Ish-luftëtari i UÇK-së, Beg Rizaj varroset si dëshmor

May 25, 2015 07:14

Ish-luftëtari i UÇK-së, Beg Rizaj varroset si dëshmor

Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Beg Rizajt, i cili u varros në kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Rizaj, i cili u vra në Kumanovë, u cilësua nga të pranishmit në homazhe  si hero i përpjekjeve për bashkimin e trojeve shqiptare.

Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se varrimi i Beg Rizajt në Gllogjan po bëhet me kërkesë të familjes, ndërsa theksoi se emri i Rizajt do të jetë i pranishëm edhe në përmendoren e përbashkët të luftëtarëve të tjerë që do të varrosen të martën, në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Në nderim të Beg Rizajt të dielën në Deçan gjatë homazheve morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatës së ushtarëve të UÇK në Maqedoni.

May 25, 2015 07:14
Komento

3 Komente

  1. I.Troplini May 25, 10:37

    Nderim dhe respekt te perjetshem per Beg Rizajn dhe te gjithe ata qe paguajne me gjak, perkushtimin ndaj ceshtjes kombetare. Perulem me deshire, para kujtimit te heronjve. Rrofte krenaria e shqiptarise.

    Reply to this comment
  2. Arben May 25, 11:01

    LAVDI TE RENEVE PER LIRI

    VDEKJE TRADHETAREVE.

    Reply to this comment
  3. Sejdi Veseli May 25, 11:26

    Lavdi jetës dhe veprës së trimave që ranë gjatë luftimeve nën rrethim, në mbrojtëje të vëllëzërve të vetë nga terrori shovinist i thundrakëve sllavo-maqedonë të quajtur IRJM. Sajesë kjo e Beogradit zyrtar pas LDB, për ta përdorur si maskotë prpa të clës fshihej “arsyetimi” i pretendimeve territoriale serbo-çetnike ndaj Maqedonisë së Pirinit (Bullgari), Maqedonisë së Egjeut (Greqi) dhe territorit shqiptar, duke filluar prej Luginës së Vardarit, Liqenit të Prespës e deri në Korçë…
    [email protected]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*