11 PORTRETE / Jeta e tyre edhe pas rënies nga pushteti, ka vijuar e qetë

Erion Habilaj March 31, 2015 23:59

11 PORTRETE / Jeta e tyre edhe pas rënies nga pushteti, ka vijuar e qetë

Ndërkohë që mazhoranca po përpiqet të forcojë autoritetin e shtetit, opinioni qytetar është i gatshëm ta mbështesë.

Por nuk do zgjasë shumë nëse nuk shihet qartë që ndëshkimi ligjor është njësoj për të gjithë.

Ku qëndron stonimi? Tek një ndjesi që po përhapet, mbi ngatërrimin e radhës dhe të masës në këtë shije të re, apo të paktën të harruar, që shqiptarët po marrin mbi diktaturën e ligjit.

Nëse njëfarë acarimi, pra, ndaj ashpërsisë dhe “mungesës së sirasë” në aksionet e qeverisë së sotme, vjen nga ndonjë këndvështrim personal (dikush humbi makinën me të cilën ha bukë, apo lokalin ku mbante tre vetë në punë veç familjes së tij etj.), gjasat më të mëdha janë që pakënaqësia të vijë pikërisht kur vdekatarët e thjeshtë shohin se zullumqarëve të mëdhenj, ish-kryeministrit dhe me radhë ministrave e drejtorëve pa fund, nuk po u hyn gjemb në këmbë.

Sistemi aktual i drejtësisë është një arsye kyçe që mazhoranca nxjerrë, pse “the big fish” nuk ngecin kaq kollaj.

Por sido që të jetë, kjo nuk e fsheh hendekun e thellë dhe disproporcionin ndëshkimor, që kjo epokë e jona e ka ilustruar më së miri me shprehjen: “Nëse vjedh njëqind lekë, shkon në burg. Nëse vjedh njëqind milionë, shkon në Parlament!”

Jo më kot në Shqipëri, prej kohësh është bërë e modës të thuhet se pasurimi më i shpejtë vjen nëpërmjet politikës. Tendera abuzivë, mitmarrje, firma dhe vula të parregullta për klientët e tyre, bëjnë që politikanët shqiptarë të shihen si bosët e paprekshëm.

Ilustrimi i qartë i kësaj bëhet me një vëzhgim të 11-të ish-ministrave të kohës së PD-së, të cilët edhe pse kanë një mal me akuza,  drejtësia i ka parë si qytetarë “pak më të barabartë” para ligjit.

Jeta e tyre edhe pas rënies nga pushteti, ka vijuar e qetë:

 

Lulzim Basha, shpëtoi me procedurë dhe përfiton nga imuniteti

1Lulzim Basha ka qenë një nga njerëzit që fitoi shumë shpejt besimin e Berishës, duke u bërë edhe pasardhësi i tij në krye të PD-së. Karriera politike nisi në 2005, pas një miqësie të ngushtë me vajzën e Sali Berishës, Argitën. Në shtator të atij viti, do të merrte besimin e kryeministrit Berisha, për drejtimin e Ministrisë së Punëve Publike. Nisja e “Rrugës së Kombit” do të shënonte pa vonesë mëkatin e parë të Bashës, por edhe ngritjen e tij brenda PD-së. Ai do të akuzohej për abuzime me rreth 250 milionë euro në këtë rrugë. Pas skandaleve të shumta dhe vendit bosh në Ministrinë e Jashtme, Basha në maj të 2007-ës do të merrte postin e kryediplomatit, pak para se vinte presidenti Bush në Tiranë. Në krye të Ministrisë së Jashtme, Basha qëndroi deri në 2009-ën, ndërsa do të kujtohet për nënshkrimin e Paktit Detar me Greqinë, vendim që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Me riformatimin e kabinetit “Berisha” pas zgjedhjeve, Basha do të emërohej ministër i Brendshëm. Por edhe këtu skandalet do të ishin të njëpasnjëshme. Dhe kulmi do të arrihej në 21 janar, ku drejtoi personalisht forcat e policisë kundër popullit opozitar, në një protestë ku mbetën të vrarë 4 protestues. Basha do të akuzohej për korrupsion dhe për pasaportat e reja biometrike. Falë besnikërisë së verbër ndaj liderit, Berisha do t’i dhuronte me vjedhje votash Bashkinë e Tiranës, duke marrë fitore tavoline. Aktualisht mban dhe postin e kryetarit de jure të Partisë Demokratike. I dyzuar sa në bashki dhe në parti, nuk po bën dot asnjërën. Logoja e tij do të mbetet: “Politikani që i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë”.

 

Ruli, ministri që i shkel syrin edhe të majtës

2Genc Ruli është një nga miqtë e vjetër të Berishës, që u bë armik në vitet 1885-96 dhe u rikthye mandatin e parë qeverisës. Ruli ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005- 2009. Prokuroria e Tiranës do të niste hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre, me akuzën se kishte ndryshuar një marrëveshje koncensionare me kompaninë “Darfo”, pa e miratuar në Kuvend, sikurse parashikohet nga ligji. Ky veprim, sipas akuzave publike në atë kohë, u krye vetëm dy ditë pasi kompania kishte bërë kërkesën, duke lehtësuar kompaninë në fjalë nga një gjobë. Por Prokuroria e Tiranës do të pushonte çështjen. Ruli do të akuzohej dhe për mjaft koncensione të tjera në fushën minerare, apo të dhënies së lejeve për ndërtim të hidrocentraleve. Genc Ruli është vënë nën akuza publike se në korrikun e 2009-ës ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes koncesionare pa e kaluar më parë në Kuvend. Në 2013-n, Ruli do të rizgjidhej deputet, ndërsa aktualisht u dorëhoq nga nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Duket se është postuar nga Kryesia e re e PD-së, dhe zërat thonë se i është kushtuar një ferme në periferi të kryeqytetit.

