Ish kryeministri, ankesa ndaj 2.9 milionë rezidentëve

May 7, 2016 07:01

Ish kryeministri, ankesa ndaj 2.9 milionë rezidentëve

 

Gojët e liga thonë se teksa po mban me takt shënime në bllok ulur në studion e vet, psikiatri dr.Thoma Cifla e inkurajon pacientin e vet, ish kryeministrin Sali Berisha, të shprehë fuqishëm ankesat e tij për cilindo prej gati 2.9 milionë banorëve të territorit të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse pranon se zyrtari i lartë “ka bërë njëfarë progresi” gjatë terapisë 2.5 vjeçare, dr.Cifla u tha reporterëve se Berisha ushqen ende pakënaqësi të thella ndaj secilit prej qytetarëve të vendit.

“Këtë javë trajtuam ankesën e pacientit se në mënyrë konstante gjykohet e paragjykohet prej të tjerëve”, tha specialisti, “fjalitë e tij më të zakonshme janë: Sado që të përpiqem, asgjë nuk mjafton për Fotaq Bubuzhinën nga Selenica, apo për Franin dhe Gjetanin nga Mirdita. Halilit, Zymbylit dhe Xhelilit nga Kukësi ua solla rrugën te dera e shtëpisë, po prapë kanë rezerva ndaj meje”. Në fakt, frustrimi më i madh i Berishës është se njerëzit nuk e kuptojnë që sado të bëjë ai, prapë nuk mund të jetë perfekt. “Si s’e kuptojnë xhanëm, që edhe unë njeri jam”, përsërit shpesh ish kryeministri.

Terapia me dr.Ciflën, që ka nisur që në muajin prill 2013, shumicën e seancave e ka fokusuar në mungesën e komunikimit mes Berishës dhe shtetasve të republikës. “Nuk e di ç’duan nga unë, or zotëri”, tha Berisha në adresë të korçarit Zylfi Protopepa, pogradecarit Tirkë Qylollari dhe kolonjarit Aurel Butka, “kam përshtypjen se pakënaqësinë ata e kanë gjendje natyrale, pavarësisht performancës sime”.

Sipas dr.Ciflës, Berisha shfaq simptomat klasike të çrregullimeve të ankthit. Pacienti është i bindur se gjatë këtyre viteve, qytetarët kanë bërë çmos të nxjerrin në pah difektet e kryeministrit dhe të lënë në hije punët e tij të mira. “Nganjëherë thjesht i urrej. I urrej të gjithë”, shfryn Berisha. Mjeku pohon se është duke punuar që këto shprehje emocionesh negative, Berisha t’i bëjë në mënyrë të shëndetshme dhe të pjekur, por është e vështirë. “Fjala vjen, zemërimi që Berisha ka akumuluar në vite ndaj hasjanëve dhe delvinjotëve, zor të largohet me seanca terapie”, thotë mjeku.

Dr. Cifla pranon se shpeshherë, Berisha e ka të vështirë marrjen përsipër të përgjegjësive dhe fajit, me përjashtim të një periudhe të shkurtër kur u trajtua me antidepresivin Zoloft. “Megjithatë”, shton Cifla, “unë kam përshtypjen se të gjitha frustrimet e Berishës me qytetarët e këtij vendi, e kanë zanafillën tek komplekset e vjetra të epokës studentore dhe periudha e hershme martesore. Qofsha i gabuar”.

May 7, 2016 07:01
Komento

8 Komente

  1. dervishi February 2, 17:47

    A thua esht bere Saliu per psikiater, apo mos ka bere gjithe te tjeret per psikatri? kjo esht ceshtja

    Reply to this comment
  2. Tristani February 2, 18:08

    Ke te drejte qe je merzit, doktoro, ky popull hairsez e mosmirenjohes nuk te meriton. Mos e humb toruan, mledhe vedin

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit May 9, 14:31

    Doktor Cifles iu dogj baruti ne Gerdec. Zevendesojeni me psikologen Ulerima qe ti mesoje Sales si ti bjere gajdes me kompresor. Hahaaaaaa, nuk e besoni por me ka zene syri nje reklame italisht:”Grida, prezzi bassi per affari di ogni marca”(Grida, cmime te uleta per pazar te cdo marke), te qafsha moj Ulerime, paske ngritur firme biznesi me cmime te lira!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic December 30, 01:19

    Keq me vjen per shkrimin.Doza cmendurie Berisha nuk ka marre vetem ne 2013. JOOOO Doza cmendurie ai nuk ka pasur asnjeher, pore ka pasur doza armiqesie kunder popullit te vete.! SA FATKEQESI PER KET SHQIPERI TE B JER NE DORE TE KETIJ ANTISHQIPTARI QE NE EMER TE SHQIPERISE E DOGJI SHQIPERIN..
    Po si mendoni tani ta permbyllim me doza C`mendurie Berishen.?
    Mos valle keni per qellim qe doktorri ti nxjerre nej raporet mjeko ligjore dhe ta shpetoje nga hetimi i ITINGUT?
    Ore jeni ne vete ju qe shkruani apo keni lajthiture juve ne vende te Berishes.?
    Berisha nuk ka lathioture pore ai ka misionin e vet , mision te cili ja dhene qarqet antishqiptare Serbo Greke per ta shkatrruar kete vende..
    Nuk e di keni lexuar Pamflet Cim. E keni pare se c`fare parashe ka Berisha. 3.05 Miliarde dollar ne bankat e Qipros,Britanise, SHBA dhe vende te tjera. Pra nje i c`mendur i ben keto.?
    Ne se keni ndermend qe Berisha ti shpetoi Hetimit qonja ke doltorri dhe jepni raporet mjeko ligjore dhe Berisha rehat Rehat ti gezoi keto para qe ua grabiti shqiptarve dhe te jetojen edhe qente e shqiperise se populli jo me parat e ketij populli fukara.
    Keshtu edhe Zogu mbante ne oborrin e tije nje tufe qen perve qenve me dy kembe me floririn e shqiptarve. Tani Po i mban Berishe eedhe ca te tjer si Berisha.
    Kujdes Doktorr se Askush nuk te fale po i dhe rapore Berishes.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*