Ish-lojtari i kombëtares Dallku paralajmëron tërheqjen

April 4, 2015 09:04

Ish-lojtari i kombëtares Dallku  paralajmëron tërheqjen

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku mund të tërhiqet zyrtarisht nga kuqezinjtë në ndeshjen që Shqipëria do ta zhvillojë kundër Serbisë.

Futbollisti, i cili ka regjistruar 64 paraqitje me fanellën e Shqipërisë, pret që t’i japë lamtumirën kombëtares dhe tifozëve kuqezi, në një ndeshje të madhe.

“Ende nuk kam biseduar, por së shpejti do të bisedoj me krerët e FSHF-së, në mënyrë që të përshëndetem në një ndeshje të madhe”, ka thënë Dallku për “sportal.al”.

Në pyetjen se a do të kishte dëshirë që të përshëndetet në ndeshjen Shqipëri – Serbi, Dallku deklaroi: “Pse jo, edhe në këtë ndeshje”.

Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kosovën e Vushtrrisë, Prishtinën, Elbasanin dhe Vorskla Poltavën.

April 4, 2015 09:04
Komento

6 Komente

  1. I.Troplini April 4, 10:31

    Ata qe kerkojne te veshin dikur fanellen e kombetares shqiptare por kane humbur shpresat se mund te behet realitet nje enderr e tille, ngaqe u mungon talenti,,,,le te marrin nje shembull tek lojtari ne fjale.
    Levizje te pakontrolluara prej raketiku, asnje grame disipline taktike, gjithmone ne pozicionin e gabuar ne mbrojtje,,,,,,,,breket e ngritura deri tek sqetllat,,,ky eshte Dallku. Me nje bagazh te tille “aftesish teknike”,,,,ai i beri 70 takime me kombetaren e kombit tone.
    Ndaj ju te rinj qe enderroni,,,,,,,sado druvar te te duket vetja, sado i shtrember te jesh ne levizje,,,,,Armend Dallku eshte shpresa se gjithcka eshte e mundur. Perpara.

    Reply to this comment
    • XhungëlHesapi April 4, 11:51

      Çdokush që e ka vesh fanellën e Kombëtares meriton rrespekt dhe jo kësisoj fjalësh të rënda.
      Ekipi vjen duke u ngrit në kualitet dhe normal që Dallku dje në krahasim me Mavrajn sot, është si dita dhe nata. Erdhi Mavraj u spostua djathtas, erdhi Hysaj e spostoi në stol. Kjo është llogjika e futbollit, më i miri të zëvendëson por kjo s’do të thotë qu duhet t’i mohosh dhe t’i hedhësh poshtë të kaluarën me një të rënë të lapsit.
      Pak më tepër mirënjohje nuk të kushton shumë.

      Reply to this comment
      • I.Troplini April 4, 16:14

        Me duket se e ngaterrove kritiken per Dallkun, me kritiken per Kosoven. Nuk eshte ky realiteti. Kosoven dhe ata qe e quajne veten shqiptare atje, i dua dhe i respektoj si veten.
        Tani tek “respekti” per Dallku. Respekti i takon atyre qe e kane justifikuar me rendimentin e punes se tyre, nje gje te tille. Te tjeret, si Dallku, mbeten KEQKUPTIME sportive. Asgje personale, vetem gjykim sportiv i nje shqiptari qe don kombin dhe Kombetaren e tij.

        Reply to this comment
  2. veri April 4, 16:38

    Si njeri Dallku eshte ti heqesh kapelen,por si futbollist gjysma e autogolave dhe gafave ne mbrojtje,qe kane kushtuar me gola te pesuar,kane qene te Dallkut.

    Reply to this comment
  3. Agimi April 4, 20:19

    Bashkohem me I.Troplinin.Nuk kemi asgje me Dallkun si njeri,qe natyrisht eshte shume I mire, po ashtu vleresojme kontributin e tij ne Kombetare, por ne fakt kontributi I tij I ka kushtuar shume ekipit kombetar.gabime foshnjorake,atutogola,,etj..Faj edhe per trajneret qe e kane grumbulluar..

    Reply to this comment
  4. loku April 5, 07:32

    Dallku? Dallk mo. Aq dinte……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*