 

Flamur Noka, politikani “për faj” të rubrikave humoristike

3Në vitin 2012, Flamur Noka do të zgjidhej ministër i Brendshëm. Deri në atë kohë, ai ishte deputet i Kukësit. Noka do të akuzohej nga opozita, por dhe nga ekspertë të Policisë, për nepotizëm brenda strukturave. Gjatë periudhës së drejtimit të ministrisë prej tij, krimi arriti shifra alarmante. Në këtë kohë ridolën në skenë edhe maskat, si dhe grabitjet në rrugë. Ndaj Nokës do të hidheshin dyshime dhe për tenderat e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ndonëse zyrtarisht ndaj tij nuk u nis ndonjë procedim. Ajo që do të binte në sy do të ishte keqpërdorimi i Policisë së Shtetit gjatë periudhës së zgjedhjeve. Akuzat ndaj Nokës kanë qenë më së shumti për mbrojtje të personave me të kaluar kriminale. Aktualisht, deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Pavarësisht se ka mundur të gjejë gjuhën dhe me kryetarin e ri, Noka njihet si një nga “besnikët” e Berishës, dhe arriti të zhvendosë në listën e PD-së për Kukësin, deputetin Fatos Hoxha. Noka erdhi në politikë si një besnik i Berishës dhe u bë personazh i njohur falë rubrikës humoristike të Mero Bazes, “Antena”.

 

Fatmir Mediu, kryetari i partisë shtojcë të PD-së

4Fatmir Mediu njihet dhe si një nga aleatët më besnikë të Berishës. Sapo të vinte në pushtet e djathta, ai do të emërohej në detyrën e rëndësishme të Ministrit të Mbrojtjes. Por detyrën nuk do ta ushtronte për shumë kohë, pasi u detyrua të jepte dorëheqjen si pasojë e shpërthimit të Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona. Ngjarja e Gërdecit do të nxirrte në skenë edhe mjaft afera korrupsioni ku përfshihej djali i Berishës dhe të afërm të tjerë. Edhe Prokuroria ngriti akuzat ndaj tij, por për shkaqe proceduriale, e pushoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në mediat vendase dhe ndërkombëtare dolën materiale që struktura të forcave tona të armatosura ishin të angazhuara në trafikim të paligjshëm të armëve. Pas pushimit të çështjes, Mediu do të rikthehej në detyrë si ministër i Mjedisit. Si për ironi të fatit, një ndër prioritet e Ministrisë së Mjedisit në atë kohë ishte dhe rregullimi i mjedisit në Gërdec. Falë “heshtjes” së tij për aferat e të birit Shkëlzen, Berisha do të pranonte të sakrifikonte një nga deputetët e vet për të futur në listat e partisë si kandidat Mediun. Me kryetarin e ri, duket se Mediu nuk ka të njëjtat regata, dhe do të kritikonte edhe bojkotin e opozitës. Tashmë ai qëndron më shumë jashtë shtetit se sa këtu, duke udhëtuar shpesh për në SHBA. Partia e tij, edhe pse ka dy deputetë, është një shtojcë e PD-së.

 

Ridvan Bode, “haznedari” i Berishës që nuk është në planet e Bashës

5Ridvan Bode mund të konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Përveçse ministër i Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Bode ishte dhe Sekretar Organizativ i PD-së. Bode do të akuzohej nga opozita dhe media për korrupsionin e lartë në administratën tatimore dhe në atë doganore. Ndërkaq, në disa raste kritika kanë ardhur edhe nga bizneset e shumta që operojnë në Shqipëri, për ndërhyrje në tregun e lirë, duke favorizuar kompani të caktuara që operojnë në tregun shqiptar. Akciza për duhanin dhe për alkoolin do ta vendosin në qendër të kritikave Boden. Ndërkohë pak ditë më parë, Ridvan Bode, së bashku me zëvendësimin e tij, Sherefedin Shehu, është kallëzuar në Prokurori për shkelje të rënda në procedurat e marrjes së kredisë tregtare nga kreditorë privatë të tregut ndërkombëtar, në vlerën 250 milionë euro, për financimin e investimeve kapitale. Ai është ndër të paktët ish-ministra që nuk i është mbyllur dosja. Por mënyra e ndërtimit të dosjes lë vedn për të shpëtuar. Me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, ai si shumë nga kupola e vjetër do të detyrohej që të hapte krahun.

 

Arben Imami, ministri që bëri ç’deshi dhe nuk pësoi asgjë

6Arben Imami mban dhe numrin rekord të padive për të cilat Prokuroria ka nisur hetimet. Janë me dhjetëra ushtarakë që akuzojnë ish-ministrin e Mbrojtjes, dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes, se kanë dhënë vlerësime subjektive. Ndër akuzat e depozituara në prokurori kundër Imamit, rëndon edhe abuzimi me shitjen e 500 tonë tritol nga ushtria drejt një kompanie private, pronari i së cilës njihet që është pranë së djathtës. Gjithashtu, Prokuroria do të niste hetimet ndaj Imamit dhe për reklamat e shpërndara, ku çuditërisht të gjitha do të fitoheshin nga një firmë private pranë TV Klanit. Në fushatën zgjedhore, Imami do të angazhonte edhe mjetet e ushtrisë për të kryer punë publike, për të rikuperuar atë që nuk ishte bërë në 8 vite. Imami aktualisht është deputet në qarkun e Elbasanit. Brenda PD-së, Imami duket se do ta ketë të vështirë, pasi Basha po i beson më shumë Flamur Nokës për çështje të sigurisë. Imami është një deputet shembull se si një politikan në Shqipëri mund të abuzoj sa të dojë dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë. Aktualisht është i mënjanuar nga vëmendja publike.

