Ish Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

May 25, 2016 19:03

Ish Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

Ish Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare, për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish Jugosllavi, në vitin 1991 dhe duke siguruar një punë të mirë atje. Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndroj në ish Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri. Në deklaratën e tij, nuk thuhet, se ai nuk ka pranuar të punoj për UDB në Shqipëri. Sipas deklaratave të tij, para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e Shkollës së Bashkuar dhe rrëzimin e Monunetit të Enver Hoxhës si dhe për zhvillime në fshatin e tij. Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri. Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve ka gisht PD.

Interesant po ashtu, është fakti që Flamuri ka fshehur në CV e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i kuptoja kur flisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht.

Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish jugosllavisë.

Gazeta Tema ka 24 orë që i ka kërkuar ish Ministrit të Brendëshëm të bëj një deklaratë zyratre dhe të pranojë se ka fsehur të hskaurën e tij të dyshimt jo vetmë kriminale, por dhe të rrezikshme për Sigurimin Kombëtar, por ai deri në këto momente ka heshtur.

Gazeta Tema po boton një pjesë të dëshmisë së tij në pritje që Prokurori i përgjithshëm të bëj detyrën dhe të zbatoj ligjin e dekriminalizimit, ku ky person, jo vetëm që e ka shkelur pjesën ku duhet të dëshmonte për arrestimin në ish Jugosllavi dhe hetimin në Shqipëri, por ka fshehur dhe kontaktet e tij me UDB dhe faktin që u ka dhënë atyre informacionet që i kanë kërkuar.

Ndërkohë Partia Socialiste në mënyrë të çuditëshme ka heshtur, si ndaj këtij rasti ashtu dhe rastit të Mëhill Fufit, që
janë dy raste për të cilat duhet të ndërpritet menjëherë mandati. / TEMA

faqja1muli-udb

faqja2muli-udb

May 25, 2016 19:03
Komento

9 Komente

  1. kush i shkerdheu shtetin dhe moralin shqipove May 25, 19:43

    Nuk me duket interesante puna e ketij kancerologu ( Muli ka mbaruar per mjek kancerolog por nuk ka punuar asnje dite si mjek)

    Muli eshte nje milingone ne krahesim me berishen,hajdarin,mehmet elezin,gazideden,visho ajazin,arban imamin lul udbashen….

    Nqs se strateget amerikane duan ta hapin lojen deri ne fund duhet te fusin ne thes dhe elez biberajn,will rajersonin,frak wisnerin,tom rixhin damir fazllicin nikolla gaxojanin e me rradhe

    nuk mund te kalohet kaq lehte shkaterrimi biblik i nje shteti dhe kombi.

    Por kjo qe thote Izet HAXHIA eshte me shume se e pabesueshme..e kam fjalen ne heshtjen e donald bluve dhe trapit edirama

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES
    SERBERISHEN NE PUSHTET

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Mollosi May 25, 19:51

    Per mendimin tim, ky njeri eshte shume i dyshimte!

    Reply to this comment
  3. një lexues May 25, 20:14

    Rastësisht ta ketë caktuar sala në detyrën e ministrit të brëndshëm???

    Reply to this comment
    • sllobodanka bullatoviq=liri berishaj May 25, 21:19

      JO RASTESISHT SIGURISHT !

      sepse jo rastesisht rajersoni i cili erdhi nga vendkomanda e beogradit vuri dhendrin serb ne krye bashke me antishqiptarin dhe anti amerikanin me te madh serbisht foles elez biberajn

      Historia e trishtë e gruas dhe vjehrrës së SERBerishës.

      Ja pse Berisha është dhëndërr i Serbisë.
      Ja si Sllobodanka (gruaja ) u kthye Liri kur u martua me Berishën . Ja si Milica (vjehrra) u kthye në Vera.Të gjitha me firma në UDB dhe Ozna .

      …Vjehrra e tij, z.Milica, ishte një malazeze , e lindur dhe e rritur në Beograd. Ishte një oficere e OZNA-s jugosllave( shërbimi i fshehtë jugosllav )….Ajo u martua me një kuadër ushtarak , i quajtur Rexhep Rama (Balidemaj) , me origjinë nga fshati Martinaj, komuna e Plavës…ishte vendosur në Shkodër në vitet 20. Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali para LDB…hyri në radhët e partizanëve.
      me Milicen. Kjo martesë ( politike e ndoshta agjenturore) I kishte befasuar dhe zhgënjyer të afërmit dhe bashëluftetarët e tij.

      Në vitin 1948 pas prishjes me “vëllëzërit” jugosllavë, Rexhep Ramës i vihet kushti përfundimtarë : “O me Milicën, o me ushtrinë shqiptare”.Rexhepi vendosi për Milicen. Rrjedhojë ishte largimi nga ushtria. Një personalitet, deri atëherë i njohur , shëndrrohet në një të dyshimt. Kurse Milica i bën kërkesë gjygjit të Shkodrës dhe e ndryshon emrin në “Vera” …Edhe zonja Liri Berisha, ( e lindur Rama) , ishte regjistruar në Shkodër me emrin ” Sllobodanka” . Edhe ajo me gjyq e kishte ndryshuar emrin në ” Liri”.

