Ish-kryeministri arrestohet menjëherë pas lirimit nga burgu

November 2, 2012 22:23

Ish-kryeministri arrestohet menjëherë pas lirimit nga burgu

Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko, i cili doli dje nga një burg në Kaliforni, tani ndodhet në paraburgim, të autoriteteve amerikane të emigracionit.

Avokati i tij, Daniel Horowitz tha se ish-kryeministri është arrestuar menjëherë pas lëshimit nga burgu, ku qëndroi për më shumë se 8 vjet prapa hekurave.

Lazarenko nuk ka vizë amerikane apo status të refugjatit politik. Zyrtarët amerikanë duhet të vendosin nëse Lazarenkos do t’i lejohet qëndrimi legal në SHBA apo ta largojnë në Ukrainë.

Avokati i tij ka vlerësuar se Lazarenko fizikisht do të ishte i rrezikuar po të kthehej në Ukrainë.

Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997, iku për në SHBA në vitin 1999.

Ai ishte shpallur fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe për zhvatje, në vitin 2004.

November 2, 2012 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*