 

Spiro Ksera, ministri që ka dalë në pension politik

7Ministri me origjinë minoritare në qeverinë Berisha do të ishte stabël në detyrën e tij. I zgjedhur si deputet i PD-së në qarkun e Gjirokastër, Ksera do të ishte dhe një urë komunikimi mes Berishës dhe qeverisë greke. Në fund të qeverisë Berisha do të dilnin me radhë fakte se zyrtarë të dikasterit të tij kishin shpërdoruar detyrën, duke përfituar miliona euro në mënyrë të paligjshme. Midis akuzave do të ishte dhe ajo e reklamave. Spiro Ksera u dyshua nga prokuroria se ka pasur informacion për tenderin e spotit televiziv me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa zyrtarët e implikuar nga kjo ministri janë dënuar. Aktualisht, Spiro Ksera dështoi në zgjedhjet e 2013-s në Gjirokastër, ndërsa me ardhjen e Bashës është anashkaluar. Është në pension politik dhe merret me bizneset e veta.

 

Aldo Bumçi, deputeti që flet kur s’ka ndonjë çështje serioze

8Aldo Bumçi, ose siç njihej nga të gjithë si dhëndri i ish-ministrit besnik të Berishës, Safet Xhulalit, do të mbante pozicione të ndryshme në qeverinë Berisha. Bumçi do të ishte edhe “xholi” i Berishës, pasi sa herë ka pasur vakanca në kabinetet qeveritare, ai do të duhet të kryente detyrën deri në zgjedhjen e një emri të ri. Bumçi do të kryente edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe për një kohë të shkurtër detyrën si Ministër i Kulturës, ndërsa do të akuzohej për lejet e ndërtimit të dhëna në zonat e mbrojtura me ligj. Në fund të qeverisë Berisha, Bumçi do të ishte edhe ministër i Jashtëm, ndërsa do të ndryshonte rrënjësisht edhe stafin e kësaj diplomacie. Në jo pak raste do të hiqeshin edhe diplomatë karriere për t’u zëvendësuar me të besuar të PD-së. Aktualisht, Bumçi është deputet i PD-së dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm. Si ministër Drejtësia, njihet shkresa e tij në lidhje me Gërdecin, ku shënohej anash “për Shkëlzenin”. Si Mediu, ai konsiderohet i shpërblyer për heshtjen mbi skandalin në fjalë.

 

Genc Pollo, ministri që Basha nuk e bën dot armik

9Genc Pollo do të ishte ministër i Arsimit dhe më pas i Inovacionit në qeverinë e Berishës. Ndaj tij do të kishte akuza të shumta si nga opozita, ashtu edhe nga biznese në fushën e medias, apo të internetit. Ndaj Pollos do të ngriheshin akuza për tenderin me shpejtësi dhe fshehtësi të rrjetit dixhital të televizionit prej 25 milionë euro. Gjithashtu, Pollo do të ishte në qendër të akuzave dhe për tenderin disa milionësh për shpërndarjen e internetit në vend. Deputeti Balla do të depozitonte edhe një padi për Pollon në vitin 2012, ku e akuzonte se i kishte dhënë një kompanie internet monopolin për 40 vite. Pollo është kryetar i Komisionit të Medias. Për shkak të detyrës, pritet që ai të jetë edhe në Kryesinë e PD-së. Pollo është ndër ata që Berisha e ktheu në aleat pas shumë vitesh armiqësi, por kurrë nuk u ribënë miq. Pozicioni i tij në PD aktual me shumë është një paqe e detyruar, se një marrëdhënie dashurie me kryetarin e ri të PD-së, pasi Pollo ka një grup mbështetësish brenda strukturave, që mund t’i prishin punë Bashës. Mbahet mend për ngritjen e “kioskave” të universiteteve private dhe ndryshimin e maturës shtetërore.

 

Eduard Halimi, ministri që mbrohet me miqësinë e Argitës

10Në tetor 2005 do të emërohej Zëvendësministër i Drejtësisë, duke e ushtruar detyrën deri në emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në zgjedhjet e 2009-ës u zgjodh deputet për qarkun Durrës dhe ishte sekretar i Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ai do të ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë, duke qenë në qendër të kritikave për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, për emërimet e dyshimta të gjyqtarëve etj. Në zgjedhjet parlamentare 2013 u rizgjodh deputet i PD. E gjithë karriera politike e Halimit duket se ka ardhur nga bashkëpunimi që ka pasur në fushën e avokatisë me vajzën e Berishës. Do të ishte kjo miqësi që do të “shpëtonte” Halimin dhe nga drejtimi i ri i Bashës. Ky i fundit i ka besuar Halimit të gjithë betejat juridike të opozitës ndaj mazhorancës. Pritet që edhe në Kryesi, Halimi të marrë poste drejtuese kyç si nënkryetar apo Sekretar Organizativ. Mbahet mend për drejtimin qesharak të Komisionit Hetimor që PD ngriti për gjoja “Puçin e 21 Janarit”.

 

Myqerem Tafaj, “vitrina” e arsimit të lartë të kohës së PD-së

11Këshilltar i Berishës, Myqerem Tafaj do të arrinte të zgjidhej si deputet në 2013, ndërsa më parë ka pasur detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Akuzat më së shumti ndaj tij kanë qenë për politizim të sistemit arsimor, ku për të filluar punë mësues do të duhej që të merrje më parë teserën e PD-së. Një ndër dështimet gjatë detyrës së tij si ministër do të ishte reforma për të aplikuar sistemin e Bolonjës. Nga shumë specialistë të arsimit konsiderohet e gabuar. Edhe reforma me Altertekstin ndezi mjaft debate. Në jo pak raste ishin 2-3 shtëpi botimi të cilët pasi binin dakord me drejtorët e shkollave, shisnin materialet shkollore, ndërsa cilësia e tyre la mjaft për të dëshiruar. Tafaj është një nga ministrat që sollën kioskat e arsimit të lartë në Shqipëri bashkë me Pollon, ndërsa aktualisht është një deputet i pazëshëm në PD. Mandati katërvjeçar duket se është dhe inercia e karrierës politike të tij për të dalë në pension pas tre vitesh.