      Ç’punë bën vajza e Berishës në Mitrovicën që mbajnë serbët?

      Dy shqiptarët që respektivisht janë vajza e Sali Berishës… dhe dhëndrri i tij ose djali i Luan Malltezit kanë mbërritur në Kosovë muaj më pare dhe janë sistemuar aty ne një shtëpi banimi

      …Dy bashkëshortët qëndrojnë dhe ditë të tëra në pjesen që mbajnë peng serbët….Dy bashkëshortët…kanë ushtruar punen e tyre për shumë javë në fushen e mbledhjes së dëshmive lidhur me krimet që shqiptarët kanë kryer gjatë luftës ndaj serbëve në Mitrovicë…

      Vajza e Berishës është e para qe ka shkuar në Kosovë me ndihmën e një zotërie Skandinav që kishte qenë ne Shqipëri si ekspert për hetimin e vrasjes së A.Hajdarit. Pikërisht vajza e S.berishes ka punuar në Mitrovicën Veriore, ka shkuar për punë deri në Beograd meqenëse ajo ne Serbi ka edhe njerzë të gjyshes së saj Milices…

      Remzi Hoxha survejoi takimin e Millosheviçit me Sali Berishën

      Remzi Hoxha i zhdukur nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995. Bashkëluftëtarë të Remzi Hoxhes sollën dëshmi për veprimtarinë e tyre në fillimin e viteve 90-ta.

      Bastri Zuka, sekretar i Sindikatës së Ekonomis së Vogël dhe Zejatarisë së Kosovës, njëherësh edhe një nga veprimtarët aktiv të Frontit të Rezistences, rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim të ish presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç,presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas Zukës, takimi është ralizuar në ish rezidencen verore të Josip Broz Titos, në Shën Naum, pranë kufirit me Shqipërinë. Remzi Hoxha, një nga eksponentët kryesorë të shërbimit informativ të Frontit të Rezistecës e ka surrvejuar këtë takim duke njoftuar më pas kolegët e tij për të informuar presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas Zukës, pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë…

      Libri Makthi Etnik i Jugosllavisë, Tiranë 1998 fq. 235

      Në maj 1994, Rugova dhe preshidenti shqiptarë Sali Berisha u takua në Tiranë dhe ranë dakord që të punonin për një dialog midis shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve serbe. Milan Paniq, kryeministri ( për një kohë të shkurtur ) i Jugosllavisë së mbetur, është nismëtar i bisedimeve me Rugovën që me 1992…përf. citati.

      Mars 1993, Paniqi ishte ne Tiranë për të parandaluar luftën e shqiptarve kunda Serbisë, që ishin dakord S.Berisha dhe I.Rugova.

      Po më 1995 ish kryeministri i Jugosllavisë së mbetur Momir Bullatoviq pos a u kthye nga Tirana pati deklaruar, se “Shkodra i është marrë me pa të drejtë Malit te Zi .

      Reply to this comment
  4. maks May 25, 20:53

    ne qofte se ps neser ne kuvend nuk kerkon largimim nga politika te flamur nukes atehere ata bashkepunojn dhe bejnshou televiziv me njeri tjetrin

    Reply to this comment
  5. alphade May 25, 21:27

    E gjithe banda e Sali Berishovicit jane agjente te UDB-
    me bordero ne Beogradin e Milloshevicit !!!

    Reply to this comment
  6. Spartak May 25, 21:35

    Skandaloze. Por me skandaloze qe asnje tv nuk merret me rastin. Kjo flet shum per nevojen e dekriminalizimit te mediave…. Te vihen pronaret e mediave te plotesojne ca formulare edhe me te trashe. Se ska tjeter kuptim ky bashkepunim me Mulin duke heshtur te gjithe. E kote te pretedojme qe te reagoje pd. Se ky rrypi paska sqaru sherbimet serbe per organizimin e pd ne ate kohe. Po e lene te kalojne ato tre ditet e famshme qe perbejne lajm ne ate vend qe quhet shqipri dhe te harrohet.

    Reply to this comment
  7. Antikonformisti May 25, 22:36

    Prokurori i Pergjithshen Adriatik Llalla, qe vazhdon te dremise mbi dosjet e krimit dhe krimineleve eshte perballe dy alternativash ne kete rast.
    Nisur nga fakti qe edhe per thashetheme pa asnje baze te Visho Likes (apo Ajazit si dreqin e ka ate mbiemer), apo per brekegrisurin e Dibres filloi urgjentisht hetimin per çeshtje penale, ne kete rast ai duhet ose te filloi hetimin per çeshtjen penale te shpifjes ndaj ketij pseudodeputeti, ose te marre nen hetim per tradheti te larte ndaj atdheut dhe fshehje te saj kete maskara qe ka kryer dhe detyren e Ministrit te brendshem. Ne te kundert, Llalla duhet urgjentisht te jap doreheqje dhe te vihet ne dispozicion te drejtesise per shperdorim detyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*