Ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë: Iluminati ekziston, drejton ekonominë botërore

February 13, 2018 13:20

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë: Iluminati ekziston, drejton ekonominë botërore

 

Në teoritë konspirative përmendet një grup i quajtur “Iluminati”, që sipas tyre, drejton ekonominë botërore.

Paul Hellyer, ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë thotë se Iluminati është i vërtetë dhe drejton botën në mënyrë sekrete, duke përfituar miliarda nga industria e naftës.

Ish-shefi kanadez i mbrojtjes besohet se është i vetmi politikan i lartë që mbështet teoritë konspirative.

Sipas 94-vjeçarit, anëtarët e Iluminatit vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme nëpër botë duke përfituar shuma të mëdha parash.

Ai këmbëngul se ky grup sekret ka në posedim teknologji shumë të avancuar që është në gjendje të ndikuar në efektet e ndryshimeve klimaterike, shkruan “The Sun”.

Megjithatë, Iluminati nuk planifikon që të ndikojë tek klima për shkak se shumë anëtarë të saj janë të lidhur me industrinë e naftës.

Kritikët e ish-ministrit kanadez të Mbrojtjes i konsiderojnë deklaratat e tij të pabaza.

Gjatë viteve të mëparshme, edhe një historian i shquar britanik, Nial Fergusson, ka pretenduar vazhdimisht se bota drejtohej nga një sekt i fshehtë, që ndikon ekonominë globale.

a.s/dita 

February 13, 2018 13:20
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku February 13, 15:12

    Po s’ka nevoje te jene te fshehte, jane aq hapur sa nuk i behet hesapi, te gjitha korporatat multinacionale jane “illuminati” qe drejton e manipulon ekonomine boterore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*