Erion Habilaj March 31, 2015 23:59
Komento

46 Komente

  1. Goni October 28, 14:57

    Mesazhi qe kane marre qytetaret deri me sot nga menyra se si reagon drejtesia ndaj se keqes e antiligjores,eshte teper i rende:Sa me shume te vjedhesh,aq me lart ngrihesh e aq me i paprekshem je.Kjo ka cuar deri aty qe kur e pyeti mesuesja nje nxenes se cfare do te behej kur te rritej,ai iu pergjegj-HAJDUT!Per keto 24 vjet ky ka qene nje realitet i hidhur se jo vetem hajdutet,por edhe kriminelet jane ngjitur majash te larta deri ne lektore te zhvillimit te drejtesise e te luftes ndaj korrupsionit.Ironi me te madhe per nje popull nuk mund te kete.Pa vene ligjet ne funksion,ky vend gjithnje do te rrije ne fund si Lipe Shtogu,sepse as Europa e as Bota nuk jane ulur tek guret kiliometrike e te presin edhe shqiptaret te mberrijne qe pastaj te udhetijne se bashku.Ne jemi bere si dikur ne diktature,ushtaret apo zboristet qe kishin biografi te” keqe”qendronin ne fund te toges dhe mbanin tabelat,pushket e drurit,kazmat etj.Ado vazhdojme me kete menefregizem qytetar,apo do t,u pervishemi atyre qe jane antiligj e antishtet e t,i veme perpara si lopet.Kjo varet vetem nga ne!…GONI.

    Reply to this comment
    • Tomorri October 28, 18:08

      Heu te qofte hellall gjini I nenes shqiptare o SUPERSTARI jone I pavdekshem. Shpirtin po ua merr plehrave social-komunistve te lumte ty she shokve te tu studetve te dhjetorin qe na hoqet bishen staliniste nje here e pergjithmon . Le te lehin funderinat e kombit sa te dojne se nuk kane cfar te bejne. Ti je si Luan o I madhi Sali Berisha armiqt e tu dhe te kombit tone te rrofshin topet …..

      Reply to this comment
      • komunisti i djathte October 28, 18:09

        Tomor
        Kjo qe ke shkruajtur eshte kjo llogjike :

        Doktor komunisti Sali berisha i beri operacion popullit per semundjen e ””komunizmit”” dhe ka harruar brenda ne trup Gersheret
        ”’ borxhkracine ”’
        Nuk e di se si do te silleshe ti me nje doktor te tille , sikur te ishe ti pacienti?

        Reply to this comment
      • Dardan April 1, 02:09

        Tomorr, degjo dy fjale prej xhentelmeni anglosakson. Na rrofsh topet me gjithe Sali Berishen!

        Reply to this comment
    • Pilo Lala October 28, 21:08

      Artikull i goditur. Te gjithe keta monstra hajdute, po han thonjte me kete Gazetar, qe i kujton Popullit, qe keta duhen denuar rrepte.
      Ka kohe Edi Rama te denoje te gjithe keta?
      Edi po merret me punen, me investimet, me Evropen, sepse denimi i tyre kerkon besueshmeri tek Prokuroria dhe Gjykatat.
      Edi Rama nuk do te rrezikoje te akuzoje keta, dhe Fatmira Hajdari i nxjerr te pafajshem.
      Ata do akuzohen, kur eshte e sigurte qe do burgosen. Dosjet jane gati, por nuk kane pse te shkojne ne Prokurori sot.

      Reply to this comment
      • kalushi April 1, 00:23

        Edi Rama eshte thjsht nje dhjeraman o Pilo.
        Nje cunak trupmadh qe nuk do behet kurre burre shteti.
        Rilindasi qe eshte shnderruar ne konformist thjesht vijoi traditen e atyre qe kane qene para tij.
        Merreni me te mire, se i duhen ca perkedhelira, por ne fund fare ai nuk shpeton dot nga vetja.
        Respekte Dita, ze ne shkretetire

        Reply to this comment
        • N.VJOSA April 1, 00:26

          Shpesh here me ka rene rasti te them opinionin tim per Ramen.
          Rama shkelqeu si Kryebashkiak, si organizator.
          Por Rama, Shqiperine dhe Partine Socialiste e ka kafshate te forte!
          Rama pretendon Socialdemokracine dhe Filozofine e saj….Por fatkeqsisht nuk e ka Shkollen e Socialdemokracise!…
          Nuk i njeh idealet Socialdemokrate dhe Taktikat e tyre!…
          Ose i njeh perciptas…!
          Sovrani sheh me shume se Politikanet, megjithese ata duhet te jene syri dhe mendja e Sovranit!…
          F A T K E Q S I ….!
          Çelsat e Pushtetit i kane Votuesit e lire!…
          POLITIKANET MOS I SHIKO ÇFARE THONE, POR ÇFARË BEJNË…!

          Reply to this comment
          • Pëllumb zaimi April 1, 21:45

            Njëmbëdhjetë portrete, njëri më mut se tjetri. I psonis bukur ky çuni i Sokratit! Ja u ka hequr lëkurën dhe ja ka dhënë Xhotës për opinga Hekali ! Kini shkruar me fakte,prova ,bukur Erion Habilaj? Vazhdoni serialin me mafiozët e tjerë si sahit gomar dollapi,shkëlzen berisha,lefteriet e lleshit (harrova,e kini aleate të ramës tani),gazmend dibrat e plot kusarë të klasit te lartë? Nderime Erion!

