Ish-kryeministri Gruevski para drejtësisë me akuzën për korrupsion

December 18, 2017 16:21

Ish-kryeministri Gruevski para drejtësisë me akuzën për korrupsion

 

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski doli sot para gjykatës me akuzën për korrupsion lidhur me ndërtimin e një autostrade.

“Në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me një gjykatë të njëanshme, me qëllimin e vetëm për të më dënuar sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Nikolla Gruevski, gjatë daljes nga gjykata.

Procesi pritet të rinisë më 26 dhjetor.

Nikolla Gruevski është i akuzuar për abuzime me pushtetin dhe për ushtrim të një influence në kundërshtim me ligjin duke ndërhyrë në një tender për ndërtimin e një autostrade që lidh perëndimin e Maqedonisë me Ohrin, një zonë e rëndësishme e turizmit maqedonas.

”Nikolla Gruevski është i dyshuar se ka zgjedhur ofertën më të kushtueshme, me një vlerë që tejkalon koston e vërtetë me më shumë se 150 milionë euro”, sipas prokurorisë.

Ish-politikani i hekurt i Maqedonisë, i cili drejtoi pa ndërprerje për 10 vite (2006-2016), dha dorëheqjen në fillim të dhjetorit nga posti i kryetarit të partisë së djathtë nacionaliste, VMRO-DPMNE.

Nikolla Gruevski, 47 vjeç, dhe zyrtarë të tjerë të opozitës së djathtë janë në shënjestrën e gjykatës maqedonase që ka nisur hetimet për disa çështje korrupsioni dhe abuzime me pushtetin.

Gjatë seancës së parë dëgjimore që u zhvillua sot, vetëm prokurori dhe avokati i ish-kreut të qeverisë maqedonase morën fjalën.

December 18, 2017 16:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*