Ish-ministri i Jashtëm: Vota në OKB nuk ishte anti-amerikane, më shqetëson sjellja e opozitës

December 22, 2017 17:38

Ish-ministri i Jashtëm: Vota në OKB nuk ishte anti-amerikane, më shqetëson sjellja e opozitës

Polemika të forta janë krijuar në Tiranë për votën e djeshme të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA. Opozita ka folur për “një qëndrim të gabuar”. Kritik është shfaqur dhe presidenti Ilir Meta, sipas të cilit një qëndrim i tillë i Shqipërisë ka qenë “tërësisht i panevojshëm”.

Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj thotë se zhurmat e krijuara për këtë çështje tregojnë “një shprehje naiviteti nga ana e opinionit tonë politik, por edhe publik”.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj tha se opozita me qëndrimin e saj ndaj votës së Shqipërisë në OKB, “po kërkon probleme aty ku nuk ka”. Sipas tij, që në kohën kur PD erdhi në qeveri, u vendos një standard sipas të cilit, Shqipëria votën e saj në OKB do ta kishte në përputhje me qëndrimin e BE-së.

“Rezoluta e OKB nuk përmend në asnjë moment SHBA. Por është një rezolutë që ndalet tek çështja për Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Komuniteti ndërkombëtar duke patur parasysh sensitivitetin që ka ndaj kësaj çështje, ka marrë këtë iniciativë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, për t’i ndërprerë hovin spostimit të ambasadave drejt Jeruzalemit. Në Jeruzalem ka tre institucione shumë të rëndësishme.

Kur PD erdhi në qeverisje është vendosur një standard që ne votimin tonë në OKB do ta kishim në përputhje dhe konsensual me qëndrimin e BE. Pra gjithë kjo zhurma që është ngritur është një shprehje naiviteti nga ana e opinionit tonë politik, por edhe publik. Më shqetëson një aspekt i kësaj që po ndodh, që është përfshirja plot zell e opozitës për ta trajtuar këtë si një sjellje anti-amerikane. Nuk duhet të krijosh probleme aty nuk ka”, u shpreh Besnik Mustafaj.

December 22, 2017 17:38
Komento

3 Komente

  1. Perkthyesi December 22, 17:54

    Vendimi me i mire do te ishte ndoshta abstenimi!

    Reply to this comment
  2. Xha Sulua December 22, 18:31

    Z. Mustafaj dakiirt me sqarimin objektiv që ju bëni. Por opozita gjithnjë e më shumëntregon se nuk.ka bosht qendrimo
    Për opozitën gjithçka që bën maxhoranca dhe qeveria e saj, për atë është një mundësi për të sulmuar qeverimë Arësyeja : krerët e opozitës nuk arrijnë të ndajnë problemet e shtetit shqiptat, me inatet politike, ata shajnë.mazhorancën dhe qeverinë, pa harruar se bëjnë dëm, krijojnë imazhe tepër negative për vendin dhe popullin,. Këto qëndrime tepër negative dhe idiote bëhen prej 27 vitesh mbasi kështu ata mendoknë se arrijnë.marrjen e pushtetit
    Pra shteti për opozitën nuk është ssgjë para pushtetitqë e duan vetëm për bete. Rëndësi për mua ka që.më në fund e kupuat edhe ju.
    Kjo është me vletë dhe shpresok të të kuptojnë nja 7 a 8 krerë të opozitës

    Megjithatë më lejoni që përkëtë sqarim t’ju përshëndes.Respekte Xha Sulua

    Reply to this comment
  3. Mashtrimi Vazhdon December 23, 04:32

    Qe ne krye te Pluhur-Alizmes, Besniku ka qene diplomat. Vinte nga leksionet e Institutit te shoqes Negmie Hodja.

    “Kur erdhem ne pushtet me 2005-en” thote Besniku!

    Ti ne pushtet ke qene gjithmone or Mustafa.
    Qysh kur linde, deri ne vitin…nuk me kujtohet mire viti, por me kujtohet mire, disa dite perpara se te zbriste George Bushi Junior ne Tirane.
    Disa dite perpara se te vinte ai…Sali Berisha te largoi me mirsjellje:

    “Per ke punon ti ore djale?!”

    Po, burimi i ketyre fjaleve eshte Prec Zogaj.
    Dhe ne e dime perse duhej te mos ishe ti ne pritjen e Presidentit Amerikan, e dine te gjithe Besnik:

    A s’ishte ti qe kerkove “Autonomi te kontrolluar” per Kosoven qe kishte marre armet dhe UCK po legjitimohej si clirimtare?!

    Por ti Besnik ke te drejte kur thua: “Nuk mund te besh lufte kur nuk ka”.
    E sakte: Ti s’je pjese e Opozites, s’ke si, s’ke pse ben lufte te saj!

    Ti ne te vertete s’ke qene pjese kurre e ndonje opozite reale, si rrezuese e se shkuares.
    Sic nuk ke qene kurre pro-Amerikan.
    Thjesht se, me shume se filo-Freng, i ke sherbyer ambasades frenge, dmth.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*