      • cilieta April 1, 10:16

        E drejte. T’i cosh tani ne prokurori qe mandej te marrin deshmine e te pafajshmit eshte si ti blindosh ne fajesine e tyre.

        Reply to this comment
  2. Ericsson October 28, 15:00

    Salih Berisha!…,ky domuz politik e kriminel ordiner, vrases i kater fshatareve te pafajshem, eshte i pari nder ministrat e akuzuar e te pandeshkuar qe duhet kapur per jake e cuar perpara drejtesise.

    Po te kujt drejtesie? Keta gjykatesit tane jane tepke si kadinjte e sulltan Bajazitit te Trete, e madje ngjasin edhe nga emrat!

    Kjo loje tragji-komike qe luhet ne kurriz te shoqerise shqiptare ne “demokraci” ju shkon per shtat vetem qarqeve reaksionare e shoviniste te fqinjeve te fosilizuar ne shekuj ne urrejtjen ndaj shqiptareve,te cilet duan nje shtet te dobet e te percare shqiptar, gje qe ju ka ecur e do t’ju ece edhe per mjaft kohe sa te kemi nje shtet te shpifur si ky qe kemi sot!

    As mos prisni e shpresoni o shqiptare nga gallofi Edi Rama e mushtulluku Ilir Meta ,megjithe voten milioneshe popullore qe te futin ne “shtate penxheret” Salahudin Abdurrahman Berishen e sojin e sorollopin e tij e shpurren kriminale te Kulicerve!

    Nuk ka pune hic ketu krahasimi me Al Kaponen e famshem amerikan, i cilli tallej me autoritetet amerikane qe me ne fund arriten ta burgosin per….evazion fiskal! Ai ishte thjesht nje hajdut e kriminel ordiner qe bente dollare ,por qe as i shkonte ndermend te bente ndonje komplot politik a ushtarak ndaj Shteteve te Bashkuara, se perndryshe e kishin zhdukur nga faqja e dheut megjithe bandat e tyre kriminale mafioze ne mbare Ameriken!

    Por ja qe qarqet me reaksionare e fashiste te autoriteteve amerikane e gjeten me vend e fet e fet te ekzekutonin dy punetore te varfer emigrante italiane Nikolla Sako e Bartolomeo Vanceti se mos gjoja ju permbysnin regjimin demokratik , e po ashtu ekzekutuan ciftin e pafajshem Rosenberg si “spiune atomike” ,megjithse cifute, cudi , se keta bejne sot ligjin te pakten ne metropolin amerikan New York!

    Duhet ditur e sqaruar perfundimisht, me dhimbje ,se shteti i sotem shqiptar, “trashegim me tapi” i baballareve te tij Ismail Qemali e Isa Boletini , udhehiqet sot nga nje klase jashtezakonisht e keqe, “evil” politike, e zvetenuar ,pa asnje ideal kombetar e vizion te drejtesise shoqerore ,hajdute ordinere tashme milionere, ku nen maska partiake urrejne per vdekje njeri tjetrin, te pasuar nga turma pa tru, te varfra ne kulm nga parate ,por sidomos per mendte e kokes!

    Perderisa te mos ndeshkohen Salihi e Company, kjo do te thote kompromis me krimin e vjedhjen shteterore e prandaj jane te vlefshme fjalet qe permenda me siper!

    Reply to this comment
    • Mark uk October 28, 18:10

      Pak e keni.behuni gati qe fshatart te hyne ne kooperativa bujqsore.Kllasa puntore te ndihmoj lulzimin e fshatit socialist.Te behet leximi i shtypit nje here ne jave me mbledhje.Te filloj menjeher zbori ushtarak,per tu pregaditur per mbrojtjen e atedhet nga imperialistet e revizionistet.Mos u habisni shqipari trashigimtar i vuajtjes e i durimit.

      Reply to this comment
      • Komunist i djathte October 28, 18:10

        Mark.uk
        Ketu o Mark.uk nuk jemi ne stadium , duke degjuar ulerimat e tua per skuadren e zemres tate.
        Te besh politik nuk eshte njelloje sikur shikon nje ndeshje futbolli.
        Ketu flitet , edhe per interesat e tua , te miat e te gjithe popullit shqiptare .
        Po ti Mark. uk je i kenaqur keto 24 vjete me saliun dhe me politikanet e shqiperise ?
        O mark.uk une edhe ti dhe keta komentuesa jemi skuadra e Popullit .
        Kurse saliu , edi , enveri , zogu ….. etj etj jane skuadra tjeter qe quhet SHTETI .
        Enveri OOOOOOOOOO mark ka vdekur ,
        Saliu ooooooooooo Mark eshte gjalle .
        Saliu o mark Ka virusin e komunizmit . Duhet izoluar se do te infektoje edhe ty .

        Reply to this comment
        • per Mark uk October 28, 18:11

          ikore degjenerim sllav pjelle munistesh ti ke maru krejt SKIZOFREN HESAPI,ore qenef SHQUPI po ti ke sekretarin e PPSH-se sot i pare shqup-i qe fshihet mesi nje kurve bordelli pas sigles PD,ke pleren jozefine-dizenjatoren,1-pytje kisha per ty o mark uk qenef sllav po saleshi yt kur erdhi dhe tu hoq ty dhe plerave si ty deokrat pse nuk i hapi dosjet e regjimit kur ky i semure mendore ka qene vete edhe sekretare,ne bejme gabim qe meremi me budallenj te sojit tend kur ne Tirone eshte 5-sa apostofat per juve,,tung..

