ZVRPP-ja e këtij qyteti e regjistron pronën në emër të Qiricit në Shkurt të vitit 2015.  Megjithatë, prokuroria dyshon se edhe vendimi i gjykatës ka qenë i kompromentuar pasi zyrtarët e ZVRPP-së nuk kanë marrë pjesë në gjykim.

Organi i akuzës është i bindur se e tërë praktika ligjore e transferimit të kësaj prone me vlerë mbi 9 milionë euro sipas çmimeve referencë të qeverisë, ka ardhur si rezultat i konsumimit të veprës penale të “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, të  zyrtarëve të lartë.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës së shkallës së parë në Vlorë sekuestron preventive të pronës, ndërkohë që hetimet ndaj Qiricit dhe Dhimojanit vazhdojnë. Ndërkohë që dhe praktika ligjore e ndjekur nga gjyqtari Sheme është inspektuar nga ministria e drejtësisë, e cila ka gjetur parregullsi.

Në bazë të këtij inspektimi në shtator 2015, ministri i drejtësisë Nasip Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD, shkarkimin e Shemes.  Kërkesa e ministrit nuk është shqyrtuar akoma nga KLD./BIRN

November 10, 2015 14:36
Komento

2 Komente

  1. i ri November 10, 14:48

    Kane bere namin keta te korruptuar gjer ne palce.Vetem plumbi i lan hallet me kete sistem drejtesie qe ligjeroi krimin e pashembullt.Po salinjte cfar thone ,,,?dolen gje ne konf,shtypi,,,,,!!As ata gomeret e as ato gomaricat,,,,,? Cudi nuk u vete zeri,,,,,,,!!!!!

    Reply to this comment
  2. Arben November 10, 20:55

    E MBYLL LLALLA,

    SA TE JETE LLALLA AS NUK KA PER TE PATUR NDONJEHERE DREJTESI.

    PRANDAJ DHA DOREHEQJEN NACUA.

    ILIR META PRANON CDO DRAFT REFORME, MJAFTON QE PROKUROR TE JETE PO LLALLA.

    NJESOJ SI SALI BISHA, “MIRATOJME CA LIGJE PER EUROPEN, DHE PASTAJ BEJME CFARE TE DUAM NE”.

    KRIMINELAT NE LITAR DHE NE SEKUESTRIM PASURIE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*