“Më telefononin në 12 të natës, jam apo nuk jam në listë”

May 26, 2017 22:13

“Më telefononin në 12 të natës, jam apo nuk jam në listë”

E ftuar në në Ora News, Lefterije Luzi ish-kryetarja e KQZ-së tregonte se në kohën kur mbante këtë detyrë, deputetët e telefononin pas orës 12 të natës për të konfirmuar janë apo nuk janë në lista.

Ajo deklaroi se listat e kandidatëve për deputetë janë monopol i kryetarëve të partive.

 Lefterije Luzi: Është e vërtetë që listat e kandidatëve janë domen i kryetarëve të partive politike. Heqim këtë rast të PD që ka këtë specifikë dhe ti kthehemi zgjedhjeve të mëparshme. Është e njëjta situatë.

Kam qenë kryetare e KQZ dhe për mua më është dukur habi që pas orës 24:00 kur ne na vinin listat më merrnin kandidatët për deputetë, ata që mendonin se ishin në lista dhe thoshin: A jemi në lista? Është qesharake. Në fillim nuk mund ta pranoja dot se thosha si ka mundësi të mos dish je apo nuk je në listë. Domeni i kryetarëve të këtyre partive është që ata i bëjnë vetë listat dhe ti nuk di deri në momentin e fundit je apo nuk je në listë. Duhet të ketë më shumë demokraci brenda partive në përzgjedhjen e kandidatëve.

May 26, 2017 22:13
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu May 27, 00:17

    Ne e dime, po ti qe flet si kofini pas te vjeles, je e pa vlere dhe nje tru laraske, pa asnje merite te zgjodhen Kryecare e KQZ pse ishe keshilltare e Zhelefines dhe te perdoren si makinin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*