          Reply to this comment
  3. Bocari October 28, 15:05

    I keni thene bukur te gjitha, por qeveria e re vret mizat dhe mushkonjat, nuk merret me drakulat sic i rane gjoksit ti denojne, deri sa moren frenat ne dore. Tani qe po e ngasin vete karrocen shtet udhehiqen nga parimi komunist, qente le te lehin, karroca shkon perpara. Kriminaliteti i vogel nuk eshte i mire, por eshte i vogel dhe kur ti o qeveri i pret koken te madhit, dhe parane e vjedhur ja kthen atij qe i takon, i vogli tulatet vete.
    Por krimi i madhi lulezon e ti merresh me mizat e plehrat dhe ky eshte perseri krim o qeveri, dhe ky krim eshte me i madh se i kupoles qe ben fjale artikulli, sepse nuk e ke ndeshkuar dhe nuk ke mbajtur premtimin qe te dha pushtetin, Kjo padrejtesi i qesh ne fytyre me gjuhen perjashta kriminelit te vogel, te varferit, te papuneve, emigranteve, te vdekurve, shkaterrimin, te ftohtit, urise, moralit, ndergjegjes, patriotizmit, dashurise. Kjo kupole mbulon diellin, ben te lengoje te sotmen dhe kafshon te ardhmen.
    Po ne debilat e lindur nuk bejme dot gje ne kete drejtim. A ka mundesi te mblidhen faktet qe e cojne kupolen para drejtesise?
    Nqs. ne nuk ndergjegjesohemi dhe marrim fatin tone ne dore, politika jone corbe vetem do vjelle gjithmone.

    Reply to this comment
    • sopiqoti October 28, 18:12

      PO C’NA E NXIRNI FYTYREN E KETIJ NJERIU NE GAZETE QE I VURI KAZMEN SISTEMIT TE SHPERNDARJES TE ENERGJISE ELEKTRIKE DHE KRIJOI GROPEN E MADHE TE SHPERDORIMEVE.JUSTIFIKOHET PAK SE KA PATUR KESHILLTARE Zana Guxhollin.

      Reply to this comment
      • oROBO October 28, 18:13

        o RROT K”RI po nuk te kerkohet kutia e ndihmes se shpejt e importuar nga dikushi (plus te skaduara para 10 vitesh) dhe vetem nje tip e as te ven gjoba te ketij niveli per nje kuti apo trekendesh apo jelek…e ku i gjetet keto ju more idiota…ne asnje vend te europes te kerkojne jelek e po se pate te ven gjobe te tille…pse nuk ven gjoba policia per makinat ne vija te bardha ku me ligj kerkohet respektimi i kemebsorit por merren me idiotsira…ajo po do ishte e duhur dhe e respektuar nga cdo njeri.

        Reply to this comment
        • mira October 28, 18:13

          Nje nga leader e pop shqiptar qe i ka bere
          dem te madh vendit eshte dhe Sal Berisha
          Shikoni gjendjen ku esht katandis vendi dhe
          famen e keqe te Shqiperise

          Reply to this comment
  4. DinPaku October 28, 15:10

    Kjo eshte nje 11-tshe perfaqesuese kombetare e denje per Shqiperine. Me kete perfaqesuese Shqiperia mund te ndeshet dhe te fitoje me kedo, jo vetem me Serbine, por edhe me Rusine, Brazilin dhe kedo tjeter dhe te dale kampion bote ne …korupsion.

    Reply to this comment
    • Noorodom Sihanuuk October 28, 15:51

      E dija. Vetëm një parti të kristalte kemi … L. S. I. Kampjonë të antikorrupsionit ata do të jenë 11 të paprkshimt e J. Edgar Hoover. Këta edhe mikun tim Pol Poti do ta arrestojnë për korrupsion. Kurrë nuk kan menduar për veten e tyre.
      PERPARA LSI

      Reply to this comment
      • Dielli mbi KORAB October 28, 16:31

        Likja eshte garancia e Berishes per te mos u denua as ai as femijet e tij.
        Like Meta eshte djali i adoptup i Spartak Brahos,qe njihet publikisht si burre miskin,shpifes,turrbullues dhe pa principe ne jet.Spartaku esht dora e zeze e Berishes ne koalicionin qeverises

        Reply to this comment
  5. Tarrasi October 28, 15:10

    Paskeni harruar Sali Gerdafin dhe Ilir ish-kokemadhin.

    Reply to this comment
  6. shqiptari October 28, 15:17

    HARUATE TAVONE VASILINE PANARITINE QE PO NA SJELLE MIELLE SINTETIKE DHE THOTE ESHTE I STANDARTEVE EUROPJANE KETA NUK I SHPETOJNE DOTE ATYRVE TE QEVEWRISE SE SHKUARE

    Reply to this comment
  7. SHQIPTARI October 28, 16:18

    SHTET I KORRUPTUAR SE JANE VETE HAJDUTE DHE TE KORRUPTUAR SI DHE E DJATHTA!!!SHQIPTAR=DEMBEL DHE HAJDUT!!!

    Reply to this comment
  8. M A R K O October 28, 17:38

    Keta jane fekalet e Shqiperise.

    Reply to this comment
  9. drita bashaj October 28, 17:43

    Keto I dime prej kohesh. Ne se Rama nuk I dergon keta para ligjit, mos na cani koken me me bemat e tyre te sternjohura. Duam te dime C’DO BEHET ME KETE KORRUPSION!!!Rama ta shikoje me dylbi karrigen pas 3 vjetesh ne se keta nuk dalin para gjyqit!

    Reply to this comment
  10. lili October 28, 23:20

    Po ilir méta,ku eshte?

    Reply to this comment
  11. . October 29, 00:57

    Keto ti cosh te luajne futboll ne Beograd e ti lesh atje qe te bejne qejf serbt me to. Larg Shqiperise keto fytyra qe ndyejne nje komb te tere.

