Ish kryetari i KQZ: Reforma zgjedhore, totalisht në dorë të PS-së

September 8, 2018 21:56

Ish kryetari i KQZ: Reforma zgjedhore, totalisht në dorë të PS-së

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume tha në studion e Ora News se reformën zgjedhore e ka në dorë vetëm mazhoranca.

Kume shprehu shqetësimin për largimin e opozitës nga misioni, si dhe kërkesën për një analizë të thellë ndaj marrjes së këtij vendimi.

“Fakti që ne kemi një parti që është mazhorancë dhe i ka të gjitha në dorën e vet. Efekti më negativ i saj nuk është sjellja dhe pushteti që ka marrë, por sjellja e opozitës që pothuajse është larguar nga misioni. Ky largim i opozitës mbase kërkon një analizë të thellë për ta gjetur ku janë shkaqet. Por mes të tjerave unë shof si faktor që ka ndikuar, faktin që kemi vetëm një parti, e cila e ka në dorë nga A-ja deri tek Zh-ja gjithçka për ta bërë siç do ajo.”

Sipas Kumes, aplikimi i sistemit Prim do t’i jepte fuqi vetëm dy partive të mëdha, ndërsa partia e tretë dhe forcat e tjera të vogla do të penalizoheshin.

“Deri tani në tavolinë nuk është hedhur dhe nuk është pranuar diskutimi i sistemit. Ndofta, nëse do kërkohet që ndryshimi që mund të bëhet në sistem të jetë më penalizues sesa është ky, nëse futim Prim-in psh., partitë e vogla penalizohen totalisht. Biles penalizohet edhe partia e tretë, jo më partitë e tjera të vogla. Unë nuk jam për atë që t’i japim fuqi të madhe vetëm një subjekti politik, të paktën këtë po tregonte edhe sot ajo që ka ndodhur praktikisht.”

Kume renditi më tutje edhe pritshmëritë nga reforma zgjedhore.

“Ajo që unë pres është rregullimi i mundshëm i atyre pjesëve të kodit zgjedhor që janë konsideruar si më problematike, në përpjekje për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pres të ketë rregullime të dukshme sa i përket financimit të partive politike. Po ashtu në kuadër të kësaj reforme, dakordësia është dhënë dhe besoj do të realizohet prova që do të bëhet për përdorimin e teknologjisë së informacionit.

Gjë që nëse seriozisht konsiderohet nga partitë politike si një mundësi e mirë për të zëvendësuar atë që ato nuk e bëjnë dot vetë me komisionerët e tyre, do të jetë një hap i mirë drejt mirë administrimit të votës dhe besueshmërisë së procesit. Pres të bëhen edhe hapa të para drejt trajtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me të tjerë që përfshihen në proces, siç është media, duke parë mirë me sy atë situatë që aktualisht ne kemi.”

s.a/dita

September 8, 2018 21:56
Komento

2 Komente

  1. ppa September 9, 10:55

    kume flet gjithmonw dhe nuk thote asgje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*