Ish-lojtari i Kombëtares angleze, në gjendje kome

March 31, 2018 14:14

Ish-lojtari i Kombëtares angleze, në gjendje kome

Ish-mesfushori i përfaqësueses angleze është në gjendje kome në spitalin St.George të Tootinh në jug të Londrës pasi pësoi një infarkt që e bëri atë të shembej në tokë duke përplasur kokën.

Ray Wilkins po lufton për jetën. Bashkëshortja e 61-vjeçarit, Jackie konfirmoi gjithçka teksa deklaroi për tabloidin “Daily Mirror” se gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

Ray Wilkins ka qenë pjesë e Chelsea dhe Manchester United përpara se të transferohej te Milani në vitin 1984 me Mark Hateley. Wilkins qëndroi te kuqezinjtë për 3 sezone ku zhvilloi 105 ndeshje dukë shënuar 3 gola.

Britaniku e mbylli karrierën e tij futbollistike me skuadrat e Paris Saint Germain, Queen Park Rangers, Crystal Palace e Leyton Oriente. Te përfaqësuesja angleze ai luajti 84 ndeshje dhe ka qenë kapiteni i saj.

Pas largimit nga futbolli i luajtur, Wilkins ka pasur rolin e asistentit të Vialit e më pas të Ancelottit tek skuadra e Chelseat.

o.j/dita

March 31, 2018 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*