    Reply to this comment
  12. alfade October 29, 02:49

    Kam udhetuar me avionin austriak bashke me M. Tafaj . Ai ishte i vetem ne ”bussiness class”,
    ndersa une ne ate ekonomik ! ”sulktanet ” e PD nuk mund te udhetonin me ekonomikun por
    donin salltanete …..!!!!
    Keto dite udhetova me zotin Shkelqim Cani , ministrin e financave ! Shkelqimi udhetonte ne
    ekonomikun si te gjithe ne . Duke qene kurioz e pyeta : Z. Minister pse nuk udhetoni ne ”bu-
    Siness class ” ? Ai me tha : eshte marre nje vendim ne keshillin e ministrave qe asnje minis-
    ter duke perfshire edhe veten K/ministrin ,zotin Rama te udhetojne ne si gjithe qytetaret ne
    ekonomikun , s’ka me salltanete ! Frazen e fundit ”salltanete ” e shtova vete zoterinj …..!
    E grine shqiperine dhe shqiptaret dallkauket bajraktare te Vicidolit ! Mallkuar qofshin brez
    pas brezinketo felliqesira., ! Dhe akoma vazhdojne te qelbin atmosferen e Shqiperise !?
    Kur do te japin llogari keto hajdute e vrases para gjyqit , para drejtesise … ?????!

    Reply to this comment
  13. Naci October 29, 09:15

    Ja pra dhe sikur kesaj liste nuke do ti shtojme emera te tjere vendosja e ketyre pas hekurave do ishte Bingo per shqiperin…

    Reply to this comment
  14. sopiqoti October 29, 09:23

    NGA SA LEXOVA PER SEJCILIN NE NJE PIKE TAKOHEN: ..”Ne punen e devoteshme per te hapur gropen e madhe te korupsionit duke patur si dirigjent te madhin dhe te pa pare Sali Ram Berisha” qe shpallte se ne ishim mgas Gjermanise ne zhkillimin ekonomik ne nje kohe qe karoca e jone po shkonte drejt gremines dhe qe u ndal ne buzen e saj me zgjedhjet e 23 Qershorit.

    Reply to this comment
  15. dhori October 29, 09:45

    Nje pune e vertete gazetari kjo e Erion Habilajt.

    Reply to this comment
  16. Mahmuti October 29, 10:58

    Nese ka person apo familje qe nuk do ju preket asgje ,eshte Familja Berisha , USA te le sic ka lene shume kryeministra abuzues , dhe momenti kur duhet denuar, e vendosin ata , por jo se eshte e veshtire per te futur Saliun ne burg , i gjithe njerzimi e di se cfare ka bere tere administrata shtetrore gjate 8 viteve qe iken , kane vepruar si ne pronat e veta

    Reply to this comment
  17. I. Meta October 29, 11:30

    Shkrim i bere nga Erion Habilja apo Erion Brace? Se ne listen e ish-ministrave te qeverise shkuar mungojne ato me pikantet e Ilir Metes se LSI. P.sh mungon ish-ministri Petrit Vasili qe ka qeverisur 4 vjet shendetesine, mungojne dhe Haxhinasi, Nesip Naci dhe Panarit kokprasi apo ngaqe jane ne qeverine Rama jane te paprekur nga ligji. Qe ky pushtet e ka seriozisht denimin e korrupsionit duhet te coje para ligjit fillimisht keta matrapazet e LSI. Vetem atehere do besojne njerezit ne seriozitetin luftes me te korruptuarit.

    Reply to this comment
  18. Meteh October 29, 12:21

    Z.ERION HABILAJ,ka te drejt.Pandershkushmeria ne kete vend ka rrenje te çelikta,pasi nuk kemi drejtesi.Ajo eshte e korruptuar 90%.Rama do qe te bej shtet,por ka pengesa brenda kualicionit.Duhet te largohen NISHANI,LLALLA.VISHUA.Po a mbeshtetet Rama nga ortaku?Te korruptuar ka & ne te majt.Pra,duhet QILIZEM ne politiken shqiptare.Ndaj opozita bertet se e di qe ka humbur nga SALIU & ai nuk i le deputetet te futen ne kuvend.Kerkon pakt,marveshje paqesore me poziten me mbikqyrjen nderkombetare,qe te mos preket,ti mbulohen zullumet e bera.PD mbeshtetet nga e djathta EU e disinformuar nga 2 B.NQS Rama nuk e reformon dot sistemin e drejtesise nga STERKEMBESHAT e aleteve te tij,do deshtoi.

    Reply to this comment
  19. iri October 29, 21:18

    Shkurt muhabeti , nuk nderron situata , qe diktatura komuniste u zevendesua nga liberalizmi anarkisto -kapitalist , kemi mbi 20 vjet vetem krime vjedhje vrasje korrupsion , Sot ka perpjekje serioze per vendosjen e “diktatures”se ligjit..Ajo qe quhet sot opozite eshte fajtore kryesore per kete situate, fatkeqesisht nuk ka nxjere mesime e pa rinovuar, mbron skalionet e krimit ne biznes ne administrate e kudo .Sa do mire te punoje kjo mazhorance , me kete drejtesi eshte e pa mundur te vihen me shpatulla per muri kjo lukuni hajdutesh ministrash gjykatesish , nepunes pa fund qe s’ndalen akoma se vjedhuri.Saliu koka e se keqes sot ne kete vend ka punar me kohe e me mend per te ruajtur vehten familjen e tij biologjike e politike.Per te prere kete stragji ka vetem nje zgjidhje sipas meje.XUHET ELEMINUAR ME NJE HERE AI QE MBAN POSTIN E PRESIDENTIT BUJAR MEHMETI (QAMETI).ZI ESHTE SOT OMBRELLA E KORRUPSIONIT NE GJITHE VENDIN .Saliu e mbolli faren , e rriti , e qe ta shijoje ne qetesi e ruan egaranton garanti , I shtetit, palo pusht presidenti .Prandaj Edi Rama ka 2 rruge , ose perplasjen , eleminimin perfundimtar te cdo pengese per te bere shtet, dhe e dyta rrugen me te qete te rrezikshme , me e pasigurte , me pak e suksesshme,, te zvarritet e te jete I mvarur nga orekset e saliut .Per fat te keq opozite konstruktive nuk ka as p.d. nuk egziston , ajo eshte klubi I sh.q.u.p. ku tall menderen saliu.Mbeshtes fuqishem perpjekjet per te bere shtet, per vendosjen e ligjit ne tere sektoret e e ekonomise , kurse me ata qe tallen me kete popull duke gjykuar nga zverku e shkruajne pas qefit I meshiroj .Ne Europe , mund te shkohet vetem me shtet ligjor, ndryshe do rilindin diktaturat e diktatoret.

    Reply to this comment
  20. Mark uk October 30, 09:23

    Po mbi kta te soteshmit te lihen te lire more gazetar partiak servil.

    Reply to this comment
  21. PalokCuca October 30, 14:38

    O artikullshkrues! Te kishe patur miresine qe asaj 11-tshje ti shtoje edhe Liken si rrezerve, se kushedi na demtohet ndonjeri prej asaj skuadre.

    Reply to this comment
  22. Kris 1 April 1, 01:20

    rama do te udhetoje me bilete ekonomike ne avion se ben nga dy udhetime ne jave per te shitur ndonje liber ose ndonje vizatim.

    Reply to this comment
  23. w April 1, 01:21

    Sinqerisht habitem me shqiptaret..keto qe bejne artikuj..keto qe lexojne dhe keto qe komentojne

    Ne rradhe te pare kritikat duhen bere per kupolen tradhetare PS-LSI QE MORI VOTAT E 23 qershorit per denimin e e bandes 2B.

    NJE FAJ JO TE VOGEL KANE DHE MEDIAT DHE GAZETARET QE NUK DUHET TE HALLAKATEN DUKE NGATERRUAR KUNDRAVAJTJET ME KRIMIN E VRASJES DHE TE TRADHETISE

    Per shembull

    per para se te “nevrikoset” zoti erion habilaj me kete ekip futbolli per kundravajtje duhet te “beje namin” per trajnerin dhe zevendesin per super krimet e tyre qe jane:

    1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
    2-tradhetia me detin jon
    3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
    4-vrasje shteterore ne gerdec
    5-puci i shtetit shtator 1998
    6-genocidi mbi fisin haklajt
    7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
    8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
    9-futja ne konfernecen islamike
    10-fronezimi janullatosit
    11-shitja hidrocentraleve
    12 kalimi i borxhit mbi 67% (numbja sovranitetit)

    PER SA ME SIPER I PANDEHURI SALEH BERISHAJ & SON DUHEJ TE ISHTE SOT NE BURGIM TE PERJETSHEM ..DHE NE MUNGESE TE DREJTESISE DUHEJ TE ISHTE EGZEKUTUAR ME KOHE.

    prandaj zoti erjon habilaj mos i genj njerzit me keto halime .pollo, tafaj qe kane bere vjedhje apo shperdorime..por te merresh me ate qe ka bere TRADHETI DHE VRASJE QE MBROHET HAPUR NGA

    IMPOTENCA APO TRADHETIA E MAZHORANCES DHE HIPOKRIZIA E “MIQVE” TANE QE I THANE BURRE SHTETI NJE KRIMINELI DHE YLL NE NGJITJE NJE DEVILI SI BASHA……….DHE JU GAZETARET MBYLLET GOJEN..ME PERJASHTIM TE ILIR YZERIT QE I THA ARVIZUSE PER KINEZERIRAT E TIJ..DHE AI NDERPREU “MARRDHENIET DIPLLOMATIKE” ME GAZETARIN DHE JU SHOKET E TIJ E LATE NE BALTE…

    BOLL ME KETO HARTIME….KRIMINELI SALI E DO PERGJIGJEN SI E DUAN KRIMINELET

    PRANGAT OSE PLUMBI…LLAFET E TJERA JANE BIZNES MEDIATIK…

    Reply to this comment
  24. shqip hesapi April 1, 05:47

    Te gjitha keto qe thote artikulli juaj,ne lexuesit i dime se i kemi lexuar me qindra here,i kemi pare e degjuar neper TV te ndryshem.I degjojme cdo dite nga Brace e Balla,i degjojme nga analiste ne TV e tj.Cdo te behet ?Kur do te fillojne hetimet?Pse dhe kush i pengon ? A ka ndonje mnyre tjeter se Edi te gjithe ketyre ia rruan,Iliri ia pastron.

    Reply to this comment
  25. Lleshi April 1, 12:26

    Kemi 25 vjet qe u lemerisem duke vjelle dhe tani del Erjoni dhe na thote futni gishtat dhe nxisni te vjellin !

    O Erjoonnn , nuk na ka mbetur asgje ne stomak , e kemi nxjerre te gjithen ! Na i ler te pakten stomakun ne vend , pash neren e Zotit !

    Mos na i qit edhe stomakun vendit ! Eshte shpresa e vetme se mund te hame ndonje dite dhe jo vetem te nxjerrim !

    Populli eshte Sovrani ! Te gjithe aparatciket e tjere , jane kasnece per te folur , kur populli nuk mblidhet dot ! Po e zuri Sovrani qenin rregullohet kjo pune ! Po nuk e zuri sovrani , aha qente nuk e hane njeri tjetrin sa kohe kane mundesi te hane popullin !

    Reply to this comment
  26. mirel April 1, 16:53

    Themi shume dhe bejme pak
    Keta plera te ndyre e pakta duhet te ishin ne burg sot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*